As dy ditë nuk kishin kaluar nga transferimi, kur një arratisje e bujshme e katër shqiptarëve dhe një pakiztanezi prej ambienteve të paraburgimit në qytetin helen të Chania-s ka mbushur ekranet e televizioneve, portaleve dhe gazetave të Greqisë, dhe më pas të vendit tonë këtë të hënë.
Shqiptarët, së bashku me një shtetas pakistanez prenë me limë kangjellat e burgut dhe mundën të largohen me nje kamionçinë nga qelitë ku po qëndronin, kanë raportuar mediat e shtetit fqinj.
Mediat e shtetit fqinj kanë zbuluar edhe identitetet e të arratisurve, të ciliët i përkasin moshave të reja, përkatësisht 29-43 vjeç. Sipas informacioneve në dispozicion, të arratisurit ishin:
- Olis Thoma Prifti, 43-vjeç nga Dropulli, i arrestuar në vitin 2016. I dënuar me burgim të përjetshëm për “pjesmarrje në grup kriminal”, “grabitje”, “grabitje me pasoje vdekje”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim arme”. Gjatë grabitjeve të grupit të Priftit, mbeti e vdekur një e moshuar greke 84-vjeçare.
- Olsi Qamil Meta, shqiptar 29 vjeç, i dënuar për “trafik droge”;
- Ardian Qamil Meta, nga Divjaka, 32-vjeç, i dënuar për grabitje, pjesë e grupit të Olis Priftit.
- F.F., Shqiptar 34 vjeç, i dënuar për “trafik droge”;
- Pakistanez 35 vjeç, i dënuar për “vrasje”.
Por Prifti, 2 Metat, dhe 34-vjeçari me iniciale F.F., nuk janë të vetmit që kanë qenë në gjendje t’ia mbathin përkohësisht larg prangave të autoriteteve dhe “shpatës” së drejtësisë, dhe me shumë gjasa nuk do do të jenë të fundit, që zgjedhin lirinë e momentit me pasojë zgjatjen e kohës së vuajtjes së dënimit.
Shqiptari arratiset nga burgu italian në natën e Vitit të Ri
Pak më shumë se një muaj më parë, një shqiptar nga burgu i Verçellit gjatë natës së ndërrimit të viteve në Itali. 27-vjeçari Kristjan Mëhilli ishte arrestuar në vitin 2019 si anëtar i bandës “Ice Eyes” që akuzohen se kishin kryer një sërë grabitjesh të vilave në territorin piemontez te Italisë.
Mëhilli së bashku me një të burgosur tjetër (me origjinë shqiptare) sharruan hekurat e dritares së qelisë, me çarçafë të lidhura litar. Të dy të burgosurit mundën të zbresin nga kati i katër i qelisë në murin e brendshëm të burgut. Të ndihmuar nga persona të jashtëm, të cilët u kanë hedhur litar brenda murit rrethues të burgut, Mëhilli ka arritur të largohet ndërsa tjetri është rrëzuar e ka thyer krahun, e është bllokuar nga rojet e burgut.
Mediat italiane e konsiderojnë shqiptarin si të rrezikshëm dhe të paskrupullt, pasi u arrestua në maj të 2019-s nga karabinierët e Casale Monferrato, së bashku me tre shqiptarë të tjerë. Ai ishte pjesë e bandës që kryente grabitje në vila në zonat Alessandria, Casalese dhe Vercelli. Agustin Pjetërgjokaj, Kristjan Keci dhe Cesk Thani ishin shqiptarët e tjerë pjesë e bandës.
Shqiptarët janë autorë të disa grabitjeve në Itali. Ata kanë goditur kujdestarin e një çifti të moshuar duke grabitur 400 mijë euro. Nëntorin e 2019-ës, të armatosur dhe me shufra hekuri, të rinjtë shqiptarë grabitën vilën e sipërmarrësit Riccardo Coppo, në Cella Monte ku morën 60 mijë euro dhe sende me vlerë.
Përveç grabitjes shqiptarët janë përgjegjës edhe për një sulm tjetër në Trescore Balneario (Bergamo), më 12 dhjetor 2018; dhe tre grabitje në tentativë, në Parabiago (Milano), më 14 qershor 2018 dhe 8 maj 2019, dhe në Erbusco (Brescia), më 13 maj, raportonte VercelliNotizie.it.
Shqiptari arratiset nga burgu shkon të grabisë bankën
Më 21 korrik 2021, një shqiptar 42-vjeç i arratisur nga burgu, së bashku me një grek 58-vjeç u arrestuan për grabitjen e një dege të një banke ditën e djeshme në Peristeri, Athinë.
Mediat greke publikuan pamjet e momentit kur shqiptari futet brenda në bankë i maskuar dhe armatosur duke grabitur degën. Shqiptari nën kërcënimin e armës bllokoi arkëtarin dhe mori shumën që gjendej brenda më pas doli duke u arratisur me bashkëpunëtorin e tij grek që po e priste.
Por arratia nuk zgjati shumë. Dy grabitësit u lokalizuan dhe pavarësisht rezistencës u prangosën. Shqiptarit, identiteti i të cilit nuk publikohet iu sekuestruan një pistoletë me mulli, fishekë, një shumë në euro, që grabiti dhe veshjet e përdorura.
