Kuvendi Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për politikë të jashtme, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për financim dhe buxhet, për transport, lidhje dhe ekologji dhe Komisioni për kulturë. – Advertisements – Propozim Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e turizmit mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës është pika e vetme e rendit të ditës në Komisionin për Politikë të jashtme. Ndërkohë në rend dite të komisionit për Sistem politikë dhe marrëdhënie mes bashkësive është Propozim/Ligji për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik, në lexim të parë.
Author: almakos
Ashtu sikurse deri në fund të javës, edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, falë vlerave të larta të presionit atmosferik dhe masave ajrore të thata dhe të qëndrueshme me origjinë perëndimore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore në lindje. Gjatë orëve të mëngjesit e të mbrëmjes në zonat malore parashikohen ngrica. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-7m/sek ndërsa në bregdet erë e vrullshme 10-16m/sek. Valëzimi në dete i forcë…
Google Chrome ka ndryshuar logon për herë të parë që nga viti 2014. Logoja e re është shumë e ngjashme me atë të krijuar 8 vite me parë. Ndryshimi është se rrethi blu në mes është më i madh në logon e re, ndërsa hijet apo vijat ndarëse janë hequr dhe ngjyrat janë më të forta. Ekipi i dizajnit të Google zbuloi se “vendosja e nuancave të caktuara të gjelbër dhe të kuqe pranë njëra-tjetrës krijonte një kombinim të pakëndshme ngjyrash”. Për ta rregulluar këtë dhe për ta bërë ikonën “më të aksesueshme”, ata vendosën të përdorin gradientë shumë delikatë për…
Komisioni Evropian ka ndalur për herë të parë fondet e buxhetit të BE-së me vlerë rreth 15 milionë euro (17 milionë dollarë) për Poloninë për shkak të gjobave të papaguara të vendosura nga gjykata lidhur me një mosmarrëveshje të gjatë të minierës së qymyrit. Një zëdhënës i krahut ekzekutiv të BE-së tha se kjo vlerë do të zbritet pas 10 ditësh nga një pagesë buxhetore që i përkiste Polonisë. Mosmarrëveshja përqendrohet rreth një rasti në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (ECJ) për minierën Turow pranë kufirit të Polonisë me Republikën Çeke dhe Gjermaninë. Në vitin 2020, Praga u ankua në ECJ…
Kryeministri Kovaçevski thotë se mban kontakte me të gjithë kryeministrat dhe kryetarët e mëparshëm të LSDM-së. Në paraqitjen e tij sonte në emisionin “200” në Alsat, i pyetur nëse ish kryeministri Zoran Zaev ka ndikim në punën e kabinetit aktual qeveritar, Kovaçevski tha: – Advertisements – “Ish kryeministri Zaev nuk është aspak i përfshirë në punën e kësaj qeverie. Gjithmonë kam mbajtur kontakte me të gjithë ish kryetarët e LSDM-së. Por, ata kanë përvojë, si në udhëheqjen e partisë ashtu edhe në drejtimin e vendit, në segmente të caktuara dhe ajo përvojë është gjithmonë e mirë për t’u dëgjuar”, tha…
Opozita vazhdimisht e ka kundërshtuar propozimin për rritjen e pagës minimale dhe ka ndryshuar retorikën pas miratimit të ligjit, ka thënë në paraqitjen e tij në emisionin “200” në Alsat, kryeministri Dimitar Kovaçevski. – Advertisements – “Opozita nuk është kundër kësaj mase të djeshme kur ne e miratuam. Para kësaj ishte kundër. Edhe herën e parë që e miratuam ishte kundër. Nuk janë kundër prej dje ose siç e lexova, prej sot në mëngjes më nuk janë”, tha Kovaçevski. /Alsat.mk
