Author: almakos

Sindikata dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë arritur të hënën në mbrëmje marrëveshjen për rritjen e pagës minimale nga 15,000 (250 euro) në 18,000 denarë (300 euro). Marrëveshje u arrit pas negociatave që kanë zgjatur disa ditë për shkak të hezitimit të Qeverisë për të pranuar rritjen e kërkuara nga Lidhja e Sindikatave. Vendimi do të hyjë në fuqi nga muaji mars dhe do të përfshijë rreth 80,000 punëtorë të ndërmarrjeve të vogla, të sektorit të tregtisë dhe industrisë përpunuese. “Kemi premtuar dhe miratuam vendimin që ndihmojnë drejtpërdrejt standardin e jetesës. Në një vit krize, vit krize evropiane dhe…

Lexo më Shumë

Arrestohen para pak minutash 3 nga shqiptarët e arratisur sot nga burgu grek i Hanias. Bëhet fjalë për Olis Priftin, Arsian Metën dhe Mateo Barjami, ndërsa në kërkim është Bledar Frroku. Mësohet se shqiptarët u kapën në qendër të Kretës, para bashkisë. Sipas mediave greke, shqiptarëve të arratisur iu gjetën 2 thika, një sasi e vogla kanabis, heroinë dhe pluhur i bardhë. Ndër të tjera policia gjeti dhe mjetin e dytë të cilën ata vodhën për të arritur që të arratiseshin. Pas shumë orë kërkimesh policia greke arriti që të arrestonte 3 shqiptarëve, ndërkohë që përveç Frrokut, në kërkim është…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta ka renditur disa prej qëndrimeve që ka mbajtur ai gjatë dy viteve të fundit, për të cilat akuzohet edhe nga mazhoranca se ka kaluar mbi rolin e tij në krye të shtetit. Në një konferencë për mediat, Meta ka lexuar argumentimet që ai ka dhënë në seancat e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me pyetjet që janë ngritur gjatë procesit për shkarkimin e tij. Meta thotë se zgjedhjet e 25 prillit vërtetuan shqetësimet e Presidentit, të cilat janë evidentuar dhe në raportin e OSBE/ODIHR-it. “Zgjedhjet e 25 prillit provuan shqetësimet e Presidentit të Republikës që vërtetohen nga raporti i…

Lexo më Shumë

Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me 3.4 vite burg, sipas gazetarit Artan Hoxha është vendimi më i rëndë i dhënë ndaj një pushtetari. “Ky vendim, deri tani është dënimi më i rëndë të një pushtetari. Lefter Koka është ende në hetim ky është vendim i formës së prerë.  Duke njohur dosjen, sulmet ndaj Tahirit, unë e kam parë dosjen, ajo është ku thërret qameti. Dosja është e njëjta. E njëjta akuzë nuk ka asgjë të re. Ajo që kërkojmë ne, ne kërkonim një dënim që të ndëshkonte atë që ndodhi, ndërkohë kemi dënim që përjashton atë që ndodhi…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në Holandë e ka klasifikuar Republikën e Maqedonisë së Veriut si “zonë me rrezik shumë të lartë”, që do të thotë një nivel më i lartë se ai i mëparshmi, thonë nga MPJ, ku shtojnë se janë ofruar kushte të reja për hyrje në këtë vend nga nesër. – Advertisements – “Për të gjithë udhëtarët nga Maqedonia e Veriut që udhëtojnë për në Holandë do të zbatohet rregulli i karantinës së detyrueshme. Nga ana tjetër, udhëtarët e vaksinuar (dy vaksina dhe një vaksinë/përforcues shtesë e tretë) që udhëtojnë nga vende me rrezik shumë të lartë nuk duhet…

Lexo më Shumë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën mbylljen e shqyrtimit gjyqësor për çështjen lidhur me ankimin e Komisionerit Publik Darjel Sina ndaj vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, si dhe dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve në këtë proces rivlerësimi. Sina deklaroi se u qëndronte të gjithë shkaqeve të ankimit dhe kërkoi shkarkimin e prokurores Jella, kurse kjo e fundit i konsideroi konkluzionet e Komisionerit të pabazuara dhe në kundërshtim me jurispudencën e Kolegjit. Prokurorja Jella u konfirmua në detyrë në dhjetor të vitit 2019, por vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar…

