Apel për kujdes nga faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit dhe kërkojnë pagesa të rreme për gjoba automjetesh. Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik informon qytetarët se së fundi është konstatuar qarkullimi i mesazheve mashtruese (SMS) dhe lidhjeve të rreme (linke), të cilat imitojnë faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe synojnë mashtrimin e qytetarëve, nëpërmjet kërkesave për pagesa të pretenduara të gjobave të automjeteve. Lidhjet e dërguara çojnë drejt një faqeje të rreme, e cila në pamje të parë paraqitet si faqe zyrtare e Policisë së Shtetit, duke përdorur stemën institucionale, imazhe të ndërtesës së Drejtorisë së Përgjithshme…
Author: almakos
Një aksident fatal trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Deve Bair – Kriva Pallankë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rreth orës 04:50, në zonën e fshatit Uzem, një kamion me targa të Kosovës ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë. Si pasojë, ka humbur jetën shoferi i kamionit, 56 vjeç, shtetas i Kosovës. Vdekja është konstatuar nga Ndihma e Shpejtë, ndërsa policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për autopsi. Shkaqet e aksidentit janë ende të panjohura dhe po hetohen nga autoritetet.…
Një aksident me pasojë humbjen e jetës është regjistruar në fshatin Rrenas të Belshit. 20-vjeçari K. I dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte shtetasen Rr. T., 73 vjeçe, e cila ishte këmbësore. E moshuara është transportuar me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur t’u mbijetojë dhe ka ndërruar jetë gjatë mjekimit. Policia bën me dije se me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet procedurale përkatëse, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Njoftimi i policisë: Belsh/Në fshatin Rrenas, shtetasi…
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot në Kuvend deklaroi se pajtohet me qëndrimin se duhet të shtyhet futja e sistemit EES për transportuesit. Nikolloski në seancën për pyetje nga opozita tha se Qeveria e mbështet qëndrimin e Odës se investitorëve të huaj në Maqedoni lidhur me sistemin EES për dyrje dhe dalje nga BE-ja dhe paralajmëroi se pas seancës do të ketë takim me kryetarin e Odës Ekonomike, Branko Azeski, për të njëjtën temë. Shpresoj se një presion i përbashkët do të japë rezultat. Gjithashtu, në seancën e djeshme të Qeverisë e ngarkuam Ministrinë e Punëve të Jashtme…
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e Bushtricës në Përrenjas, ku një person rreth moshës 60–65 vjeç ka humbur jetën në rrethana tragjike. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima i indetifikuar si Arif Shengjergji ka rënë nga Ura hekurudhore e Bushtricës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend, mbi trasenë e rrugës automobilistike që kalon poshtë saj. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e viktimës. Trupi i pajetë është dërguar për veprime të mëtejshme procedurale. Autoritetet po vijojnë…
Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me rezervuarë të mbushur me karburant dhe patjetër me pajisje të përshtatshme dimërore për automjetet në zonat më të larta dhe në qafat malore, pasi është e mundur të formohen grumbullime bore dhe disa segmente rrugore përkohësisht të bëhen të pakalueshme në pjesët më të larta. Rikujtojmë që banorët e zonave më të larta të furnizohen me kohë me produkte bazë (ushqime dhe barna). Po ashtu rekomandohet lëvizje e kujdesshme për këmbësorët, pasi është e mundur shfaqja…
Gjykata e Posaçme ka shpallur sot vendimin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur më 27 gusht 2019. Gazetarja Klodiana Lala raporton se trupa gjykuese vendosi që i pandehuri Leonard Duka të dënohet me 30 vite burg. Ndërkohë nga 25 vite burg janë dhënë për Fatmir Hysenin, Aleksandër Manxhakun dhe për Oltian Logën. Mësohet se Erlis Duka është shpallur i pafajshëm për vrasjen e Santiago Malkos dhe për të gjitha episodet e tjera, duke vendosur heqje e masës se sigurimit ndaj tij.
Xhaxhai Aleks Nikës, Mark Nika është paraqitur këtë të mërkurë në ambiente e SPAK. Nika ka bërë me dije se ka kërkuar takim për të marrë informacion mbi ecurinë e hetimeve lidhur me 21 janarin. Aleks Nika: Janë veprime që duhet të restaurohet dosja e vjetër hetimore, se është e dëmtuar, e masakruar. Ne kërkojmë të përshpejtohet hetimi dhe gjykimi i çështje. Hollësirave nuk iu futëm, ai do zbatojë procedurat thotë, kaq mund të më thoshte, se si është çështje që u përket atyre. Është fakt se sa më shumë kalon koha, aq më tepër mohoet drejtësia kjo është realitet.…
Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim. Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, por për shkak të të reshurave të borës, rekomandohet vozitje e kujdesshme, informoi Ministria e Transportit. Siç raportohet nga Ministria e Transportit, ekipet e NP “Makedonijapat” janë të pajisura plotësisht dhe me të gjithë makinerinë dhe fuqinë punëtore janë në terren, po pastrojnë vazhdimisht rrugët shtetërore. Rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore, drejtimi me kujdes i automjeteve, respektimi i sinjalistikës së vendosur dhe përshtatja e shpejtësisë në përputhje me kushtet e rrugëve. “Ne qëndrojmë në terren gjatë gjithë ditës për të siguruar rrjedhën e…
Zbardhet dëshmia e 28-vjeçarit Andi Vokrri që goditi për vdekje me çekiç Petrit Ndou në aksin rrugor “Thumanë–Krujë”. Ai ka deklaruar para hetuesve se ka qenë në gjendje të dehur dhe se nuk mban mend shumë se çfarë ka ndodhur. Sipas tij, ajo që mban mend ka qenë një automjet që i kishte zënë rrugën. I riu ka thënë se i ka kërkuar 57-vjeçarit që të kalonte i pari për të mos shkaktuar aksident, por nuk e ka dëgjuar. Kur automjetet janë fërkuar, ka dalë jashtë duke marrë një çekiç dhe duke e goditur. “Nuk mbaj mend se çfarë ka…
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë lidhur me mos-pagesën e rreth 850 administratorëve dhe anëtarëve të organeve zgjedhore, të angazhuar në zgjedhjet lokale në Komunën e Çairit. Në një konferencë për media, përfaqësuesi i BDI-së, Bujar Sopa, theksoi se sipas Kodit Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komuna e Çairit ka detyrimin ligjor të paguajë këta persona, ndërsa deri tani kanë kaluar gati tre muaj nga përfundimi i zgjedhjeve dhe pagesat nuk janë realizuar. BDI konsideron këtë si një papërgjegjësi të rëndë politike dhe dështim serioz në menaxhimin e financave publike, duke theksuar se edhe komunat me…
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar pas tre muajsh hetime me metoda proaktive operacionin e koduar “Anëtarët”, duke goditur një grup kriminal të përfshirë në shitjen e armëve të zjarrit. Si rezultat i operacionit, janë vënë në pranga tre pjesëtarë të grupit, të gjithë me precedent penal, ndërsa një tjetër shtetas është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Dy nga të arrestuarit u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në zonën e Tufinës, në momentin kur po tentonin të shisnin dy armë zjarri kallashnikov. Të arrestuarit janë: I. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për…

