Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Maliq teksa ka ndërruar jetë në banesë një 14 vjeçar në fshatin Vreshtas.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 14 vjeçari vuante nga epilepsia ndërsa ka patur edhe probleme nga zemra që në lindje. Ka qenë nëna e tij që ka kërkuar ndihmën mjekësore por kur bluzat e bardha kanë shkuar në banesë, e kanë gjetur të miturin të pajetë.
Policia po ashtu ndodhet në vendngjarje për të bërë veprimet proceduriale mbi rastin.
I mituri jetonte me nënën e tij dhe me njerkun, pasi nëna ka qenë e divorcuar nga bashkëshorti.
The post E rëndë në Maliq, humb jetën i mituri në banesë! Ja çfarë dyshohet appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

