Në protestat e zhvilluara kundër kryeministrit Edi Rama, turistë të huaj, kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë tubim që është mbajtur për 14 ditë me radhë, ndërsa sot mbahet ajo e 15-ta.
Ndërsa kanë ndarë përshtypjet e tyre, ata janë shprehur se janë të surprizuar nga ky organizim dhe gjithashtu nga vendosmëria e protestuesve për të plotësuar kërkesat e tyre.
Ata theksojnë se rrallëherë kanë parë një mobilizim kaq të madh dhe në një mënyrë kaq qytetare.
“Nuk kishim parë një popull kaq të fortë. E gjithë bota i ka sy nga ju”, është shprehur një nga turistët e huaj.
The post VIDEO/ “E gjitha bota me sytë nga ju!”- Protestat për dorëheqjen e Ramës, europianët: S’kishim parë popull kaq të fortë dhe të kulturuar sa shqiptarët appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

