Spanja ka kundërshtuar përdorimin e dëbimeve të njëanshme ose kufizimeve dypalëshe për menaxhimin e azilkërkuesve që përfshihen nga rregullat e Dublinit të Bashkimit Evropian (BE), duke favorizuar në vend të tyre mekanizmat e solidaritetit të bllokut,
Burime nga Ministria e Brendshme thane për agjencinë e lajmeve ANSA se qeveria spanjolle është “në favor” të menaxhimit të çështjes përmes mekanizmave evropianë të solidaritetit të krijuar në kuadër të Paktit të BE-së për Migracionin dhe Azilin dhe legjislacionit të fundit të BE-së, “në vend që të përdoren dëbime të izoluara ose kufizime dypalëshe”.
Qëndrimi i Madridit vjen ndërsa Suedia dhe Finlanda, së bashku me Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën, po përgatiten të transferojnë përsëri drejt Italisë azilkërkuesit që kishin mbërritur fillimisht në këtë vend, duke iu referuar rregullave të reja të paktit.
Spanja dhe Italia janë të dyja vende të vijës së parë për migracionin e parregullt drejt BE-së.
Sipas kuadrit të migracionit të bllokut, vendet që përballen me presion migrator mund të marrin mbështetje nga shtetet e tjera anëtare përmes zhvendosjes së azilkërkuesve, kontributeve financiare ose formave të tjera të ndihmës.
Pakti i BE-së për migracionin ka krijuar një mekanizëm solidariteti, sipas të cilit shtetet anëtare ndajnë përgjegjësinë për migracionin përmes masave që përfshijnë zhvendosjen e azilkërkuesve ose forma të tjera mbështetjeje.
The post Spanja kundërshton dëbimet e njëanshme të azilkërkuesve drejt Italisë appeared first on TV-SHENJA.


