Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen” mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish sot në protestën e 15 resht, duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama.
Nën sloganin “Shqipëria nuk shitet, zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja nuk shitet”, qytetarët do të grumbullohen si çdo ditë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nis marshimi përpara kryeministrisë, aty ku për orë të tëra aktivistë dhe qytetarë mbajnë fjalim dhe shprehin pakënaqësitë që shoqëria ka si pasojë e klasës politike.
Sakaq, ditëm e djeshme marshimi historik u mbyll me një ‘uragan’, pjesëmarrje dhe varg kilometrik qytetarësh që hodhën thirrje e parulla kundër qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama në ditën e 14-të të revoltës.
Thirrjet kryesore kanë qenë “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion”, “Shqipëri e re”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “pa rini nuk ka Shqipëri”, “Pelikanin Kaçurrel, do ta sjellim në Kuvend”, “Bojkotoni këta plehra”, “Çohuni nga kafja”, dhe “Këtu vendosim ne”.
The post Sot protesta e 15-të, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit: Rama jep dorëheqjen appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


