Gazetar: Ile Petrevski Në kohën kur kanë mbetur më pak se një muaj nga fillimi i sezonit të ngrohjes përgjegjësit e energjetikës do të zhvillojë vizita në rajon për të kërkuar karburante. Do të kërkojnë thëngjill, gaz dhe mazut që të mund të funksionojnë termocentralet. Pas deklaratës së një dite më parë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Maqedoni do të dërgojë gaz për prodhimin e rrymës, Alsat jozyrtarisht siguroi informacionin se sasisë së gazit që nga Serbia të premten në Beograd do t’i kontraktojë përfaqësues i lartë i pushtetit. Por, informacionet thonë se si kundër-shërbim Maqedonia duhet t’i shesë…
Author: almakos
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 887 teste, ndërsa janë regjistruar 75 raste të reja me COVID-19. Nga atje njoftojnë se janë regjistruar 99 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 342.323, numri i të shëruarve është 332.150, numri i atyre që humbën jetën është 9.524, ndërsa numri i…
Gazetar: Adrian Kerimi Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski deponoi dorëheqjen e tij në Qeveri. Aktin në mënyrë formale Milevski nuk e ka parashtruar personalisht, por përmes shërbimeve juridike të cilët e kanë dorëzuar në arkivin e organit ekzekutiv. Derisa Qeveria të shqyrtojë dhe konstatojë dorëheqjen e Milevskit, partia e tij mund të mbledh organet për të vendosur një emër të ri për ministër të pushtetit lokal, i cili jo zyrtarisht mund të jetë Risto Penov. Pas dorëheqjes së Milevskit nga pozita e ministrit, ai mund të largohet edhe nga pozita e kryetarit të partisë. Një gjë e tillë mund…
Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska bëri të ditur se do të realizojë projekte, ndërsa të gjithë drejtorëve u tha se pozitat e tyre nuk janë të përjetshme, në rast se nuk punojnë në interes të qytetarëve. “Ne do të bëjmë gjithçka për të vazhduar realizimin e projekteve në interes të qytetit dhe qytetarëve. A do të jetë më mirë apo më keq, do të tregojë koha, për çdo rast. Ajo që mund të them është se duhet të punojmë për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe fondet”, theksoi Arsovska. Ndërsa për shkarkimin e drejtorëve dhe tensionet me VMRO-DPMNE-në…
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski përmes një komunikimi të shkurtër me Alsat ka konfirmuar se ka deponuar dorëheqjen e tij në Qeveri. Përmes shërbimeve të ministrisë, dorëheqja e Milevskit është dorëzuar në arkivin e organit ekzekutiv. Të pyetur zyrtarisht, nga Qeveria na thanë shkurt se akoma nuk janë të njoftuar, por do të informojnë sapo të konfirmojnë informacionin.
Ministria për Punë të Brendshme ka njoftuar se dje ka arrestuar 39 vjeçarin me inicialet M.J nga Kavadari, shtetas i Maqedonisë së Veriut, që kërkohej për vuajtjen e dënimit prej 15 viteve burg. “Me datë 19.09.2022, në ora 18:00, në rrugën “Blazo Aleksov” në Kavadar, zyrtarë policorë kanë arrestuar shtetasin M.J.(39) nga Kavadari. Ai është dënuar me 15 vite burg për krime të kryera nga neni 131, neni 237 dhe neni 396 i Kodit Penal. Ndaj tij ishte lëshuar fletarrestim qendror pasi duhej të vuante edhe një vit e pesë muaj burg. Personi është dërguar në burgun e Idrizovës për…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mëngjesin e sotëm sipas orës lokale do të merr pjesë në hapjen e Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Kryeministrat dhe shefat e shteteve do t’i presë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh. Me këtë fillon debati i përgjithshëm i 77-të i Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Seanca e sivjetshme e Asamblesë së Përgjithshme e KB-së ka temën “Zgjidhje transformuese për sfidat e ndërthurura”, në korniza të Kuvendit të Përgjithshëm të 77-të që është fokusuar në temën: “Zgjidhje përmes solidaritetit, qëndrueshmërisë dhe…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi do të zhvillojë sot një tjetër takim online me homologun e tij bullgar lidhur me çmimin e blerjes së energjisë elektrike. Ndërkohë të enjten Bekteshi së bashku me drejtorin e EMV-së, Vasko Kovaçevski dhe me drejtorin e RNE-së, Bajram Rexhepi do të qëndrojë për vizitë në Turqi, ku siç paralajmëroi fokusi do të jetë energjetika. Bekteshi është optimist se do të arrihet një marrëveshje me Bullgarinë dhe për këtë, siç tha ai, sheh vullnet të mirë. Ndërkohë për bisedimet me Turqinë, nëse ka diçka konkrete, ai do të informojë opinionin kur të kthehet.
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 130 gjoba, prej të cilave: 22 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 gjoba për vozitje në gjendje të dehur, shkruan Alsat. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 9 gjoba për makina të paregjistruara, 5 për vozitësit fillestar, 8 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe tre për kalim në të kuqe në semaforë./Alsat.mk
Në Kuvend sot do të mbahen seanca të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji, për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencisë për inteligjencë, dhe për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për monitorimin e komunikimeve dhe të Komisionit legjislativ-juridik. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërtim, pas procedurës së shkurtuar, është pika e vetme në rendin e ditës të Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji dhe Komisionin Ligjvënës.
Gazetar: Ile Petreski Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka kërkuar ndihmë nga kreu i BFI-së për t’u dërguar apel besimtarëve që të përdorin sa më pak energjinë elektrike, shkruan Alsat. Ministri thotë se është shumë e rëndësishme të kursehet, jo vetëm për buxhetin e brendshëm, por edhe për shpenzimet e shtetit për prodhimin e energjisë elektrike. “Çdo mesazh që do të dalë nga BFI-ja do të jetë mbështetje e madhe dhe në të njëjtën kohë do të shpërndahet nëpër xhami përmes besimtarëve”, tha Kreshnik Bekteshi ministër i ekonomisë. Kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu, u ka dërguar apel qytetarëve dhe besimtarëve…
Gazetar: Mefail Ismaili Flakët shkatërruan edhe një objekt të vjetër në Qendër të Shkupit. Në orët e Mesditës, ata përfshinë barakat në afërsi të vendit të quajtur “Rampa”, shkruan Alsat. Barakat, ishin të ngjitura me shitore ndërsa ndodhen pranë ndërtesave ku ka qindra banorë. Pos dëmeve materiale, nuk ka asnjë persona të lënduar edhepse në këto baraka ka qëndruar një familje. Komandanti i njësisë së zjarrfikësve në Shkup, Zvonko Tomeski tha se objektin e kanë gjetur të përfshirë nga flakët, por kanë intervenuar në kohë. “Intervenuam me gjashtë automjete të zjarrfikësve dhe 20 zjarrfikës. Ajo që mund të thuhet është…

