Çmimi i energjisë për 7440 biznese të lidhura në tension të mesëm 6,10 dhe 20 kilovolt pritet që të jetë 18 lekë/kWh, nga mesatarisht 10-12 lekë që është sot, ose 50-80% më shtrenjtë. Bëhet fjalë për atë kategori biznesi që nga 1 janari kishte detyrimin e daljes në tregun e lirë por që pas shqetësimit të tyre për kostos qeveria vendosi që t’i mbante me një çmim preferencial deri në qershor. Në një intervistë për “Monitor”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pranuar se edhe pas mbarimit të afatit 6-mujor, nëse situata do të mbetet e ngjashme, mbështetja për këtë…
Author: almakos
Seanca e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” hapet me një konflikt të rënduar midis një nëne dhe vajzës së saj. Merita dhe Eglantina kanë ardhur në studion e rubrikës së emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan për shkak të një problemi madhor. Prej 6 muajsh, Eglantina është shpërngulur në shtëpinë e së ëmës së bashku me vajzën pas ndarjes nga bashkëshorti. Ajo ndodhet në procesin gjyqësor të përpjestimit të pasurisë dhe kujdestarisë për djalin, që aktualisht qëndron me të atin. Merita i kërkon të largohet nga shtëpia për shkak të hapësirës së vogël të shtëpisë që ka duke i…
Një adoleshent autik u godit brutalisht me thikë në gjoks dhe iu desh një operacion për të shpëtuar jetën, pasi më në fund mori guximin për t’u larguar nga shtëpia e tij. Billy Baxter, 16 vjeç, u sulmua teksa doli në qytetin e tij të lindjes në Blackburn për herë të dytë në më shumë se dy vjet për shkak të ankthit të tij social. Ai u godit me thikë në zemër dhe mushkëri dhe mbeti me një mbresë 12 inç që kalonte përgjatë gjoksit të tij. Nëna e tij, Jessie Brian, 35 vjeç, tha se djali i saj mbeti…
Për më shumë se 15 vjet, Meksika ka qenë në luftë, një luftë që nuk bëhet kundër një shteti tjetër ose një kryengritje që përpiqet të rrëzojë qeverinë, as nuk bëhet kundër një armiku të vetëm. Në vend të kësaj, qeveria po bën betejë me kartelet, bandat e fuqishme që janë pozicionuar në qendër të tregtisë globale të drogës dhe kanë helmuar shoqërinë meksikane për dekada të tëra, raportojnë mediat britanike. Në të njëjtën kohë, këto kartele të ndryshme janë në luftë me njëri-tjetrin, duke konkurruar për kontrollin e një industrie të paligjshme që kap vlerën e miliarda eurove. Është…
Shteti i Maqedonisë nuk e di se sa do të kushtojë asgjësimi i 300 mijë dozave të vaksinës Pfizer kundër Covid-19, e cilave u skadon afati në fund të shkurtit dhe do të përfundojnë si mbetje mjekësore në deponinë e “Drisllës”. – Advertisements – Javën e ardhshme priten 250.000 doza Pfizer si donacion nga Italia, ndërsa 500.000 doza tjera do të dorëzohen nga maji në dhjetor përmes një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë midis qeverisë dhe prodhuesit. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kanë pasur një strategji për të bindur qytetarët që të imunizohen. Nga atje thonë se aktualisht kanë 113.300 doza…
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit në Shqipëri ku rezultojnë 4 humbje jete nga koronavirusi dhe 659 qytetarë të infektuar. Janë 13,608 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. NJOFTIMI COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3,136 testime, 659 qytetarë të infektuar, 4 humbje jete dhe 1,549 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.Çdo qytetar mbi 16 vjeç,…
