Mijëra qytetarë shqiptarë dolën në rrugët e Tiranës mbrëmjen e së mërkurës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, shkruan Euronews qendror.
Në shkrimin kushtuar protestave masive në Tiranë, Euronews shkruan se “ajo që nisi si një reagim kundër një projekti investimi një zonë të mbrojtur bregdetare, është shndërruar tashmë në një lëvizje më të gjerë kundër establishmentit politik në vend”.
Protestuesit akuzojnë si qeverinë ashtu edhe partitë opozitare për dështimin në adresimin e sfidave politike dhe ekonomike me të cilat përballet Shqipëria.
Sipas tyre, problemet që lidhen me korrupsionin, transparencën, zhvillimin ekonomik dhe cilësinë e shërbimeve publike vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura.
“Gjatë tubimit, qytetarët kërkuan ndryshime të thella politike dhe institucionale, ndërsa shprehën pakënaqësinë ndaj politikave të qeverisë dhe klasës politike në tërësi. Lëvizja protestuese, e cila fillimisht u fokusua te kundërshtimi i projektit të propozuar në një zonë të mbrojtur të bregdetit shqiptar, ka zgjeruar tashmë axhendën e saj, duke sfiduar një sërë politikash qeveritare dhe nismash ligjore. Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim, duke theksuar se kërkesat e tyre shkojnë përtej një projekti të vetëm dhe lidhen me nevojën për ndryshime më të gjera në qeverisjen e vendit”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e Euronews.