Zyra e Rregullatorit të energjisë në Kosovë vendosi të martën rritjen e çmimit të energjisë elektrike në një vendim që nxiti reagime të ashpra të opozitës. Nga data 9 shkurt do të zbatohen tarifa të reja për energjinë elektrike për konsumatorët shtëpiakë, që do të mbeten në fuqi deri në muajin mars të vitit 2023. “Deri në 800 kilovatorë nuk do të ketë rritje, do të përfitojnë 100 për qind e konsumatorëve. Gjithë konsumatorët edhe ata që konsumojnë mbi 800 kilovatë, blloku deri 800 kilovatë do të faturohen me tarifat ekzistuese pa rritje, ndërsa për diferencën mbi 800, do të…
“Ne ishim të gatshëm për një dialog me palën bullgare që do të kthente atmosferën pozitive, por ishim të vetëdijshëm që menjëherë do të shfaqeshin forca retrograde që do të përpiqeshin të pengonin procesin”, ka thënë kryeministri Dimitar Kovaçevski në paraqitjen e tij sonte në emisionin “200” në Alsat”. – Advertisements – “Të dyja qeveritë ishin të vetëdijshme se do të shfaqeshin forca retrograde që do të kërkonin të prishnin atë proces. Sepse ato forca që janë të pranishme në të dy vendet e bazojnë ekzistencën e tyre politike në këtë problem. Sepse nëse nuk ka problem, ato nuk mund…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhur në afërsi të një karburanti, ku mjeti tip kamion me drejtues shtetasin S.L., 39 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Delina Cera, rreth 50 vjeçe, banuese në Milot, Kurbin. Si pasojë e aksidentit, qytetarja ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rendë, por ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë…
Sipas një marrëveshjeje pranimi fajësie, krerët e kompanisë private të inteligjencës “Black Cube” pranuan se kishin spiunuar ish-kryeprokuroren në Drejtorinë Kombëtare të Anti-Korrupsionit të Rumanisë, Laura Kovesi. Prokurorët rumunë të krimit të organizuar kërkuan të martën dënime të buta pasi krerët e kompanisë së inteligjencës “Black Cube” – Dan Zorella, Avi Yanus dhe Gal Farchi – pranuan se kishin spiunuar kryeprokuroren në Drejtorinë Kombëtare të Anti-Korrupsionit të Rumanisë, Laura Kovesi, e cila që atëherë ka marrë drejtimin e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian. Marrëveshja për pranimin e fajësisë përfshinte një dënim me 35 muaj burg për secilin prej tyre, me…
Për shkak të erës së fortë gjatë ditës, ka pasur degë dhe pemë të shkulura dhe të rëna në disa lokacione në Veles – si në kazermën “Alekso Demnievski-Bauman” në rr. “Blagoj Gjorev”, në oborrin e shkollës fillore “Bllaze Koneski” dhe në burgun në Prevalec. Degët dhe pemët e rëna janë grumbulluar në të gjitha lokacionet, njofton KKP “Derven”, shkruan Alsat. – Advertisements – “Pas njoftimit, ekipet tona kanë dalë menjëherë në terren dhe në një kohë të shkurtër kanë larguar pemët dhe degët e rëna”, thonë nga KKP “Derven”. Ambulanca ka bërë të ditur se deri në orën 17…
Vetëm tre ditë kanë kaluar që nga e premtja, kur Parlamenti i Malit të Zi votoi për rrëzimin e qeverisë, me 43 vota pro dhe 11 kundër, dhe tashmë ka zëra të fortë që sugjerojnë se politikani me origjinë shqiptare, Dritan Abazović do të ulet në karrigen e kryeministrit të vendit. Këto pritshmëri janë forcuar edhe më tej nga Deputeti i koalicionit shqiptar “Bashkë nji za”, Fatmir Gjeka, i cili ka folur më shumë rreth situatës së krijuar, duke u shprehur se ka mundësi reale që Dritan Abazoviç të bëhet kryeministri i ri i Malit të Zi. Në një intervistë…

