Author: almakos

Është themeluar të enjten në Davos të Zvicrës Bordi i Paqes i formuar nga presidenti amerikan, Donald Trump. Bordi është nënshkruar nga dhjetëra shtete, përfshirë edhe Kosovën, teksa kanë munguar aleatët kryesorë perëndimor të SHBA-së. Trumpi ka thënë pas nënshkrimit se dëshiron që “Bordi i Paqes” i tij të punojë në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, edhe pse kritikoi OKB-në për dështimin në përmbushjen e potencialit të saj. DONALD TRUMP, PRESIDENT I SHBA-SË “Sapo ky bord të formohet plotësisht, ne mund të bëjmë pothuajse çfarë të duam, dhe do ta bëjmë në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara. Gjithmonë kam thënë…

Lexo më Shumë

Pavarësisht paralajmërimeve për protesta dhe bllokada të institucionale nga ana e sindikalistëve të cilët kërkojnë pagë minimale prej 600 eurosh, Qeveria vazhdon të insistojë se për të njëjtën duhet të merren vesh punëtorët dhe punëdhënësit. I pyetur nga TV Shenja Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, nuk komentoi paralajmërimet për bllokadë instituconale, por përsëriti qëndrimin e Qeverisë duke thënë se ata do të mbështesin çdo marrëveshje mes palëve dhe nuk ofrojnë zgjidhje të pavaforshme për asnjërën palë të përfshirë në bisedime. STEFAN ANDONOVSKI, MINISTËR I TRANSFORMIMIT DIGJITAL “Mbështesim atë që e kemi thënë, që punëdhënësit dhe punëtorët të arrijnë marrëveshje…

Lexo më Shumë

Gazetarja Klodiana Lala foli mbi seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese mbi pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, masë e vendosur nga SPAK, por ende e pazbatuar. Lala u shpreh se në seancë prokurori Dritan Prençi zbuloi se ka të dhëna se Balluku ka tentuar të prishë provat. Më tej gazetarja mendon se një anëtar kabineti mund të pezullohet nga detyra, pasi nuk është i zgjedhur nga populli dhe pezullimi nuk i heq mundësinë Ballukut të ushtrojë detyrën si deputete e Fierit. Ndërkaq, shton se GJK mund të nxjerrë një vendim për një çështje kaq të ndjeshme brenda 10 ditësh. Lala: Për…

Lexo më Shumë

Përdorimi i orëve inteligjente që kombinojnë matjen e pulsit (PPG) dhe elektrokardiogramin (ECG) po ndryshon mënyrën si monitorojmë shëndetin tonë kardiovaskular, duke rritur ndjeshëm zbulimin e aritmive të zemrës. Një studim i fundit nga Qendrat Mjekësore Universitare të Amsterdamit (Amsterdam UMC) tregon se këto pajisje mund të jenë jetike për pacientët me rrezik të lartë. Studimi, i publikuar në Journal of the American College of Cardiology, zbuloi se pacientët që përdorin Apple Watch për monitorimin e zemrës zbulojnë aritmitë katër herë më shpesh se ata që ndjekin kujdesin standard mjekësor. Kjo është një zbulim i rëndësishëm, veçanërisht për ata mbi…

Lexo më Shumë

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi rezulton i dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për prostitucion. Rezart Hyskollari u kap nga policia në zonën e Liqenit të Thatë. Në vitin 2019, Gjykata e Durrësit e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Nga dënimi, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 5 vjet burgim. Noftimi i policisë:  I dënuar me 7 vjet e gjysmë burgim, për shfrytëzim të prostitucionit, kapet në zonën e Liqenit të Thatë, dhe vihet në pranga 38-vjeçari. Shërbimet e Forcës së…

Lexo më Shumë

Prokurorja e SPAK, Dorina Bejko theksoi se seancën publike që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese, theksoi se qëndrimi i Belinda Ballukut në detyrën e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës së Energjisë përbën rrezik potencial. “Hetimi është dinamik. Në këtë seancë nuk mund të bëjmë të ditur nëse nga ana e të hetuarës, fakti që ka vazhduar ta ushtrojë këtë veprimtari në një sektor të fuqishëm si infrastruktura dhe energjitika nuk mund ta bëjmë të ditur por patjetër që po. Në vlerësimin makro të rreziqeve ka krijuar se ka vazhduar të ushtrojë detyrën e ministres dhe zv kryeministres. Vetë përfaqësuesi…

