Kërkesa e opozitës për shlyerjen e Qeverisë së Përzhinos vetëm se konfirmon se LSDM-ja ka rikthyer besimin dhe ka krijuar kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike. Megjithatë sipas kryeminsitrit Dimitar Kovaçevski, Marrëveshja e Përzhinos ëhstë miratuar me konsensus me pajtim të katër partive më të mëdha politike në vend, edhe shlyerja e saj duhet bërë me konsensus mes partive më të mëdha politike në vend. – Advertisements – “Kërkesa e opozitës për shlyerjen e Qeverisë së Përzhinos konstaton se në shtet kemi ambient demokratik, që nuk ka qenë në kohën kur është vendosur Qeveria e Përzhinës, asokohe kishim shtet…
Author: almakos
Ashtu si edhe ishte lajmëruar, Rama gjendet në Itali, për një vizitë zyrtare. Kryeministri është larguar ditën e djeshme dhe sot mediat italiane kanë publikuar foto. Ashtu si shihet, Rama është duke shijuar një kafe, së bashku me stafin e tij. Megjithatë kreu i qeverisë duket shumë i përqëndruar tek telefoni i tij. Rama do të jetë i pranishëm në një takim që të zhvillohet në Unitus me Ministren e Universitetit dhe Kërkimeve Maria Cristina Messa. I pranishëm do të jetë edhe Paolo Orneli, këshilltar rajonal për zhvillimin ekonomik, tregtinë dhe zejtarinë, universitetet, kërkimin shkencor, start-up-et dhe inovacionin.
Minsitrja për Punë dhe Politikë Sociale Jovanka Trençevska është optimiste se sot në mbledhjen e Këshillit socio-ekonomik do të arrihet një zgjidhje e kapshme për të gjithë partnerët social. – Advertisements – Trençevska thot se kërkesa e Lidhjes së Sindikatave të cilën e mbështesin edhe sindikatat e tjera është reale sepse është në pajtim me harxhimet dhe shportën konsumatorë. “Besoj se në mbledhjen e Këshillit socio-ekonomik, propozimi do të pranohet nga të gjithë partnerët social. Kur kemi dialog konstruktiv në Këshillin socio-ekonomik, gjithmonë arrijmë deri tek një zgjidhje e cila është më e mira për të gjitha palët”, theksoi Trençevska.…
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Librazhd, ku një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur ‘Kthesa e Murrashit’. Aksidenti ka ndodhur pikërisht në të njëjtën kthesë ku pak ditë më parë, një mjet përfundoi në lumin Shkumbin dhe humbën jetën 3 persona. Ndërkohë autobusi me pasagjerë për fat të mirë ka dalë nga rruga duke shmangur rënien në greminë. Panorama mëson se deri më tani nuk raportohen të lënduar nga aksidenti që ka shkaktuar tmerr e panik tek pasagjerët.
Ish-kandidatja e PDSH-së për presidente të shtetit, Mirushe Hoxha është një nga emrat e propozuar për akademikë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM). Krahas saj, edhe ish-kandidati nga VMRO-DPMNE-ja për president shteti, Sashko Kedev është propozuar gjithashtu. – Advertisements – Kandidatët propozohen nga Departamentet në ASHAM dhe ka propozime për kandidatë të rregullt, anëtarë përkatës dhe anëtarë nga jashtë. Kandidatët tjerë janë Sasho Cvetkovski dhe Gordana Lazhetiq në Departamentin për shkenca shoqërore, Dojana Plasheska – Karanifllska në Departamentin për shkenca mjekësore, Zoran Haxhi – Vellkov në Departamentin për shkenca teknike, Kiril Sotirovski dhe Valentin Mirçeski në Departamentin…
Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca në një deklaratë për mediat ka komentuar edhe vendimin e gjykatës për dënimin me 3.4 vite burg të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. “Ajo që mund të them është se të shohësh disa nga vendimet e fundit të gjykatave dhe prokurorëve shihet dhe një pavarësi më e madhe më e fortë e gjyqësorit dhe ky është lajm i mirë për konsolidimin e sistemit të drejtësisë”, u shpreh Soreca. Pyetje: Dënimi i Tahirit, a tregon kjo që reforma në drejtësi ka filluar të funksionojë? Luigi Soreca: Nuk kam zakon të bëj komente për cështje…
