Një rast i çuditshëm që tregon se ku ka përfunduar Operacioni Forca e Ligjit, i nisur me bujë të madhe nga qeveria shqiptare si një mekanizëm në luftën kundër krimit e korrupsionit, është regjistruar së fundmi, ku subjekti i OFL, Edlir Hysenaj, pretendon se i është sekuestruar një automjet në kuadër të OFL, vetëm pasi vëllai i tij rezulton i skeduar për drogë në Gjermani. E për këtë arsye, OFL ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese, pasi dyshohet se aksioni i zhvilluar prej tyre ndaj Edlir Hysenajt është anti-kushtetues. Por, përfundimi i OFL në dyert e Kushtetueses është ‘qershia mbi tortë’…
Author: almakos
Një infermier është vënë në pranga nga policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka falsifikuar një dokument shëndetësor kundrejt shumës 15 euro. Arrestimi i infermierit 27-vjeçar, vjen pas denoncimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Infermieri me inicialet M.XH i ka lëshuar një personi (konkretisht gazetares së këtij emisioni), përgjigjen negative të Rapid Testit (testit antigjen) me qëllim kalimin e kufirit. I riu do të akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”. NJOFTIMI: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, pas publikimit të rastit mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku në pamjet…
Familja e Pashko Ujkës, ish-deputetit që u vra më 29 Nëntor 2021 në Shkodër ka vendosur që të japë shpërblim prej 25 mijë euro për këdo që jep informacione rreth autorit të ngjarjes. Vajza e të ndjerit Ledisia Ujka thotë se kanë vendosur numrin e tyre personal dhe jo të policisë për arsye se nuk kanë besim. Sipas saj, policia i ka thënë se “ngjarja në shtet është e zgjidhur”. “Ne kemi vendosur shumën si familje dhe ofrojmë 25 mijë Euro për çdo persona që ka fakte konkrete dhe prova për të gjetur vrasësin e babit tim. Këto lekë janë…
Kreu i Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) , Aleksandar Petliçkovski deklaroi sot se institucioni që ai drejton në periudhën e ardhshme do të fokusohet në imunizimin e popullatës me dozën e tretë të vaksinës. Ai me këtë raste theksoi numrin e lartë të të vaksinuarve në Angli, që sipas tij kjo shifër arrin në 65 për qind, derisa tek ne vetëm 5 për qind. – Advertisements – “Për ne është e qartë se duhet të lëvizim drejt dozës së tretë. Nuk flasim për vaksinim sezonal, 4 milion doza, nuk flasim, flasim për dozën e tretë. Anglia të cilën shpesh e…
Një fëmijëri e prerë në mes, abuzuar dhe braktisur. Kjo është historia e një 14-vjeçare nga Shkodra, e cila u trajtua sot në emisionin me ‘Zemër të hapur’. E rrëfyer në vetë të parë nga familjarë të të miturës, u shpalosën detaje tronditëse. Një burrë i martuar me 4 fëmijë nisi një marrëdhënie me të miturën, duke i premtuar një jetë të re së bashku. Ata kanë ikur nga Shkodra në Durrës, ku jetuan së bashku për 10 ditë dhe më pas e braktisi në mes të rrugës për t’u bashkuar me bashkëshorten dhe fëmijët e tij. 14-vjeçarja u gjet…
Mbrëmjen e djeshme analisti Lorenc Vangjeli bëri një deklaratë të fortë lidhur me arrestimin e Tahirit. Sipas tij, heshtja e Tahirit shqetëson shumë njerëz, pasi ai ka informacione nga veset personale, deri te performancat seksuale të këtyre zyrtarëve. “Tahiri vërtet po e gdhin në qeli, por ka shumë shokë të tij, të majtë dhe të djathtë që po e gdhinë pa gjumi, sepse standardi që u vendos, kjo masë kostumi që u qep i rri në mënyrë perfekte çdo politikani. Sot heshtja e Tahirit në qelinë e burgut shqetëson ca njerëz që kanë fituar para’në mënyrë të pandershme. Di shumë…
