Author: almakos

Federata e Golfit e Kosovës ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Seniorëve 2026, i cili nis sot në Paphos të Qipros, pavarësisht se kishte siguruar kualifikimin sportiv dhe kishte përfunduar të gjitha përgatitjet për pjesëmarrje.Përmes një komunikate zyrtare, federata ka shprehur keqardhjen e thellë për këtë zhvillim, duke theksuar se lojtari kosovar Azer Bislimaj ishte kualifikuar për herë të dytë radhazi në këtë garë prestigjioze evropiane. Sipas njoftimit, regjistrimi zyrtar i Federatës së Golfit të Kosovës ishte përfunduar më 23 prill 2026, ndërsa të gjitha obligimet financiare, përfshirë udhëtimin dhe akomodimin, ishin kryer me…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një fëmijë 4 vjeç ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinçan, ku i mituri, i gjinisë mashkull, është rrëzuar duke pësuar dëmtime në trup dhe në kokë. Fëmija është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçë, ku ndodhet në repartin e reanimacionit të pediatrisë dhe po merr ndihmën e parë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se për shkak të gjendjes shëndetësore, është parashikuar që i mituri të dërgohet për mjekim të specializuar drejt Tiranë. Ndërkohë, policia ndodhet në…

Lexo më Shumë

Mijëra qytetarë që u mblodhën sot në protestën e 12-të në Tiranë, kanë dalë në rrugët e kryeqytetit duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. [embedded content] Nën thirrjet “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëri e re”, protestuesit kanë nisur marshimin nga zona përpara Kryeministrisë, duke u shpërndarë më pas në disa akse kryesore të qytetit. Turma është zhvendosur përgjatë rrugës së Durrësit, në drejtim të zonës së Zogut të Zi, dhe më pas ka vijuar drejt ish-Sheshit “Shqiponja”. Gjatë gjithë marshimit nuk kanë munguar pankartat dhe thirrjet kundër qeverisë, si “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Lexo më Shumë

Ligji për lojërat e fatit shkaktoi “përplasje” mes Ilir Hasani nga BDI dhe përfaqësuesit të VLEN-it, Admir Shabani, në emisionin “Debat” në TV Shenja. I pyetur nga gazetari se si do ta ndalojnë bixhozin, duke pasur parasysh se premtimi fillestar ishte mbyllja e kazinove, ndërsa tash zgjidhja është largimi i tyre 500 metra nga shkollat dhe objektet e banimit, Shabani tha se procesi i kufizimit të industrisë së lojërave të fatit ka nisur me ardhjen e VLEN-it në pushtet. “Me ardhjen e VLEN-it filloi etapa e mbylljes. Me këtë ligj detyrohen të jenë larg objekteve shkollore. Është një hap shumë…

Lexo më Shumë

Çështja e provimit të jurisprudencës ishte një nga temat e diskutuara në emisionin “Debat” në TV Shenja, ku përfaqësuesi i VLEN-it, Admir Shabani, foli për zgjidhjen që po shqyrtohet nga grupi punues për mundësimin e dhënies së provimit në gjuhën shqipe. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Abedin Ismaili lidhur me takimin e grupit punues me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe deklaratën e këtij të fundit se “nuk është arritur asgjë”, Shabani tha se po punohet për gjetjen e një mekanizmi që do t’u mundësojë të diplomuarve në drejtësi t’i nënshtrohen provimit në gjuhën shqipe. “Provimi i jurisprudencës do të jetë…

Lexo më Shumë

Pamjet e siguruara nga droni tregojnë turmën e madhe të qytetarëve të mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë dhe përgjatë gjithë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. [embedded content] Nga lart, dallohet numri i madh i pjesëmarrësve që kanë mbushur sheshin dhe rrugët përreth, ndërsa protestuesit vijojnë të mbajnë pankarta dhe të bëjnë thirrje kundër qeverisë dhe largimit të Ramës. Ndërkohë në tarracën e Kuvendit duket një “patronazhist”, I cili po monitoron protestuesit, duke vëzhguar lëvizjet dhe pjesëmarrjen. Pas përfundimit të fjalimeve mijëra qytetarë kanë marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit. [embedded content]

