Author: almakos

Në vijimësi kemi parë kryeministrin Edi Rama të replikojë më ndjekësit e tij në Facebook, ndërsa sot ka qenë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili ka debatuar në distancë me një qytetar teksa ky i fundit  i ka kërkuar të përballet me drejtësinë lidhur me dosjen e Dibrës ‘184’ për blerje votash. Qytetari e quan ‘legen’ Manjën dhe i kërkon të përballet me drejtësinë, por Ministri e ka një ‘alibi’. Ai replikon në koment dhe shkruan se është i gatshëm që prej vitit 2016 të përballet me drejtësinë dhe sa herë të thërritet prej saj, por askush s’e ka…

Lexo më Shumë

Dermatologia Nora Pollozhani Në emisionin e fundit në “Pasqyra e Shëndetit” në Alsat, diskutoi për “Lëkurën e thatë gjatë dimrit”.  Ajo ndër të tjera tha se tharja e lëkurës shfaqet te fëmijët dhe patologjia e kësaj sëmundje është më e komplikuar, shkruan Alsat. – Advertisements – “Dermatit atopic që do të thotë tharja e lëkurës, shfaqet te fëmijët dhe patologjia e kësaj sëmundje është më e komplikuar, nuk është e pastër gjenetike mirëpo është një predispozicion gjenetik, ku edhe faktorët e jashtëm luajnë rol, ushqimi i fëmijës, se si kujdesen prindërit, faktorët atmosferik, përdorja e moliendve kur fëmija shfaq shenja…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta ka publikuar listën e 10 aplikantëve për vendin vakant si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, pas mbarimit të mandatit të Përparim Kalos. Mes atyre që kanë shprehur interes janë Arta Marku dhe Gent Ibrahimi. Lista e aplikantëve dhe dokumentacioni për secilin kandidat i përcillen menjëherë për verifikim Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. NJOFTIMI Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton se: Pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e plotë”, e krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese në datën 08.04.2022, të zotit Përparim Kalo, me…

Lexo më Shumë

Kriza energjetike dhe problemet me të cilat ballafaqohen komunat e Shkupit, shpenzimet e energjisë elektrike për funksionimin e rregullt të komunave, shkollave fillore dhe të mesme, ndriçimi i rrugëve të cilat janë rritur dukshëm diku dhe mbi 500 për qind, sidomos në komunat që nuk kanë kontratat e furnizimit aktiv për energjinë elektrike. Këto tema janë diskutuar në mbledhjen e sotme të Trupit Koordinues të Kryetarëve të Komunave të Qytetit të Shkupit. – Advertisements – “Disa nga kryetarët e komunave theksuan në seancë se përkundër borxheve të trashëguara miliona, tani me rritjen e çmimit të rrymës, faturat e rrymës fjalë…

Lexo më Shumë

Seanca gjyqësore për dosjen “184” lidhur me manipulimin e zgjedhjeve vendore në Dibër është shtyrë sërish. Sipas Neës24, shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e njërit prej të pandehurve, me justifikimin se është infektuar me koronavirus. Edhe pse palët ishin prezente, aty kanë munguar dëshmitarët të cilët kanë dhënë arsye të ndryshme për mungesën në këtë seancë. Kujtojmë se seanca ndaj Medës e Gjecit ka rinisur pas afro tre muajsh pas përjashtimit të gjyqtarit të çështjes me kërkesë të palës së akuzuar. Dosja 184 u bë fillimisht publike në janar 2019, mbi përfshirjen e krimit të organizuara në vjedhjen…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili – Advertisements – Agjencia për Siguri Kombëtare e drejtuar nga Viktor Dimovski pa përgjigje konkrete për atë se kush duhet të mbajë përgjegjësi për mosrespektim të Ligjit për Shtetësinë. Alsat dërgoi disa pyetje në ASK lidhur me zvarritjen e procedurave për mijëra aplikime për shtetësinë. Pyetje nga ALSAT– A janë të sakta akuzat e MPB-së se ASK vonon procedurat për shtetësinë?– Cilat janë arsyet që ASK, siç thonë edhe qytetarët që kanë aplikuar, nuk i kthen përgjigjet me mendimin e saj në afat gjashtë mujor, siç parashikon Neni 7 paragrafi 5 i Ligjit për Shtetësi?– Kush duhet…

