Mes qytetarëve që i janë bashkuar protestës kundër qeverisë ishte edhe një ish-oficer policie, i cili tha se ka dalë në shesh për të kërkuar largimin e qeverisë.
Ai u shpreh kritik ndaj kryeministrit, duke deklaruar se sillet si “mbret” dhe jo si shërbëtor i popullit.
“Unë jam i majtë, por ai, Rama, tallet me popullin”, u shpreh protestuesi.
Në fjalën e tij, ai apeloi që të rinjtë të vijojnë protestat, duke i konsideruar ata si forcën kryesore që mund të sjellë ndryshimin, ndryshe, sipas tij, Shqipëria merr fund.
“Unë kam qenë oficer policie, kam dalë në protestë që të largohet kjo qeveri, se u bënë mbretër. Janë mbretër, në vend që të jetë shërbëtor i popullit, ai tallet me popullin. Unë jam i majtë, por ai, Rama, tallet me popullin.
Po nuk pati kjo protestë një produkt, përfundimisht Shqipëria merr fund. Kjo, sipas mendimit tim, po nuk pati rezultat kjo protestë, Shqipëria është në skëterrë. Këtë do e bëjë rinia dhe vetëm rinia. Siç e ka nisur, të mos e lërë deri në fund”, tha ai.


