Kosova, rajoni dhe situata e tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë, ishin pjesë e diskutimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, ne Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane. Basha theksoi se Partia Demokratike mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për një zgjidhje diplomatike lidhur me Ukrainën. “Ne duhet të qëndrojmë krah për krah në aleancën tonë euroatlantike përballë kësaj sfide të rrezikshme jo vetëm për vetë Ukrainën, por edhe për Evropën e me gjerë”,- theksoi Basha, ndersa shtoi se: “Lufta nuk duhet të jetë kurrë një opsion, ndaj mbetet detyrë e liderëve politikë të përdorin të gjitha mjetet diplomatike dhe…
Author: almakos
Gjatë ditës së sotme policia ka privuar nga liria 62 vjeçarin D.Ç. nga fshati Lubancë. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një karabinë, 977 plumba të kalibrit të ndryshëm. Ai është arrestuar dhe pas dokumentimit të plotë ët rastit, ndaj tij do të ngrittë padi adekuate. – Advertisements –
Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Poker” për goditjen e veprimtarisë në fushën e lojërave të fatit. Gjatë aksionit, policia ka vënë në pranga pronarin e një lokali, i cili e kishte vendosur lokalin në dispozicion për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Gjithashtu, janë proceduar penalisht edhe 10 shtetas të tjerë, klientë në lokal. Njoftimi i policisë: Në kuadër të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit…
Kryetari i partisë më të madhe opozitare maqedonase, Hristijan Mickoski theksoi do të mbështesin rritjen e pagës minimale në parlament. – Advertisements – Ai shtoi se partia e tij do të ndërhyjë me amendament dhe do të kërkojë respektim të marrëveshjeve kolektive kur do të paguhen pagat e të gjithë punonjësve në administratë. “Të ketë më shumë për të gjithë dhe më pak për qeverinë e korruptuar për të vjedhë. Presim menjëherë rishqyrtim të buxhetit dhe rritjen e dotacioneve për komunat nga qeveria për të respektuar në përpikmëri të drejtat e të gjithë punëtorëve në arsim, çerdhe dhe administratë”, u…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 50-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me thikë. Viktima është V.Mamaj dhe u gjet e pajetë nga bashkëshorti i saj, ndërsa kishte një plagë në gjoks dhe disa gërvishtje. Po ashtu mësohet se mes çiftit nuk ka pasur probleme. Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë dhe motivet që shtynë gruan që të ndërmerrte aktin ekstrem
Në Mavrovë sot në mëngjes është matur temperatura më e ulët prej -7 gradë celsius, ndërsa më pas vjen Krusheva me -6, Ohri -4, Pretori -2, Kriva Pallanka, Tetova, Manastiri dhe Berova -2, -1 në Dibër dhe Prilep, dhe 0 në Vinicë dhe Kumanovë, Shkup 2, Shtip3, 3 Demir Kapi, Strumicë 4 dhe 5 gradë celsius në Dojran dhe Gjevjgjeli. – Advertisements – Në Mavrovë po ashtu është matur bora prej gjysmë metër, ndërsa në Krushevë ka 25, Kodra e Diellit 24, Pozharane 18., Manastir 18, Ohër 10, Gjurshite 9, 8 Dibër, 4 Berovë dhe Prilep dhe 3 në Pretor.…
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Qerreti” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë aksionit, policia ka arrestuar tre persona, të cilët janë kapur duke transportuar lëndë narkotike me një automjet. Siç njoftojnë blutë e Durrësit të tre të arrestuarit janë me precedentë kriminalë, dy prej tyre të dënuar në Itali, për vepra penale në fushën e narkotikëve. Ndërkohë, policia ka sekuestruar 7 kg kanabis. Njoftimi i policisë: Sherbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin kundër Narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa shtetas, në Qerret, Durrës, dispononin lëndë…
Avokati Maks Haxhia ka dhënë versionin e tij lidhur me gjetjen e patentës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit në një skaf në Mal të Zi vite më parë. “Ju po i referoheni prokurorisë. Lidhur me skafin në Mal të Zi ka qenë skafi i një shtetasi shqiptar, në të cilin është gjetur dhe patenta e Zotit Tahiri sepse Tahiri ka edhe patentë siç mund të kesh për skafe, për aeroplane për kështu”, tha ai në “Opinion”. Gazetarja: Habilaj është personi i cili ka marrë skafin e dëmtuar, pra skafin që pësoi defekt në det në vitin 2014 në Greqi…
Organizata Together for Life publikoi në Tiranë një raport, sipas të cilit prokurimet emergjente në përballimin e pandemisë nuk ishin transparente. Studimi thekson që më shumë se gjysma e prokurimeve në shëndetësi kishin vetëm një operator në garë. “Në tenderët e shëndetësisë gara është shumë e kufizuar. Mbi 55 për qind e tenderëve të zhvilluar nga viti 2016 deri në dhjetor të vitit 2021 kishin vetëm një operator pjesëmarrës në garë, ndërsa 35 për qind kishin më shumë se dy operatorë në garë” – detajoi raporti. Për të njëjtën periudhë, shton raporti, vetëm 47 për qind e tenderëve të zhvilluar…
Temperaturat ekstreme negative që përfshinë vendin vetëm pak javë më parë kanë dhënë goditjen e parë më afatshkurtër në produktet e fushës duke çuar çmimet e tyre në nivele statosferike. Tregtarët raportuan se në tregjet e shumicës sallata jeshile, spinaqi dhe lakra kishin ardhur në rritje graduale që nga janari e në vazhdim në shkurt. Sipas tyre, arsyet kryesore lidhen me prodhimin e pakët vendas ndërkohë që një pjesë e atij që ishte potencial për të prekur tregun gjatë kësaj periudhe është humbur pasi nuk rezistoi në ditët e ftohta. Pritshmëritë e tyre janë që i gjithë shkurti të përkufizohet…
Babë e bir, por me bindje të ndryshme sa i takon politikës. Bëhet fjalë për korçarin e famshëm të rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi, që njihet si përkrahës i flakët i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është përballur në një emision me të birin, Enri Vrenozin, që mbështet kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Të dy kanë qenë të ftuar në ‘ Të paekspozuarit’ në MCN TV, ku debatuan dhe i treguan publikut pikëpamjet e ndryshme që ndajnë për luftën në PD. Pjesë nga biseda: Enri Vrenozi: Qëndrimi im ishte krah Lulzim Bashës, për një Shqipëri më të mirë, jo një Shqipëri që…
Policia britanike ka çmontuar një bandë shqiptare të trafikut të drogës, me një vlerë prej 1.4 milionë paund dhe e gjitha falë një qeni të llojit pastor gjerman, i quajtur ‘Rambo’. Të tre shqiptarët u gjetën të fshehur në një dollap derisa u gjetën nga qeni pastor. Të rinjtë shqiptarë u vendosën në pranga nga policia britanike për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Të tre shqiptarët janë identifikuar si Renald Dema, 21 vjeç, Ali Hoxha, 29 vjeç dhe Juljan Jaku 24 vjeç. Ata ishin të përfshirë në veprimtarinë e prodhimit dhe tregtimit të drogës. Ata u dënuan me 7…

