Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 50-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me thikë. Viktima është V.Mamaj dhe u gjet e pajetë nga bashkëshorti i saj, ndërsa kishte një plagë në gjoks dhe disa gërvishtje. Po ashtu mësohet se mes çiftit nuk ka pasur probleme.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë dhe motivet që shtynë gruan që të ndërmerrte aktin ekstrem