Lexo më Shumë

Ambasadori suedez Ola Solström tha se Maqedonia ka perime dhe fruta më të mira se Suedia, por atje nuk hudhen në natyrë, duke apeluar që kjo praktikë të zbatohet edhe në Maqedoni. Ai sot vizitoi Parkun Kombëtar “Pelister” dhe, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve se cilat praktika mund të mësojë Maqedonia nga Suedia në mbrojtjen e natyrës, Solström tha: “Suedia dhe Maqedonia e Veriut ndajnë një gjë të përbashkët, e ajo është se të dy vendet kanë natyrë të bukur dhe të jashtëzakonshme dhe kanë një lidhje të thellë me të. Ajo që Suedia e ka zhvilluar mirë…

Lexo më Shumë

Në protestën masive mbrëmjen e sotme, në ditën e 12-të të saj, mes folësve ishte edhe një emigrant shqiptar nga Vlora, ish-efektiv policie. [embedded content] Ai dha një mesazh të fortë para Kryeministrisë, duke deklaruar se jo vetëm do sakrifikojnë, por edhe do shtohen më shumë. Qytetari pasi rrëfeu historinë personale të vuajtjeve, tha se protestuesit do të nisen në këmbë nga Vlora drejt Tiranës dhe se nuk dorëzohen deri në rrëzimin e qeverisë edhe nëse do të duhej të japë jetën. Ish-efektivi tha se viti 1997 nuk duhet të përsëritet edhe një herë dhe nuk duhet të hiqet dorë…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot ka realizuar një vizitë në disa kompani në Shkup ku bëri të ditur se do të sheh investimet të cilat i kanë bërë kompanitë dhe përkrahjen të cilën e kanë marrë nga Ligji për Përkrahje Financiare të investitorëve. Durmishi poashtu u bëri apel të gjithë kompanive të cilët merren me prodhimtari që të aplikojnë tek Ministria e Ekonomisë dhe Punës sepse afati i fundit është deri më 15 qershor, me çka siç tha Durmishi që të munden të marrin përkrahje financiare. SINKRON: BESAR DURMISHI-MINISTËR I EKONOMISË DHE PUNËS  “Çka ofron konkretisht ky…

Lexo më Shumë

Aktori i njohur Mehdi Malkaj i është bashkuar protestës qytetare që po zhvillohet në Tiranë, ku prej ditësh mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime politike në vend. [embedded content] Duke folur para protestuesve, Malkaj e cilësoi të veçantë atmosferën e krijuar në shesh, ndërsa tha se qytetarët e mbledhur aty janë njerëz që nuk dorëzohen. “Jemi në bulevardin qendror, emocion i madh, jemi me ca njerëz që i kanë rënë murit me kokë dhe kanë dalë matanë”, u shpreh ai. Më tej, aktori dha edhe një mesazh në drejtim të kryeministrit, duke deklaruar se ai nuk guxon të përballet…

Lexo më Shumë

Po mbahet sot protesta e 12-të në Tiranë kundër qeverisë, kryeministrit Edi rama dhe politikës së vjetër, ku qytetarët kërkojnë revolucion me thirrjet “O sot, o kurrë”. [embedded content] Ishte influencerja Griselda Katirai e cila është paraqitur në protestë në një simbolikë krejt interesante, ku u shfaq me jastëk me vete. Ajo tha se po proteston pasi kupa u mbush dhe nëse është e nevojshme protestuesit do ta gdhijnë poshtë dritares së Ramës. “Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë. Mos të na ironizojë Rama ne influencerave. Tepsia kërkon kurban, Ramën dhe Berishën. Unë protestoj sepse kupa është…

Lexo më Shumë

Mes qytetarëve që i janë bashkuar protestës kundër qeverisë ishte edhe një ish-oficer policie, i cili tha se ka dalë në shesh për të kërkuar largimin e qeverisë. [embedded content] Ai u shpreh kritik ndaj kryeministrit, duke deklaruar se sillet si “mbret” dhe jo si shërbëtor i popullit. “Unë jam i majtë, por ai, Rama, tallet me popullin”, u shpreh protestuesi. Në fjalën e tij, ai apeloi që të rinjtë të vijojnë protestat, duke i konsideruar ata si forcën kryesore që mund të sjellë ndryshimin, ndryshe, sipas tij, Shqipëria merr fund. “Unë kam qenë oficer policie, kam dalë në protestë që të largohet…

Lexo më Shumë