Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ishte sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme ku pati një takim me kreun e kësaj gjykate Erjon Bani.
Siç duket edhe nga pamjet, Hita hyn në GJKKO me Banin dhe del prej saj pas takimit i shoqëruar nga kreu i gjykatës.
Nuk dihet motivi i këtij takimi, ndërsa sot SPAK lajmëroi një megaoperacion të madh kundër trafikut të drogës nga Amerika Latine, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ku u godit grupi i Artur Shehut dhe Tur Koçekut.
The post VIDEO/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita shkon në GJKKO, takohet me kreun e Gjykatës së Posaçme, Erjon Bani appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

