Ashtu si edhe ishte lajmëruar, Rama gjendet në Itali, për një vizitë zyrtare. Kryeministri është larguar ditën e djeshme dhe sot mediat italiane kanë publikuar foto. Ashtu si shihet, Rama është duke shijuar një kafe, së bashku me stafin e tij. Megjithatë kreu i qeverisë duket shumë i përqëndruar tek telefoni i tij.
Rama do të jetë i pranishëm në një takim që të zhvillohet në Unitus me Ministren e Universitetit dhe Kërkimeve Maria Cristina Messa. I pranishëm do të jetë edhe Paolo Orneli, këshilltar rajonal për zhvillimin ekonomik, tregtinë dhe zejtarinë, universitetet, kërkimin shkencor, start-up-et dhe inovacionin.