Procesi gjyqësor për rastin “Shkallët Spanjolle” shtyhet për më 18 shkurt për shkak të mungesës së të akuzuarit të parë, ish ministrit për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, i cili është pozitiv me Kovid-19. – Advertisements – Gjykatësja Fanka Jançulleva Mihaillovska në fillim të seancës së sotme ka njoftuar se mbrojtja e Janakieskit më 7 shkurt ka dorëzuar kërkesë për shtyrjen e seancës sepse Janakieski është pozitiv me KOvid-19, dhe ka dorëzuar vendimin për vet-izolim nga shkurti. Për rastin “Shkallët Spanjolle”, përskaj Janakieskit, të akuzuar janë edhe Dimitar Dimovski, Biljana Dejanovska-Dimitrovska, Violeta Samarxhiska, Aneta Jordanova, Dejan Mitevski, Emilija Radojkova, Snezhana…
Edhe pse ende Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë asnjë detaj që lidhet me nisjen e hetimeve për skandalin e tenderit të FSHZH-së, reagimet për këtë skandal vijojnë. Është Partia Demokratike që ka reaguar në lidhje me skandalin e publikuar për kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, ku me anë të një deklarate për mediat, deputetja Dhurata Çupi thotë se në vend që qeveria dhe Fondit Shqiptar i Zhvillimit të fokusoheshin te ndërtimi i infrastrukturës në fshatra, vëmendja ishte spostuar te krijimi i një menyje se çfarë duhej të servirej për të ngrënë në këto fshatra. Deputetja e…
Gjatë ditës së djeshme diku rreth pres 14:30 minuta në rrugën “Jovan Pllaninski” në Kavadar policia ka privuar nga liria dy persona, 39 vjeçarin K.Ç. dhe 38 vjeçarin P.S. që të dy nga Kavadari. Personat në fjalë janë hasur duke shitur, gjegjësisht blerë marijuhanë dhe tek të dy është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. Më pas në bazë të një urdhri gjyqësor, në shtëpitë e të dy personave është kryer bastisje, ku gjithashtu është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor në Kavadar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritët padi adekuate. -…
Detaje të reja nga arratisja e 5 të burgosurve shqiptarë në Greqi, të cilët prisnin të transferoheshin në një burg tjetër. Sipas mediave greke, të burgosurit kanë sharruar hekurat me limë dhe me pas kanë çarë murin me forcë duke përdorur hekurat. Të 5 shqiptarët ishin dënuar për krime të rënda si vrasje, grabitje dhe trafik droge. Madje një prej të dënuarve ishte i akuzuar për 3 vrasje dhe i dënuar 3 herë me burg të përjetshëm. Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tyre. Ata ndodheshin në policinë qendrore të Hanias, Kretë dhe do të…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar 312 gjoba dhe atë: 77 për tejkalim të shpejtësisë, 70 për dhënien përparësi këmbësorëve në vendkalimin për këmbësorë, 38 gjoba për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 34 për ngasje të makinës në gjendje të dehur. – Advertisements – Janë shqiptuar dhe 12 masa për makinë ta të paregjistruar dhe teknikisht të parregullta, 19 për mosvënien e rripit të sigurisë, 12 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve, 7 për vozitës fillestar dhe 5…
Kredia afatgjatë tani përbën 60% të portofolit të bankave Normat mesatare të kredisë për individë në monedhën vendase shënuan një tjetër rënie vitin e kaluar dhe prekën nivelin më të ulët historik. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se interesi mesatar i kredive të reja në lekë zbriti në 6.34%, nga 6.52% që kishte qenë një vit më parë. Ndikimin kryesor në uljen e normës mesatare të interesit e dhanë kreditë me qëllim blerjen e banesave, që kanë edhe peshën kryesore në volumin e kredisë bankare për individët. Statistikat tregojnë se interesi mesatar i këtyre kredive në lekë për…

