Presidenti Ilham Aliyev tha se tregjet evropiane të energjisë do të shohin më shumë gaz që buron nga Azerbajxhani në Korridorin Jugor të Gazit në vitin 2022 duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e tregut që mund të çojë në një krizë energjetike.
Komentet e presidentit Aliyev u bëne keto dite në takimin e 8-të ministror të Këshillit Këshillimor të Korridorit Jugor të Gazit (SGC) në kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit.
Azerbajxhani, pas përfundimit të Korridorit Jugor të Gazit, arriti të rrisë eksportin e tij në tregjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe tregjet evropiane. Vitin e kaluar eksporti i gazit natyror nga Azerbajxhani ishte 19 miliardë metra kub, 8.5 drejt Turqise, gati 7 miliardë drejt Italise dhe pjesa tjetër për anëtarët e tjerë të ekipit – Gjeorgjia, Greqia, Bullgaria”, tha ai, duke u shprehur se së shpejti Shqipëria do te jete një vend tjeter i ri qe do te furnizohet me gaz pasi te përfundoje rrjetin e shpërndarjes së gazit, tha Presidenti Azerbaxhanas.
Sipas presidentit, gazi i Azerbajxhanit perben rreth 20-80 për qind të konsumit të përgjithshëm të gazit në vende të ndryshme të huaja dhe numri ka ardhur duke u rritur ndërsa Azerbajxhani punon për të rritur prodhimin e energjisë blu.
Presidenti Aliyev është i bindur se rezervat e provuara të gazit të Azerbajxhanit i lejojnë vendit të rrisë flukset në tregjet jashtë shtetit, veçanërisht në Evropë, e cila është përballur me një mungesë burimesh. Sipas të dhënave zyrtare, rezervat e provuara të gazit të Azerbajxhanit të bllokuara nën Detin Kaspik janë 2.6 trilion metra kub, nga të cilat një trilion është i rezervuar në fushën më të madhe të Shah Deniz. Megjithatë, shifra ka të ngjarë të rritet për shkak të zbulimeve të reja.
Azerbajxhani ka furnizuar me gaz natyror përmes Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) tregjet evropiane që nga 31 dhjetori 2020. TAP fillon në kufirin turko-grek dhe kalon përshkon 773 kilometra në tokë dhe 105 kilometra në det përmes Greqisë dhe Shqipërisë drejt destinacionit përfundimtar në Itali.
Ndërkohë, TAP është pjesë e mega tubacionit të Korridorit Jugor të Gazit (SGC), i cili është projektuar dhe ndërtuar për rritjen dhe diversifikimin e furnizimeve evropiane me energji duke sjellë gazin natyror të Kaspikut në Evropë për herë të parë. SGC me tre segmente përshkon shtatë vende dhe gjashtë sisteme rregullatore, lidh 11 investitorë të ndryshëm dhe fillimisht furnizon 12 kompani blerëse gazi, kryesisht në Evropë. Vëllimi vjetor i transportit prej 16 bcm i korridorit ndahet midis Turqisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian, të cilat marrin respektivisht 6 bcm dhe 10 bcm.
TAP-i shihet si një transportues energjie i rëndësishëm nga pikëpamja strategjike dhe ekonomike dhe vlerësohet për sigurimin e aksesit të besueshëm në një burim krejtësisht të ri të gazit natyror për Evropën, e cila varet në mënyrë të konsiderueshme nga furnizimet e huaja. Tubacionet qe furnizojne me gaz luajne një rol të rëndësishëm në rritjen e sigurisë energjetike të Evropës, diversifikimin e furnizimit, si dhe realizimin e objektivave te dekarbonizimit duke mundësuar një rrjedhje të pandërprerë të gazit Azerbajxhan nga fusha nënujore Shah Deniz-2 qe operohet nga gjiganti britanik BP.
Komisioneri Evropian për Energjinë Kadri Simson tha se përpjekjet e Azerbajxhanit për të rritur furnizimet me gaz në Evropë përmes SGC ishin “një moment delikat për sa i përket sigurisë së furnizimit me gaz të BE-së”.
Simson vazhdoi duke shtuar se deri në vitin 2030, gazi do të përfaqësonte deri në 22 për qind të pjeses energjetike për Evropën, që do të thotë se tregjet e brendshme do të kishin nevojë për furnizime shtesë nga Azerbajxhani përmes TAP. Sipas zyrtarit, konsorciumi TAP po kryen aktualisht një test te tregut për të zbuluar kërkesën për furnizime shtesë, rezultati i të cilit do të dihet brenda korrikut 2022.
Zyrtarët e TAP janë të bindur se kapaciteti vjetor i xhiros së TAP-it mund të rritet deri në 20 bcm gaz në vit duke furnizuar me energjinë më shumë tregje në Evropë.
Në rast të zgjerimit të kapaciteteve, disa vende të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Kroacinë, mund të marrin gjithashtu gazin Azerbajxhan.
BE ka plane për 5 bcm ne vit gaz azerbajxhanas që do të vije drejt Ballkanit Perëndimor përmes Gazsjellësit Jon Adriatik (IAP) 511 kilometra, i cili do të lidhet me TAP në Shqipëri dhe do të shtrihet në rrjetin kroat nëpërmjet Malit të Zi, dhe me një degezim drejt Bosnje dhe Hercegovinës.
Ballkani Perëndimor – i përbërë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, ka pasur mungesë të infrastrukturës energjetike. Shumica e importeve të gazit në Ballkanin Perëndimor vijnë nga Rusia.
Shqipëria, Mali i Zi dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinës nuk janë të lidhura me rrjetin evropian të gazit. Vetëm Serbia prodhon gaz që plotëson rreth 20 deri në 25 përqind të konsumit të saj të brendshëm, sipas një raporti të përpiluar nga Jstor, një reviste akademike./ Përkthyer nga Caspian News