Një sasi prej 300 kg kanabis është kapur në kufirin greko-shqiptar. Mediat fqinje bëjnë me dije se operacioni i policisë është zhvilluar në qytetin e Igumenicës.
Lënda narkotike është gjetur mes shkurreve në një zonë e cila lidhet dhe me rrugë tokësor, por dhe me detin me Shqipërinë, në vendin e quajtur Loridha, Sajadhe.
Janë sekuestruar 8 çanta qe përmbanin 35 pako me 299 kg 612 gramë marijuanë. Operacioni është ende në vijim.