Kosova, rajoni dhe situata e tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë, ishin pjesë e diskutimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, ne Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane.
Basha theksoi se Partia Demokratike mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për një zgjidhje diplomatike lidhur me Ukrainën.
“Ne duhet të qëndrojmë krah për krah në aleancën tonë euroatlantike përballë kësaj sfide të rrezikshme jo vetëm për vetë Ukrainën, por edhe për Evropën e me gjerë”,- theksoi Basha, ndersa shtoi se:
“Lufta nuk duhet të jetë kurrë një opsion, ndaj mbetet detyrë e liderëve politikë të përdorin të gjitha mjetet diplomatike dhe të lënë mënjanë kërcënimet e luftës.”
Basha: Të përmbyllet procesesi i njohjes së Kosoves nga vendet e BE-së dhe marrëveshja me njohjen reciproke me Serbinë
Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, Basha kërkoi që këto kohë të trazuara të jenë nxitëse për Europën, që t’i kushtojë më shumë vëmendje dhe të ushtrojë një ndikim më të madh për njohjen e Kosovës nga vendet që ende nuk e kane bërë dhe përmbylljen e marrëveshjes me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të dy vendeve, tu mundësohet anëtarësimi sa më i shpejtë në BE.
Basha theksoi se popujt e rajonit, pa dallim, duan të shohin përpara për të ardhmen e tyre të përbashkët evropiane, dhe të lënë pas të kaluarën tragjike.