Lexo më Shumë

Ligji për Energji është në fuqi dhe operatorët e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike janë të detyruar të përgatisin një analizë për futjen e sistemeve të matjes inteligjente, të ashtuquajturit “matës inteligjentë”, njoftojnë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE). Qëllimi i futjes së matësve inteligjentë, siç thuhet nga KRRE, është rritja e transparencës dhe besimit në sistemin e matjes së energjisë elektrike, si dhe t’u mundësojë qytetarëve të monitorojnë në mënyrë të pavarur konsumin e tyre në çdo kohë nëpërmjet një pajisjeje mobile ose platforme online. “Operatorët e transmetimit dhe shpërndarjes duhet të kryejnë një analizë të detajuar për…

Lexo më Shumë

Prokurori i SPAK, Dritan Prençi ka dhënë argumentet e tij, duke sqaruar se pse në rastin e pezullimit të Belinda Ballukut nuk ka konflikt kompetencash, sic pretendon kryeministri Rama. Në fjalën e tij para Gjykatës Kushtetuese, Prençi tha se kërkuesi, që në këtë rast është Rama ‘nuk mund të përdore këtë pretendim për të bllokuar hetimin penal ndaj ministrit, pasi ndjekja penale dhe vlerësimi i masës së pezullimit janë kompetenca të SPAK dhe GJKKO dhe nuk mund të cënohen nga ndërhyrja e pushtetit ekzekutiv’. Sipas tij, masa ndaluese prek vetëm individin dhe jo keshillin e ministrave. “Nuk mund të pretendohet…

Lexo më Shumë

Presidenti Bajram Begaj ka autorizuar kryeministrin Rama për të nënshkruar marrëveshjen e Bordit të Paqes, nismë e ndërmarrë nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Në dokument theksohet se kompetencat, të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga lëshimi i kësaj plotfuqie, si dhe përfaqësimi i Shqipërisë, nuk mund të delegohen te asnjë autoritet apo organ tjetër publik. Ushtrimi i tyre është i detyrueshëm dhe duhet të bëhet në përputhje të plotë me ligjin. AUTORIZIM PËR LËSHIMIN E PLOTFUQISË PËR NËNSHKRIM MARRËVESHJEJE Në mbështetje të nenit 92, shkronja “e”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 5, pika 2, si dhe nenit…

Lexo më Shumë

Më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit ku janë matur 33 centimetra. 15 centimetra janë në Mavrovë, 13 në Manastir, 8 në Gjurishtë, 7 në Krushevë, 5 në Tetovë, Shtip, 2 në Berovë, Pretor, Strumicë, 1 në Vinicë, Kriva Pallankë. Më i ftohti mëngjesin e sotëm ka qenë në Kodrën e Diellit ku janë matur -4 gradë, ndërsa -3 është në Krushevë, -2 në Mavrovë, Berovë, Tetovë, Kriva Pallankë, -1 në Shkup-Zajçev Rid, Prilep, Kumanovë, Manastir, Shtip, Kavadar dhe 0 gradë në Shkup-Petrovec, Strumicë,Ohër, Vinicë, Gjevgjeli, Demir Kapi. MARKETING

Lexo më Shumë

Biznesmeni shqiptar Fatmir Hysenbelliu ka zhvilluar një takim privat me ish-futbollistin profesionist francez, sipërmarrës ndërkombëtar, Mathieu Flamini në Davos, ku prej disa ditësh po mbahet Forumi Ekonomik Botëror, një nga platformat më të rëndësishme globale të rrjetëzimit mes politikës, biznesit dhe inovacionit. Mathieu Flamini është një nga figurat më interesante të tranzicionit nga sporti elitar, drejt sipërmarrjes globale. Ai rezulton të jetë ish-sportisti më i pasur në botë, duke kaluar edhe Renaldon dhe Messin së bashku, falë sipërmarrjes së tij të krijuar jashtë futbollit. Kompania e tij ka një potencial 20 bilionë dollarë. I njohur si ish-futbollist i klubeve elitare…

Lexo më Shumë