Author: almakos

Gazetare: Melihate Rustemi Qeveria do t’i shfrytëzoj të gjitha mundësitë që procesi edukativo arsimor të mos dëmtohet për shkak të krizës energjetike. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha për Alsat Institucionet punojnë që mësimi me prezencë fizike të mos ndërpritet. Ai tha se në Ministrinë e Arsimit nuk ka arritur asnjë kërkesë nga krerët e komunave për riorganizim të vitit shkollor. Këtë të fundit tashmë e kanë kërkuar kryetarët e komunave të Pollogut me sqarimin që pushimi dimëror të zgjatet ndërsa viti shkollor të vazhdojë në qershor. Gjithashtu, viti i ri shkollor mos të nis në 1 shtator por më…

Lexo më Shumë

Gazetare: Ajnur Bafqari Tërhiqet edhe një tjetër drejtor në Qytetin e Shkupit, bëhet fjalë për Angell Sotirovski drejtor i NP “Parqet dhe Gjelbërimet”. Sotirovski që vjen nga Partia Socialiste, në koalicion me VMRO-në ka thënë se ambienti i krijuar së fundmi nuk do ta lejonte që të fokusohet në menaxhim të suksesshëm të ndërmarrjes, prandaj po tërhiqet. “Vlerësoj se ambienti I ri politik në Qytetin e Shkupit nuk do të më lejojë që maksimalisht të fokusohem tek më e rëndësishmja , ë është menaxhimi I suksesshëm I ndërmarrjes. Pikërisht për këtë, tërhiqem nga detyra U.D Drejtor”, deklaroi Angell Sotirovski, U.D…

Lexo më Shumë

Në dobi të nxënësve është mësimi me prani fizike, nuk ka ndryshim në mënyrën e realizimit të tij, ndërsa Qeveria për përballje me sfidat nga kriza energjetike është në komunikim me të gjitha palët e prekura përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, thotë zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për kërkesën e disa komunave për vazhdimin e pushimit dimëror të nxënësve për të kursyer rrymë dhe dru për ngrohje dhe sa të arsyeshme janë kërkesat që një pjesë e shpenzimeve dhe subvencioneve të mbulohen nga Qeveria, Arsovski tha se nuk është dikutuar për këtë në…

Lexo më Shumë

Procesi i skriningut që filloi më 15 shtator me Komisionin Evropian (KE) po ecën pozitivisht me angazhim të madh të delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ky është një proces i gjatë që kërkon përfshirjen e të gjitha ministrive, tha sot shefi i Delegacionit të Bashkimi Evropian në vend, Dejvid Gir. Ambasadori Gir vlerësoi se ka një partneritet të madh gjatë skriningut, por theksoi se është një proces i gjatë që kërkon shumë punë dhe shumë angazhim nga të gjitha ministritë e vendit tuaj, në mënyrë që së shpejti të vijë koha kur në të do të duhet…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 35 vjeçarin E.D. nga Prilepi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar marijuhanë dhe një matëse digjitale. Gjithashtu gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria edhe D.Xh. 35 vjeç nga Prilepi, sepse gjatë bastisjes së veturës së tij “ford fiesta”, janë gjetur dhe konfiskuar amfetamin. Personat e lartpërmendur janë ndaluar në stacionin policor të Prilepit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritën padi adekuate.

Lexo më Shumë

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike Kavadar ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 19-vjeçari i dyshuar për veprën penale: “Ndërmjetësim në ushtrimin e prostitucionit”. Gjatë dy muajve të fundit, i dyshuari ka rekrutuar dhe joshur të dashurën e tij të mitur në prostitucion, në mënyrë që përmes llogarisë së saj në Instagram, në të cilën kishte qasje, ka shkruar në emër të saj dhe ka organizuar takime me disa persona. Më pas ai e detyroi atë që të shkonte në takime dhe të kryente marrëdhënie seksuale me njerëzit për para dhe t’ia jepte paratë të dyshuarit.…

Lexo më Shumë

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme dhe në rrugë të thata. Intensiteti i qarkullimit në rrugët shtetërore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në qytetin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 241 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 22 për tejkalim të shpejtësisë, 36 për përdorim të telefonit, tre gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 28 gjoba për makina të paregjistruara, 6 për vozitësit fillestar dhe 9 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Në Kuvend për sot janë caktuar seanca të komisioneve për arsim dhe sport, për shëndetësi, mbrojtje dhe siguri, si dhe Komisioni juridiko ligjdhënës. Në rendin e ditës të seancave të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisionit Ligjvënës, janë Propozim-Vendimi për miratimin e zgjatjes së afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së veriut për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe kushteve në tregjet e energjisë elektrike, si dhe Propozim-vendimi për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në zonën e qytetit të Shkupi, për shkak të mungesës…

Lexo më Shumë

Pak pa a p eza timit të iPho e-ve të i j WhatsApp jofto se së shpejti do të dalojë së fu ksio ua i ë disa telefo a. Viti e kalua , kompa ia “goditi” pë do uesit A d oid, sistemi ope ativ i të cilëve ishte më i vjetë se A d oid 4.1. Nga teto i do të p eke edhe p o a ët e iPho e. Domethë ë ata që pë do i iOS 10 dhe 11. Duke fillua ga 24 Teto i, ë këto telefo a uk do të fu ksio ojë më…

Lexo më Shumë

Qeveria vendosi të vazhdohet afati i masës për kufizimin e marzhës për prodhimet ushqimore bazë deri në 31 dhjetor. “Gjendja tregon qartë se çmimet nuk janë të stabilizuara. Për këtë qëllim është e nevojshme të vazhdohet masa edhe për tre muaj të tjerë, përkatësisht deri në fund të vitit. Në këtë mënyrë rritja eventuale e çmimeve në tregtinë me shumicë dhe pakicë do të shkaktohet nga rritja e çmimeve të importuara dhe të bursave, si dhe rritja e harxhimeve për prodhim”, njoftuan nga Ministria e Ekonomisë. Masa para së gjithash ka të bëjë me bukën, sheqerin dhe vajin për gatim.

Lexo më Shumë

Një burrë nga Kavadari është arrestuar dje pasi ka detyruar një vajzë të mitur të merrej me prostitucion. “Dje, zyrtarë policorë të Policisë së Kavadarit kanë arrestuar M.K.(19) nga Kavadari. Ai dyshohet se ka detyruar të dashurën e tij të mitur t’u ofrojë shërbime seksuale personave të tjerë. Personi është ndaluar në stacionin policor në Kavadar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB. Po ashtu gjatë ditës së djeshme policët e Negotinës kanë arrestuar T.A.(42) dhe B.M.(24) nga fshati Krivopalaneçko, për shkak se në në një pikë karburanti në Negotinë…

Lexo më Shumë