Author: almakos

Është shtyrë sot seanca gjyqësore për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha e arrestuar për korrupsion. Mësohet se shkak i kësaj shtyrje është bërë mungesa e gjyqtarit Erion Çela, ndërsa seanca e radhës gjyqësore është caktuar më 14 shkurt të këtij viti. Prej 11 shkurtit të vitit të kaluar Hoxha u arrestua me urdhër të SPAK. Bashkë me 9 persona të tjerë të vënë në pranga gjatë operacionit, ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.

Lexo më Shumë

Puna e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime është e penguar dhe për momentin Kuvendi nuk mund të zgjedhë gjyqtarë kushtetues dhe të mundësojë funksionimin normal të Gjykatës Kushtetuese, thuhet në përgjigjen e kabinetit të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi në letrën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska. – Advertisements – Kabineti i Kryetarit të Kuvendit njofton se Xhaferi ka pranuar letrën nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, lidhur me problemet në punën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Kuvendi, në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese, njoftohet për skadimin e mandatit të gjyqtarëve kushtetues, përkatësisht…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilham Aliyev tha se tregjet evropiane të energjisë do të shohin më shumë gaz që buron nga Azerbajxhani në Korridorin Jugor të Gazit në vitin 2022 duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e tregut që mund të çojë në një krizë energjetike. Komentet e presidentit Aliyev u bëne keto dite në takimin e 8-të ministror të Këshillit Këshillimor të Korridorit Jugor të Gazit (SGC) në kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit. Azerbajxhani, pas përfundimit të Korridorit Jugor të Gazit, arriti të rrisë eksportin e tij në tregjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe tregjet evropiane. Vitin e kaluar eksporti i gazit natyror nga Azerbajxhani ishte…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petrevski – Advertisements – Biznesmenët nuk heqin dorë nga synimi për t’ia ndryshuar mendjen qeverisë dhe kthimin e punëtorëve në punë të dielën, shkruan Alsat. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë thonë se nuk janë vetëm punëdhënësit që duan të punojnë të dielën, por për mëditje më të mirë të punësuarit vet do të paraqiten për të shkuar në punë të dielave. Biznesmenët u ankuan në emër të punëtorëve se u është shkelur e drejta kushtetuese për punë. “Ligji e vlerëson punën e punëtorëve në sektorin e tregtisë ndryshe nga sektorët e tjerë, në kuptimin që shtesa e pagës…

Lexo më Shumë

Deri të premten është lënë afati që të dëshmojnë të arrestuari për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis në Selanik. Pas afatit që kanë marrë, ata kthehen në qendrat e paraburgimit të Sigurimit të Selanikut. Ndërkohë hetuesit kanë filluar marrjen në pyetje të 9 të arrestuarve. Ndërkohë një shqiptarë dhe një grek vijojnë të jenë në kërkim. Para gjykatës ka pasur tensione pasi familjarët e viktimës u janë sulur të akuzuarve për vrasjen. Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet e të arrestuarve. Ata janë shfaqur me kapuç në kokë. Ndërkohë në hetuesi ata kanë filluar akuzat ndaj njëri tjetrit. Në një moment…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka thënë se ai do ta drejtojë sot mbledhjen e Këshillit Ekonomik, në lidhje me pagën minimale, shkruan Alsat. – Advertisements – Kovaçevski, ka bërë me dije sërish se është në anën e punëtorëve, derisa ka theksuar se shpreson të gjejnë një zgjidhje. “Për sot kemi caktuar edhe mbledhje të Këshillit Ekonomik, të cilën do ta drejtoj unë, si dhe kemi caktuar mbledhje me Këshillin socio-ekonomik, ku do të marr pjesë personalisht dhe shpresoj se së bashku me sindikatat dhe punëdhënësit do të gjejmë zgjidhje, që do të jetë në favor të punëtorëve, sepse unë disa herë…

Lexo më Shumë

Një virus i ri dhe tepër i rrezikshëm ka rritur alarmin e përdoruesve të mijëra smartphonë-ve në Itali. Ky virus, i cili ka marrë emërtimin ‘BRATA’ ka vënë në shenjestër smartphon-ët Android, me objektiv vjedhjen e fondeve nga aplikacionet financiare që përdoret nga viktimat. ‘Ansa’ raporton se virusi është evidentuar për herë të parë në vitin 2019, nga ekspertët e sigurisë së Kaspersky. Por në ditët e undit kompania ‘Cleafy Labs’ ka konstatuar një përhapje të rrezikshme të tij nëpër Europë. Por, si funksionon e gjithë skema mashtruese? Gjithçka nis nga një mesazh ‘phishing’ që pretendohet se vjen nga banka.…