Lexo më Shumë

Sa herë që shkon në një dyqan ushqimor, Valdete Kosumi thotë se merr prej aty një numër të madh të qeseve të plastikës. Qeset e plastikës për një përdorim shërbehen falas në të gjitha llojet e dyqaneve në Kosovë. Valdetja, nënë e tre fëmijëve, është e papunë dhe jeton me ndihmë sociale në një lagje të Prishtinës. Qeset që merr, thotë se i shfrytëzon si thasë mbeturinash apo edhe për nevoja të tjera. “Qese marr sa të mundem, një produkt e vendos në një qese. Qeset janë pa pagesë. Në shtëpi i palos dhe më pas i ripërdor”, tregon Valdetja…

Lexo më Shumë

Saimir Tahiri u dënua për t’i treguar Evropës se Shqipëria ka bërë një reformë të denjë në drejtësi dhe i ka plotësuar kushtet për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Këtë pretendoi Maks Haxhia, avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahir në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania. Sipas avokatit, arrestimi i Tahirit i hap rrugën arrestimit të shumë zyrtarëve e ish-zyrtarëve të tjerë. “Reforma që trumbetohet sot kërkon koka turku. E para t’i thotë Evropës që futëm ministrin e Brendshëm në burg, do fusim dhe ca të tjerë, që plotësuam kushtin për në BE. Dhe e dyta nëse e bëjnë këtë për Tahirin…

Lexo më Shumë

Ka filluar takimi në mes ministrave, punëdhënësve dhe sindikatës rreth rritjes së pagës minimale në 18.000 denarë, shkruan Alsat. – Advertisements – Sipas informacioneve Qeveria do të ofroj deri te punëdhënësit dhe sindikata që kërkesa e tyre për pagën minimale mos të jetë 18.000 den por të jetë më pak. Gjatë orëve në vazhdim mbetet të shihet nëse kjo ofertë e Qeverisë do të jetë e pranueshme nga ana e sindikatës. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

As dy ditë nuk kishin kaluar nga transferimi, kur një arratisje e bujshme e katër shqiptarëve dhe një pakiztanezi prej ambienteve të paraburgimit në qytetin helen të Chania-s ka mbushur ekranet e televizioneve, portaleve dhe gazetave të Greqisë, dhe më pas të vendit tonë këtë të hënë. Shqiptarët, së bashku me një shtetas pakistanez prenë me limë kangjellat e burgut dhe mundën të largohen me nje kamionçinë nga qelitë ku po qëndronin, kanë raportuar mediat e shtetit fqinj. Mediat e shtetit fqinj kanë zbuluar edhe identitetet e të arratisurve, të ciliët i përkasin moshave të reja, përkatësisht 29-43 vjeç. Sipas…

Lexo më Shumë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano zhvilloi një takim me Tom Doëdall CBE, zëvendësdrejtor i Departamentit Ndërkombëtar, Komanda e Inteligjencës, Agjencia Kombëtare kundër Krimit – NCA Britanike dhe delegacionin që e shoqëronte. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ambasadori britanik, Alastair KING-SMITH, drejtues të tjerë rajonalë të NCA-së dhe Oficeri Ndërlidhës i NCA-së në Tiranë. Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me NCA-në, por dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese britanike, si edhe shprehu falënderimet për mbështetjen e dhënë ndër vite, për strukturat e Policisë së Shtetit,…

Lexo më Shumë

Katër shqiptarët dhe një pakistanez që u arratisen nga burgu në Hania të Greqisë janë identifikuar nga mediat greke. Një prej të arratisurve është Olis Thoma Prifti, 43-vjeç, me origjinë nga Dropulli. Ai është dënuar në vitin 2016 dhe nën akuzat e “pjesëmarrje në grup kriminal”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekjen”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim arme. Ai u arrestua në vitin 2016 pasi mori pjesë së bashku me bandën e tij të gjithë shqiptarë në një grabitje, ku e vdekur mbeti një 84-vjeçare. Një tjetër nga të arratisurit është identifikuar si Ardian Meta, 32 vjeç nga Divjaka. I…

Lexo më Shumë