Gjykata Kushtetuese ka nisur sot shqyrtimin e çështjes që lidhet me nismën Operacioni Forca e Ligjit. Ka qenë Edlir Hysenaj, një i dënuar subjekt i këtij ligji që i është drejtuar Gjykatës duke kërkuar shpalljen e paketës si antikushtetuese.
Mësohet se këtij të fundit i është sekuestruar një automjet në kuadër të OFL, pasi vëllai i tij rezulton i skeduar për drogë në Gjermani.
Ndërkohë, Këshilli i Ministrave kërkoi shtyrjen e seancës, me qellim që të njihet me dokumentet. Gjykata Kushtetuese u tërhoq për vendim.



