Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se pak pas mesnate ka privuar nga liria 28 vjeçarin A.N. nga Odri i Tetovës pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar një sasi e kokainës. “Mbrëmë (23-shtator), gjysmë ore pas mesnate, në Tearcë të Tetovës, pjesëtarët e policisë e SPB Tetovë kanë privuar nga liria 28-vjeçarin A.N. nga Odri i Tetovës, pasi që gjatë kontrollit të kryer është gjetur kokainë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë./Alsat.mk
Author: almakos
Sot në Bruksel vazhdon mbledhja për Kapitullin 24, Drejtësi, Liri dhe Siguri, në të cilën Komisioni Evropian do ta prezantojë korpusin e ri të BE-së të miratuar në periudhën pas vitit 2018-2019, ndërsa javën e ardhshme vazhdojnë mbledhjet për kapitullin 23 që përfshin “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”. Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varhelyi dërgoi porosi se tani është më e rëndësishme që të gjithë në Maqedoninë e Veriut të qëndrojnë pas së ardhmes evropiane të vendit dhe të ndihmojnë në procesin e bisedimeve. Varhelyi, në takimin dje në Bruksel me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq kanë biseduar për procesin…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka gjobitur gjithsejtë 203 vozitës, prej tyre: 34 për tejkalim të shpejtësisë, 24 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 gjoba për vozitje në gjendje të dehur, shkruan Alsat. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 15 gjoba për makina të paregjistruara, 9 për vozitës fillestar, 11 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 3 për kalim në të kuqe në semaforë, ndërkohë që janë gjobitur edhe 39 motoçiklistë. /Alsat.mk
Debati në Komisionin parlamentar të mbrojtjes dhe sigurisë për gjendjen e krizës në sektorin e energjetikës sipas paralajmërimeve duhet të vazhdojë edhe sot. Do të jetë dita e tretë e diskutimeve në komisionin amë dhe pas përfundimit të tij, në seancë plenare do të mund të votohet për vazhdimin e gjendjes së krizës në këtë fushë edhe për gjysmë viti.
Një 56-vjeçare ka zbuluar se është shtatzënë me fëmijën e djalit të saj pasi nusja e saj nuk ishte në gjendje të mbante një fëmijë. Çifti bëri disa trajtime IVF për gjashtë vjet dhe sollën në jetë binjaket, Vera dhe Ayva, tashmë tre vjeç. Ata mirëpritën sërish binjakë që tani janë 11 muajsh. Mirëpo, lindja ishte traumatike dhe nusja nuk mund të mbante më fëmijë. Kështu, 56 vjeçarja vendosi që të bëhej nëna surrogate. “Ata kanë pasur probleme me infertilitetin por kishin shtatë embrione për t’i provuar me IVF dhe vendosën që donin t’i përdornin të gjitha.”, rrëfeu 56 vjeçarja.…
Faqja e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vendin tonë këtë pasdite është sulmuar nga hakerët grekë. Kjo faqe momentalisht është jashtë funksionit dhe nuk ofron asnjë shërbim, përpos fotografisë së hakerëve grekë. Ndërsa nga institucioni në fjalë ende nuk ka asnjë reagim lidhur me sulmin në fjalë.
Akrepat e orës së shpejti do të lëvizin prapa, duke na dhënë një orë shtesë gjumë. Dy herë çdo vit orët tona ndryshojnë për një orë para ose prapa dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë. Këtë vit, më 25 mars akrepat e orës lëvizën përpara për një orë. Por, si çdo vit në javën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit. Të dielën, më 30 tetor, në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta prapa duke iu mundësuar…
Në Aleancën për Shqiptarët do të fillojë debati i brendshëm për konsolidimin e strukturave dhe kandidatët e mundshëm për kryetar të ri të partisë. Në emisionin “Rruga Drejt” që transmetohet sonte në orën 21:55 ushtruesi i detyrës kryetar i ASH-së Arben Taravari tha se do të shikojë nëse ka mbështetjen e strukturave për tu kandiduar si kryetar. Ai foli edhe për bashkëpunimin e mundshëm me partitë e tjera shqiptare para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare./Alsat.mk
Gazetar: Mefail Ismaili Ndërsa kriza ekonomike dhe energjetike në vend thellohet për çdo ditë, rritet edhe borxhi i institucioneve qeveritare. Për vetëm një vit, institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike dhe ministritë janë zhytur në borxh për 35 milion euro tek EVN, për mos pagesë të energjisë elektrike. Nga EVN për Alsat, e konfirmojnë informacionin se borxhi i institucioneve në vend është mbi 35 milion euro, ku pjesa më e madhe e tij, rreth 20 milion janë gjeneruar vetëm 12 muajt e fundit. Por theksojnë se institucionet mund të kenë borxh edhe më të madh për mos pagesën e faturave për rrymë,…
Agjencia për ushqim dhe veterinari urdhëroi të tërhiqen urgjentisht nga shitja salsiçet e brendit “Wuddy”. Ky vendim vjen pas informacionit të marrë nga Italia se në këto produkte është hasur prezenca e bakteries “Listeria Monocitogenes ST 155”. Një njoftim i tillë erdhi përmes sistemit për paralajmërim të shpejtë për ushqim nga Bashkimi Evropian. Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari informojnë se tek kompania importuese është bërë mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese dhe është konstatuar se nga seritë e kontestuara, nëpër depo gjenden 3 030 kilogramë që janë vendosur nën mbikëqyrje zyrtare. Agjencia u bën thirrje qytetarëve që posedojnë produktet e tilla…
Komuna e Tetovës e ka formuar sot komisionin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga dy përmbytjet e fundit të këtij viti. Komisioni nga e premtja fillimisht duhet të bëj klasifikimin e amvisërive dhe dyqaneve në bazë të dëmeve që kanë pësuar dhe më pastaj të bëj pagesën e pjesshme. Ky komision gjithashtu do të përsërisë kërkesën në Qeveri për të ndihmuan komunën për dëmshpërblimin e banorëve. Kasami tha se komuna ka përgatitur plan për mbrojtje nga përmbytjet. Rreth 183 shtëpi dhe dyqane nga përmbytjet e majit dhe 45 objekte nga përmbytjet e fundit në Tetovë pësuan dëme të mëdha.…
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se mbrëmë, paka para mesnate ka privuar nga liria një 28 vjeçar nga rrethina e Tetovës i cili është denoncuar nga babai i tij për sjellje agresive. “Mbrëmë (21-shtator) rreth orës 23:00 në një fshat të rrethit të Tetovës është privuar nga liria 28-vjeçari A.N. i cili paraprakisht ishte denoncuar nga babai i tij 57-vjeçar, se pasdite është sjellë në mënyrë agresive në shtëpinë e tyre familjare, e ka kërcënuar dhe dëmtuar automjetin e tij Audi. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa…