Grekut iu gjet një armë, dy hanxharë dhe makina që përdorën për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Policia greke thotë se shqiptari ishte arratisur nga burgu në 20 janar të vitit të kaluar, ku po vuante dënimin 28 muaj për vjedhje, rezistencë dhe hyrje ilegale në Greqi.
Shqiptari arratiset pasi grekët i dhanë leje daljeje
Një 34-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu grek i Domokos më 12 shtator, 2019. Sipas mediave greke, shqiptari kishte dalë me leje nga burgu. Autoritetet i kishin dhënë një pushim 5-ditor. Por pas përfundimit të ditëve, ai nuk u kthye në institucionin e vuajtjes së dënimit.
34-vjeçari duhej të ishte kthyer mëngjesin e së mërkurës, por nuk ka ndodhur kështu. Policia ka nisur kërkimet për të gjetur dhe arrestuar shqiptarin. 34-vjeçari është i dënuar me 9 vite e 2 muaj burgim për veprën penale të trafikut të drogës.
Ndërkohë, nga i njëjti burg është arratisur edhe një 40-vjeçar polak, që gjithashtu kishte dalë me 5 ditë leje dhe nuk u kthye më. Polaku është i dënuar me 20 vite burgim për vrasjen e një biznesmeni në ishullin e Mikonos në vitin 2010, ka raportuante klan në atë kohë.
Sharrojnë hekurat e dritares, zbresin me çarçafë. Shqiptarët arratisen nga burgu italian i Rebibias
Më 28 tetor 2016, tre të dënuar shqiptarë janë arratisur ditën e djeshme nga burgu i Rebibias, në Itali, duke përdorur çarçafët si litarë. Sipas mediave italiane mësohet se, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm mes orës 06:00 dhe 06:15.
Në bazë të hetimeve të para, tre të arratisurit kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë së ndodhur në katin e parë, kanë arritur murin rrethues e më pas kanë zbritur prej tij përmes çarçafëve. Mediat italiane kanë raportuar se u arratisën shtetasit, Tesi Basho, 35 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, Ilir Pere, 40 vjeç, i dënuar për tentativë vrasje, ndërsa dënimi i tij përfundonte në vitin 2041 dhe Mikel Hasanbelli, 38 vjeç, i dënuar për shfrytëzim prostitucion dhe dënimi i tij përfundonte në vitin 2020.
Të njëjtat burime bënë me dije se, tre të arratisurit pranë shtretërve të e tyre kanë vendosur kartona të mbuluar me batanije, si gjurmë të trupave të tyre të shtrira, në mënyrë që mos të shkaktohej menjëherë alarmi i mungesës së tyre. Ndërsa në hekurat e sharruar të qelisë kanë varur një bluzë për të fshehur të çarën që kishin hapur për tu larguar nga qelia.
Të dënuarit ndodheshin në repartin G9 të burgut dhe përbëjnë rrezikshmëri të lartë. Menjëherë pas kësaj ngjarje autoritetet italiane kanë nisur kërkimet, duke analizuar kamerat e mbikëqyrjes dhe duke ngritur postoblloqe në zona të ndryshme.
Ndërkohë mediat italiane kanë ngritur shqetësimin se kohët e fundit nga vendet e vuajtjes së dënimit janë arratisur shumë të dënuar për shkak të mungesës së personelit në këto institucione. Aktualisht në burgun e Rebibias ndodhen 1.370 të burgosur e 620 punonjës policie. Vetëm gjatë natës së kaluar kanë mbërritur 39 të burgosur të tjerë nga komuna e Camerinos, zonë e prekur nga tërmeti.
Autoritetet italiane menjëherë pasi janë arratisurit nga burgu i Rebbibias tre shqiptarët, kanë nisur kërkimet për kapjen e tyre ndërsa konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë. Mediat italiane bëjnë me dije se, sipas autoriteteve vendase më i rrezikshmi konsiderohet 36-vjeçari Tesi Basho i dënua me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë.
36-vjeçari është dënuar në vitin 2008 për vrasjen e dy rumunëve. Vrasja ndodhi në janar të vitit 2008 dhe Basho i ekzekutoi me 13 plumba. Më pas u largua në Amsterdam, për t’u arrestuar disa muaj më vonë nga Interpoli italian. Po kështu një prej të arratisurve 36-vjeçari Mikel Hasanbelliu, së bashku më të vëllain, Geron Hasanbelliu janë emra të njohur dhe për drejtësinë shqiptare.
Në korrik të vitit 2015, ata i shpëtuan drejtësisë shqiptare, ndërsa akuzoheshin për vrasjen e shtetasit Julian Çela në Belgjikë dhe plagosjen e Kasandër Nogës. Vrasje e bërë për hakmarrje, pasi Noga u ekzekutoi babanë, teksa ishte i shtruar në reanimacionin e Ushtarakut. Pasi u shpallën të pafajshëm nga drejtësia shqiptare ata u ekstraduan drejt Italisë për trafik droge dhe prostitucion. Mikel Hasanbelliu duhet të qëndronte në burg deri në vitin 2020. Ndërsa Ilir Pere ishte dënuar për trafik armësh si dhe tentativë vrasje. Ai duhej të qëndronte në burg deri në vitin 2041.