Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me 82.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.3 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.1 lekë dhe do shitet me 111.1 lekë.
Author: almakos
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira si dhe intervale të herëpashershme me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare të vendit. Lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Si po transformohet tregtia ndërkombëtare në një botë gjithnjë e më të polarizuar? Marrëveshja e tregtisë së lirë BE-MERCOSUR, e cila është në procesin e finalizimit, përfaqëson një përpjekje të rëndësishme për të riformatuar marrëdhëniet ekonomike midis Evropës dhe Amerikës së Jugut. Ndryshimet gjeopolitike dhe ekonomike të viteve të fundit, veçanërisht pas ardhjes në pushtet të administratës Trump, kanë sjellë një ristrukturim të marrëdhënieve tregtare globale. Politikat e reja, si “Amerika e Para”, kanë ndikuar në mënyrën se si vendet e tjera e shohin tregtinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke krijuar një terren të ri për marrëveshjet si ajo BE-MERCOSUR. Marrëveshja…
Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, sonte përmes profilit të tij në Fejsbuk njoftoi se sot ka pasur një takim dypalësh me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnja dhe Hercegovinës, Borjana Krishto, dhe më pas ka zhvilluar shumë takime dypalëshe me kompani shumëkombëshe “Duhet sërish t’i ristartojmë të gjitha ato projekte energjetike ndoshta të harruara në të kaluarën, si Çebren dhe Galishtë, ura e Boshkut dhe të tjerat, dhe ta ofrojmë potencialin për investime në burime të ripërtëritshme të energjisë për një numër të madh investitorësh, të cilët treguan interes të…
Ish-prokurori i krimeve të Rënda, Eugen Beci, mendon se Drejtësia nuk ka ndërhyrë aspak në kompetencat e Ekzekutivit dhe Kryeministri Edi Rama nuk duhet ta kishte vënë në lëvizje Kushtetuesen për një çështje individuale që lidhet me Belinda Ballukun dhe jo për të si institucion. Ai nënvizoi edhe interesin e çështjes dhe vendimit, se si do të votojnë gjyqtarët, vendimi që do merret dhe më kryesorja, interpretimi ligjor që do i bëjnë. “Që nesër e tutje vendimi mund të jepet, sepse nuk ka afat në organin e Kushtetueses. Por e rëndësishme është që Kushtetuesja të shpjegohet për vendimin që do…
EMISIONI VETTING/ Porto Romano, kush është kompania me lidhje ruse? Një muaj pasi qeveria shqiptare do të autorizonte kompaninë hollandeze “Royal Haskoning DHV” për të realizuar të gjithë procedurat, në korrik 2024 Autoriteti Portual Durrës do të hapte tenderin me procedurë të kufizuar me fond limit 39,3 miliardë lekë ose 393 milionë euro për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, faza 1. Tenderi do të anulohej pasi nuk do të kishte asnjë ofertë të volitshme. Në fund të dhjetorit 2024, Autoriteti Portual do të rihapte tenderin, por gara me dy faza do të shoqërohej me ankesa dhe kundërshtime nga…
Ish-presidenti, njëkohësisht kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot nga qelia e burgut nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, në lidhje me seancën paraprake në GJKKO për dosjen CEZ-DIA. Ai shpjegon se seanca nuk u shty, por u mbajt dhe startoi procesi, edhe pse mungonte një nga avokatët. Me postimin e gjatë në Facebook, ish-kreu i shtetit, i arrestuar që prej 21 tetorit 2024, thotë se më në fund Prokuroria kuptoi dallimin mes METE-s dhe Metës, ku e para është ish-Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në lidhje me akuzat në dosje. Gjithashtu shpjegoi se ai nuk…
Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski dje dhe sot merr pjesë në takimin e rregullt të Komitetit Uhstarakt të NATO-s në formatin e kryeshefave të shtatmadhorive nga vendet anëtare të NATO-s dhe partnerëve. Në takimin, me të cilin kryeson kryetari i Komitetit ushtarak të NATO-s, admirali Xhuzepe Kavo Dragone, gjatë ditës së djeshme fjalim pati sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, i cili në fillim dërgoi falënderim te pjesëmarrësit e takimit për mbështetjen e vazhdueshme dhe lidershipin e plotë në forcimin e parandalimit dhe mbrojtjes së aleatëve. Me këtë rast, Rute theksoi progresin e bërë që nga…
Gjykata Kushtetuese përfundoi të enjten shqyrtimin e çështjes për ligjshmërinë e pezullimit nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera” në disa procedura tenderimi me vlerë qindra-milionë euro. Gjykata u vu në lëvizje nga një kërkesë e kryeministrit Edi Rama, i cili pretendoi se Gjykata e Posaçme, GJKKO, kishte ndërhyrë në kompetencat e tij kushtetuese me pezullimin nga funksionet ekzekutive të bashkëpunëtores së tij dhe se masa binte ndesh me imunitetin që Kushtetuta u jep deputetëve…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bëri të ditur sot se ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të produktit “NAN 1 OPTIPRO”, qumësht formulë për foshnjat, për shkak të pranisë së bakterit cereulide. Sipas AKU-së, pas kryerjes së kontrolleve dhe procedurave të gjurmueshmërisë, është bllokuar e gjithë sasia e produktit që ndodhej në gjendje, si edhe ajo e kthyer nga tregu. Produkti do të asgjësohet ose do të rikthehet në vendin e origjinës. Po ashtu, autoriteti bën me dije se nga verifikimet në terren është konstatuar se supermarketet ku është tregtuar ky produkt kanë afishuar njoftimet për informimin e konsumatorëve, në përputhje…
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, duke e akuzuar për moszbatim të Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në kuadër të projektit “Safe City”, si dhe për një qasje që, sipas tij, po e shndërron sigurinë rrugore në barrë financiare për qytetarët. Snopçe thekson se ministri ende nuk ka dhënë përgjigje pse SMS-porositë që lidhen me projektin “Safe City” u janë dërguar qytetarëve shqiptarë vetëm në gjuhën maqedonase, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Ligjin për Gjuhët. Vetëm ditën e parë, rreth 40.000 qytetarë shqiptarë kanë pranuar njoftime ekskluzivisht në…
Është themeluar të enjten në Davos të Zvicrës Bordi i Paqes i formuar nga presidenti amerikan, Donald Trump. Bordi është nënshkruar nga dhjetëra shtete, përfshirë edhe Kosovën, teksa kanë munguar aleatët kryesorë perëndimor të SHBA-së. Trumpi ka thënë pas nënshkrimit se dëshiron që “Bordi i Paqes” i tij të punojë në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, edhe pse kritikoi OKB-në për dështimin në përmbushjen e potencialit të saj. DONALD TRUMP, PRESIDENT I SHBA-SË “Sapo ky bord të formohet plotësisht, ne mund të bëjmë pothuajse çfarë të duam, dhe do ta bëjmë në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara. Gjithmonë kam thënë…