Gazetar: Luka Andreev – Advertisements – Qasjet e ndryshme ishin arsyeja pse Komisioni i përbashkët nuk është pajtuar për tekst të përbashkët për kremtimin e Goce Dellçevit, zbulon bashkë-kryesuesi i Komisionit, Dragi Gjorgiev. Në një intervistë për Radion “Evropa e Lirë”, ai është shprehur se historianët bullgarë përpiqen në tekst të theksojnë se Dellçevi është rritur në kontekst shpirtëror dhe arsimor bullgar, shkruan Alsat “Se ai është rritur në një kontekst të tillë dhe kjo nuk është e diskutueshme për historiografinë tonë. Asnjë nga historianët tanë nuk e mohon këtë”, tha Dragi Gjorgiev- bashkë-kryesues i Komisionit të përbashkët Gjorgiev, nga…
Grimcat yndyrore të krijuara nga shkatërrimi i qelizave yndyrore grumbullohen në indet e mushkërive, ku formojnë membrana që veshin alveolat, duke shkaktuar probleme të rënda të frymëmarrjes. Ky është mekanizmi i origjinës së pneumonisë bilaterale Covid-19, i rindërtuar për herë të parë nga një grup kërkimor italian, sipas studimit të botuar në International Journal of Obesity. Koordinuar nga Saverio Cinti, nga Universiteti Politeknik në Marche, hulumtimi u krye në bashkëpunim me Universitetin e Milanos dhe Universitin Côte d’Azur. Të dhënat e reja, të mbledhura nga indet e 19 individëve që vdiqën nga Covid dhe 23 të tjerëve që vdiqën nga…
Shoqata е Mediumeve në Maqedoni, iu drejtua ministrit Tupançevski duke kërkuar ndryshimin e projektligjit për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje. Tekstin e botojmë në formë integrale dhe origjinale. – Advertisements – I nderuari ministër Tupançevski, Shoqata e Mediumeve në Maqedonia, ku bëjnë pjesë televizionet kombëtare: Alfa, Alsat, Kanal 5, Sitel dhe Telma, kërkon që të bëni një ndryshim tjetër formal-juridik. Gjegjësisht, në nenin 5 të propozim-amendamenteve të Ligjit për Përgjegjësinë Civile për Fyerje dhe Shpifje, propozuesi i këtij ligji e ka njohur drejt termin media, marrë nga ligji “Lex Specialis”, kur bëhet fjalë për median, e cila në këtë…
Nga Andrew Sheng & Xiao Geng “Project Syndicate” Ndërsa pandemia e Covid-19 hyri në vitin e saj të tretë, Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një bum vazhdueshëm të bursave, ndërsa suficiti tregtar global i Kinës shënoi nivele rekord. Ka arsye të besohet se këto tendenca nuk do të zgjasin shumë. Dhe kjo sepse Rezerva Federale e SHBA-së, është e vendosur ta shtrëngojë politikën monetare përballë inflacionit në rritje, ndërsa tregu i aksioneve të SHBA-së ka filluar të bjerë. Por edhe nëse rritja tregtare apo eksportet e fuqishme në ekonomitë më të mëdha të botës do të vazhdonin, shumica e njerëzve…
Një grua është akuzar për vrasje n e një djali të vogël vetëm 2 vjeç në North Yorkshire, në Britaninë e Madhe javën e kaluar. Mediat vendase raportojnë se vrasësja e vogëlushit Daniel James Hodgson Green do të dalë para gjykatës të hënën. Pas vdekjes javën e kaluar, kryeinspektori në Policinë e Cleveland, Mattheë Hollingsëorth tha se ata “po luten për familjen e djalit dhe se humbja e tyre as nuk merret dot me mend”. “Ne e dimë duke dëgjuar këtë incident shumë banorë vendas do të shqetësohen dhe duam të sigurojmë komunitetin se një ekip i përkushtuar detektivësh po…
Gazetar: Bashkim Sulejmani – Advertisements – Ngricat në rrugë por edhe vozitja e shpejtë, duke mos respektuar kushtet e rrugës e as kufizimin e shpejtësisë, kanë bërë që dhjetor dhe janari, të jenë muajt me më shumë aksidente. Ministria e Punëve të Brendshme ka shtuar kontrollet, sidomos në zonat e banuara, shkruan Alsat. “Gjatë Janarit janë regjistruar 98 aksidente në SPB – Tetovë, nga të cilat 30 kanë qenë me lëndime të lehta trupore, ndërsa tetë me lëndime të rënda trupore. Për fat të mirë mund të them se nuk kemi pasur viktima në njerëz, që në dhjetor ishte ndryshe,…