Një luftë e ashpër për dominimin e tregut të kokainës në Ekuador, duket se ka qenë ‘molla e sherrit’ mes klanit serbo-malazez ‘Kavac’ dhe mafies shqiptare të drogës. Këtë fakt e bëjnë me dije ish-drejtues të lartë të strukturave të sigurisë në Serbi. ‘Lufta’ mes klaneve mafioze arriti kulmin me vrasjen e 34-vjeçarit shqiptar, Ergys Dashi, i cili u ekzekutuaj me 20 plumba në 22 janar të këtij viti në një restorant në Guajakil, port nga ku dërgohen ngarkesa të mëdha droge në Evropë. Dashi ishte një lidhje mes mafies shqiptare dhe ruse dhe u eliminua me vrasës me pagesë.…
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se ka paditur në prokurori katër punonjës të gjendjes civile në Tiranë. Kallëzimi është bërë për martesa fiktive për letra angleze. Sipas Manjës gjithashtu janë paditur për falsifikim tre shtetase. Martesat dyshohet se janë bërë pas dhënies së ryshfetit kundrejt punonjësve. Manja ka thënë se është kallëzuar po ashtu Drejtoreshën e Tatimeve Durrës pasi u hakmor ndaj një biznesi që ishte ankuar dhe e gjobiti biznesin me 10 mln lekë. Gjithashtu është kallëzuar në prokurori Drejtori Rajonal i Zonave të Mbrojturave, përgjegjësi dhe specialisti deklaruar se ekzistonte një godinë brenda një…
Në takimin e Komisionit për sëmundje infektive është propozuar që validiteti i certifikatave të personave, të cilët e kanë kaluar kovidin nga 45 ditë të bëhet 180 ditë. – Advertisements – Këto vërtetime shërbejnë për të shtyrë afatit të pacientëve, të cilët kanë qenë të sëmurë me virusin korona dhe mund të udhëtojnë jashtë shtetit apo të kenë qasje në hapësira të brendshme të shtetit tonë, pavarësisht se nuk kanë qenë të vaksinuar apo kanë marrë një ose dy doza të imunizimit. Gjithashtu, Komisioni ka propozuar masa të stimulimit të vaksinimit me dozën përforcuese sepse dëshmitë tregojnë se personat me…
Një sasi prej 300 kg kanabis është kapur në kufirin greko-shqiptar. Mediat fqinje bëjnë me dije se operacioni i policisë është zhvilluar në qytetin e Igumenicës. Lënda narkotike është gjetur mes shkurreve në një zonë e cila lidhet dhe me rrugë tokësor, por dhe me detin me Shqipërinë, në vendin e quajtur Loridha, Sajadhe. Janë sekuestruar 8 çanta qe përmbanin 35 pako me 299 kg 612 gramë marijuanë. Operacioni është ende në vijim.
Në përputhje me vendimin e Qeverisë për ndryshimin e mënyrës së dhënies së vendimeve për izolimin e personave pozitiv me KOVID-19 dhe kontakteve të tyre, ngaj sot do të futet në funksion platforma në të cilën secili qytetar i cili ka nevojë të merr vendimin e vet për izolim, do të ketë qasje të vetme deri te vendimi i tyre, pa pasur qasje në të dhënat e qytetarëve të tjerë të cilëve u është lëshuar vendimi për izolim. – Advertisements – Qasja është e mundur përmes banerit në ueb-faqen e Inspektoratit Shtetëror, Shëndetësor dhe Sanitar (http://dszi.gov.mk/) i cili ju çon…
Gjykata Kushtetuese ka nisur sot shqyrtimin e çështjes që lidhet me nismën Operacioni Forca e Ligjit. Ka qenë Edlir Hysenaj, një i dënuar subjekt i këtij ligji që i është drejtuar Gjykatës duke kërkuar shpalljen e paketës si antikushtetuese. Mësohet se këtij të fundit i është sekuestruar një automjet në kuadër të OFL, pasi vëllai i tij rezulton i skeduar për drogë në Gjermani. Ndërkohë, Këshilli i Ministrave kërkoi shtyrjen e seancës, me qellim që të njihet me dokumentet. Gjykata Kushtetuese u tërhoq për vendim.