Lexo më Shumë

Ndërmjet viteve 2016 dhe 2019, Shqipëria kapi një ton drogë nga territori ekuadorian. Të flasësh për praninë e karteleve meksikane apo kolumbiane në Ekuador nuk është më e çuditshme, veçanërisht gjatë vitit 2021 kur shpërtheu kriza e burgjeve. Megjithatë, pak është thënë se kush është përgjegjës për dërgimin e drogës në kontinentin e vjetër, Evropë. Por një vrasës i kohëve të fundit i vuri edhe njëherë lupën organizatave kriminale të drogës që veprojnë në vend. Është se më 22 janar në një restorant në Guayaquil u vra një shqiptar i quajtur Ergys Dashi. Sipas mediave evropiane, ai konsiderohej si një…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska sot i dërgoi letër kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi ku shprehu shqetësimin për gjendjen me zvogëlimin e numrit të gjykatësve dhe kërkoi nga ai që të përdor autoritetin e tij dhe në Kuvend të zgjidhen katër gjykatës e ri. – Advertisements – Në letër thuhet se Kushtetuta e definon Maqedoninë e Veriut si demokraci parlamentare, ndërsa Gjykata Kushtetuese si organ e mbron kushtetutshmërinë, ligjet dhe të drejtat e njeriut dhe për këtë arsye, kjo gjykatë funksionon vetëm me 5 gjykatës edhe pse Kushtetuta parasheh përbërjen e plotë me 9 gjykatës. “Kjo ka ndikim gjatë…

Lexo më Shumë

Monedhat dixhitale dhe kriptomonedhat po fitojnë një peshë në rritje në tregjet financiare dhe rrjedhimisht po tërheqin edhe vëmendjen e institucioneve monetare. Disa studiues të Bankës së Shqipërisë kanë përgatitur një material kërkimor lidhur me ndikimin e monedhave dixhitale në ciklin dhe stabilitetin financiar. Materiali është përgatitur nga zëvendës.guvernatorja e dytë, Natasha Ahmetaj dhe specialistët Bledar Hoda, Livia Nikolla dhe Arisa Saqe. Në studimin e tyre autorët kanë krahasuar monedhat dixhitale të tre kategorive të ndryshme: kriptomonedhat dixhitale me çmim të luhatshëm, kriptomonedhat me çmim fiks ose stablecoins dhe paranë elektronike të bankave qendrore. Krahasimi i tyre është bërë në…

Lexo më Shumë

Miliona njerëz janë paralajmëruar se fjalëkalimet që ara përdorin nuk duhet të jenë të thjeshta dhe të parashikushëm nga hakerat. Më shumë se 34 milionë njerëz aktualisht po përdorin fjalëkalime  të tilla dhe që janë lehtë të hakërueshëm, kanë paralajmëruar ekspertët e sigurisë. Shkalla befasuese e kërcënimit u zbulua në një studim të ri nga ofruesi i makinerive të kartave Dojo, i cili analizoi të dhënat nga rreth 100,000 fjalëkalime të shkelura të shpërndara nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC). Për t’i ndihmuar përdoruesit të mbajnë të dhënat e tyre të sigurta, Dojo ka zbuluar disa nga fjalëkalimet që…

Lexo më Shumë

Zbardhen detaje nga shqiptarët e arratisur nga burgu grek. Nga 29 deri në 43 vjeç është mosha e 4 shqiptarëve të arratisur nga paraburgimi në Greqi, teksa dënimet e tyre janë për vepra të ndryshme penale të rënda. Ndonëse emrat e tyre nuk bëhen publike, një prej tyre është me inicialet O.P., 43 vjeç nga Dropulli dhe i dënuar për 6 vepra penale. Te arratisurit: O.P. 43 vjeç, shtetas shqiptar nga Dropulli, i dënuar për “pjesëmarrje në grup kriminal”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekje”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje”, “përdorim arme”. Shqiptar 32 vjeç, i dënuara për “grabitje”; Shqiptar 34 vjeç,…

Lexo më Shumë