Author: almakos

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar pas tre muajsh hetime me metoda proaktive operacionin e koduar “Anëtarët”, duke goditur një grup kriminal të përfshirë në shitjen e armëve të zjarrit. Si rezultat i operacionit, janë vënë në pranga tre pjesëtarë të grupit, të gjithë me precedent penal, ndërsa një tjetër shtetas është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Dy nga të arrestuarit u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në zonën e Tufinës, në momentin kur po tentonin të shisnin dy armë zjarri kallashnikov. Të arrestuarit janë: I. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në Ohër ka organizuar pritje tradicionale vjetore për përfaqësuesit e korit diplomatik, duke theksuar rëndësinë e diplomacisë kulturore, ekonomike, sportive dhe shkencore, përveç asaj tradicionale. Sipas presidentes, diplomacia nuk është vetëm një sërë aktivitetesh protokollare, por një mekanizëm i dëshmuar civilizues që arrin të shemb njëkohësisht mure dhe të ndërtojë ura. “Ju, diplomatë personifikoni njohuri, shkathtësi, maturi dhe insistime në kërkimin e zgjidhjeve për problemet serioze, duke preferuar negociatat, marrëveshjet dhe nënshkrimet, në vend të konflikteve, shantazhit dhe armëve”, tha Siljanovska-Davkova dhe shtoi se personalisht beson më shumë në fuqinë e argumentit se sa në argumentin e…

Lexo më Shumë

Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ka mbërritur sot në Vlorë, i shoqëruar nga një delegacion si dhe bashkëshortja e tij, Ivanka Trump. [embedded content] Ai ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë, ku pritet të zhvillojë një takim me një studio arkitekturore për të diskutuar mënyrën e realizimit të projektit dhe investimin në ishullin e Sazanit. Vizita e Kushner lidhet me interesin për projekte të mundshme zhvillimore në Ishulli i Sazanit dhe zonën e Zvërnec, dy nga hapësirat më të diskutuara vitet e fundit për investime strategjike. Mbërritja e Kushner në qytetin bregdetar është shoqëruar me masa…

Lexo më Shumë

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, theksoi se shoqëria shqiptare pret ende për të vendosur drejtësi për 4 vrasjet gjatë protestës së 21 janarit 15 vite më parë. Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku u vendosën lule në kujtim të 4 protestuesve të vrarë, Mark Nika theksoi se kujtesa nuk duhet të harrohet dhe përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë. Ai u shpreh se kanë besim te SPAK, ndërsa iu drejtua edhe ambasadorëve të huaj për t’i mbështetur në betejën e tyre për drejtësi. “Koha për sqarim të plotë. Si çdo vit për shpirtin e Aleksit nipit tim. Shpresojmë se…

Lexo më Shumë

Pas reshjeve të borës që kapluan vendin sot, nga LSDM thonë se institucionet nuk po funksionojnë, rrugët dhe rrugicat nuk pastrohen. Fotot nga kolapsi në Shkup dhe Maqedoni tregojnë se trafiku është i pasigurt. “Qytetarët kanë mbetur vetëm, por kryetarët e komunave dhe zyrtarët e OBRM-PDUKM-së po fërkojnë duart. Tenderët për pastrimin e borës janë një nga të preferuarit e OBRM-PDUKM-së. Shtrirjet e borës në rrugë janë një idil për kryetarët e bashkive nga koalicioni i tenderëve OBRM-PDUKM-ZNAM, të cilët do të faturojnë mijëra ton kripë sot”. “Megjithatë, është e vështirë të gjesh kripë, kështu që duhet të numërojnë paratë…

Lexo më Shumë

Bota ka hyrë në një periudhë “falimentimi global të ujit” që po dëmton miliarda njerëz, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara. Përdorimi i tepërt dhe ndotja e ujit duhet të adresohen urgjentisht sepse askush nuk e di se kur i gjithë sistemi mund të shembet, me pasoja për paqen dhe kohezionin social, paralajmëron autori kryesor i raportit, raporton The Guardian. Mungesë globale Çdo jetë varet nga uji, por raporti zbulon se shumë shoqëri e kanë përdorur prej kohësh ujin më shpejt sesa mund të rimbushet natyrshëm në lumenj dhe tokë. Ato gjithashtu kanë shfrytëzuar tepër ose shkatërruar furnizimet…

Lexo më Shumë

Vendimi i Këshillit Gjyqësor për t’ia hequr imunitetin gjykatësit të Apelit, Gjoko Ristov, për ta larguar përkohësisht nga detyra dhe për t’i shqiptuar masën e arrestit shtëpiak është një hap i rëndësishëm. Por ky hap nuk e mbyll çështjen, përkundrazi e hap edhe më shumë sepse kur te një gjykatës Apeli gjenden 350 mijë euro të dyshuara si para të paligjshme, kjo nuk është skandal individual. Kjo është fytyra e drejtësisë së kapur. VLEN rikujton se Ristov, bashkë me gjyqtarin non grata Enver Bexheti, kanë qenë pjesë e vendimeve që i hapën rrugën e lirisë Sasho Mijallkovit, simbolit të shtetit…

Lexo më Shumë

Nga dita e sotme janë rikthyer reshjet e borës në disa zona të vëndit, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Policia e Shtetit u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të jenë të kujdeshëm në akset rrugore, kryesisht në zonat malore, ku ka prezencë bore. “Për shkak të reshjeve të borës, qarkullimi është vështirësuar në disa akse rrugore, kryesisht në zonat malore të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë dhe në Sarandë. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme janë në terren me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe për të ndihmuar përdoruesit e rrugës në rast nevoje.…

Lexo më Shumë

Bëhen 20 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova. Ai ndërrojë jetë më 21 janar 2006. Në 20 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, nën organizimin e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, do të mbahen një sërë aktivitetesh. Sipas njoftimit të Presidencës, në orën 10:00, Osmani, organizohen homazhe tek varri i Presidentit Rugova, në Velani. Në orën 12:00, nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, mbahet Akademi Përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Gjithashtu, nën përkujdesjen e kryetarit Lumir…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën themelore publike sot duhet të shpallet aktvendim për rastin “Geriatria”, ku Muhsin Arifi – ish drejtor i Spitalit të specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative dhe Blerim Amiti – i punësuar në klinikë ngarkohen për marrjen e rryshfetit dhe shpërblesës për ndikim kundërligjor. MARKETING

Lexo më Shumë

Ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Bujqësisë, Dritan Palnika është një nga personat e pyetur nga SPAK në kuadër të hetimeve për sulmin kibernetik ndaj këtij institucioni. Burimet për News24 konfirmojnë se Palnika ka lidhje të afërta familjare me Agim Ismailin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, i cili akuzohet si anëtar i grupit kriminal që dyshohet se qëndron pas hakerimit të SPAK dhe nxjerrjes së materialeve hetimore të lidhura me figura të politikës dhe biznesit. SPAK dyshon se Ismaili materialet e siguruara nga hakerimi ia ka kaluar kushëririt të tij, Dritan Palnika. Për Agim Ismailin, GJKKO…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.4 lekë dhe do shitet me 104.4 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110 lekë dhe do shitet me 111 lekë.

Lexo më Shumë