Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Dukat, pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në një zonë malore, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, veçanërisht për shkak të terrenit të thyer dhe errësirës.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, por kjo mbetet ende për t’u verifikuar nga autoritetet. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të identifikuar personat përgjegjës, nëse do të konfirmohet zjarrvënia e qëllimshme.
Në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt zonave të tjera.
The post Zjarr pranë Llogarasë, flakët përhapen me shpejtësi në Dukat appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