Lexo më Shumë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të martën seancën dëgjimore ndaj prokurorit të Fierit, Erind Reovica.  Trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Suela Zhegu, njoftoi se hetimet për Reovicën ishin bërë në të tri kriteret. Nga relatimit prokurori kishte rezultuar me mungesë burimesh të ligjshme, kishte një raport negativ nga DSIK dhe denoncime për zvarritje të hetimeve. Relatorja Shuli vuri në dukje se në përgjigje të pyetësorëve, Reovica kishte ndryshuar qëndrimet mbi disa deklarime, ndërsa tha se ai ishte justifikuar me pandeminë dhe një aksident për zgjatjen në kohë të disa hetimeve edhe pse…

Lexo më Shumë

Gazetare: Melihate Rustemi – Advertisements – Nxënësit e shkollës së mesme të ndërtimtarisë “Zdravko Cvetkovski” prej të mërkurën do të kalojnë në mësim online për shkak të mungesës së ngrohjes, shkruan Alsat. Nga udhëheqja e shkollës thanë për Alsat se mësimi online do të jetë i përkohshëm derisa Qyteti i Shkupit të gjej zgjidhjen e duhur për këtë problematikë. Drejtoresha e shkollës, Anita Tomovska tha se për këtë vendim tashmë është njoftuar edhe Qyteti i Shupit dhe dikasteri i Arsimit, ndërsa ky i fundit ka dhënë edhe pëlqimin për mësim online. Gjithashtu, sipas Tomovskës për mësimin online është marrë edhe…

Lexo më Shumë

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për akuzat e ngritura ndaj tre kontrollorëve, Flora Ndreca, Armand Fezga dhe Muhin Mezini. Sipas Shqiptarja.com, Prokuroria e Tiranës arrestoi dhe i vuri në akuzë tre kontrollorët për “pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit” sipas neni 293 të kodit penal. Pas 7 muajve hetime, kërkesa e prokurorisë për t’i marrë të pandehur u rrëzua në gjykatë, pasi sipas gjyqtares Migena Laska asnjë nga të pandehurit “Më 7 prill 2021, datë në të cilën rezulton se në Aeroportin “Nënë Tereza” janë shtyrë, pezulluar, anuluar, disa fluturime ndërkombëtare të planifikuara përgjatë asaj dite,…

Lexo më Shumë

Gazetare: Andrea Çobanova – Advertisements – Paga minimale prej 18 mijë denarë është betejë e fituar nga punëtorët, tani vazhdon lufta për rritje graduale të pagave të tjera- njoftojnë sindikatat, shkruan Alsat.Ligji për Pagën Minimale parashikon që brenda gjashtë muajve, sipas nenit 8, të gjitha pagat e tjera si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat të rriten gradualisht. “Tashmë jemi duke biseduar me sindikatat tona në nivel të punëdhënësve, kemi informacion inkurajues se pas bisedimeve me punëdhënësit presim që zgjidhja ligjore të votohet në Kuvend dhe menjëherë pas publikimit në “Gazetën Zyrtare”, të bëhen korrigjime në marrëveshjet kolektive…

Lexo më Shumë

Varësi të lartë nga fondet e qeverisë dhe shumë borxhe. Kështu paraqitet gjendja financiare e gjashtë bashkive që pritet të shkojnë në zgjedhje të pjesshme lokale. Ajo, e cila bie në sy është Bashkia e Vorës. Në vitin 2020 kjo bashki ka grumbulluar rreth 700 milionë lekë borxhe. Këto para janë marrë borxh për mirëmbajtjen dhe investime të papaguara. Nga bashkitë e tjera vërehet se Durrësi dhe Dibra kanë pothuajse të njëjtin nivel borxhi. Ekspertja e financave vendore, Merita Toska mendon se kjo paraqet rrezik: “Bashkia Durrës ka aftësinë dhe kapacitetin t’i paguajë këto detyrime, ndërsa Bashkia Dibër paraqitet shumë…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja kritikon qasjen e LSDM-së ndaj propozim-Deklaratës së tyre për figurën dhe veprën e Goce Dellçevit. Sipas partisë opozitare, asnjë aspekt i deklaratës nuk është kontestuese kurse refuzimi i LSDM-së hap dyshime se qeveria negocion për Dellçevin dhe për historinë, shkruan Alsat. – Advertisements – “LSDM-ja e lëshoi edhe një mundësi që të paktën të tregojnë se çfarë u është dukur kontestuese në propozim-deklaratën të cilën VMRO-DPMNE-ja e dorëzoi në Kuvend me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit. LSDM-ja duhet të tregojë nëse për to është kontestuese që nëpër shkolla të realizohen aktivitete me të cilat nxënësit…

Lexo më Shumë