Author: almakos

Gazetar: Mefail Ismaili Pavarësisht se Qeveria nënshkruan tenderë për peshk të freskët, oktapod dhe fruta deti në kohë kur qytetarëve u bën thirrje të kursejnë për shkak të krizës, zëdhënësi dhe deputeti i LSDM-së Darko Kaeski, vlerëson se pushteti vazhdimisht shkurton shpenzimet joproduktive. “Në periudhën e kaluar në Qeveri dëshmuam dhe me rishikimin e buxhetit i detektuan shpenzimet joproduktive dhe i detektuam atje ku janë më të domosdoshme. Gjithsesi apel plotësues për të gjithë funksionarët në mënyrë konstruktive dhe të sillen ashtu siç duhet me buxhetin”, tha Darko Kaevski, LSDM. Por porosia për këto tenderë bëhet nga Sektori për punë…

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani Viteve të fundit sikur është bërë rregull i pashkruar që të asfaltohen dhe të kujdesen vetëm për rrugët në pjesët qendrore të qytetit, ndërsa rrugët dytësore, apo ato të lagjeve, më shumë se dy dekada nuk janë asfaltuar. Banorët shprehen se, për herë të fundit nuk e mbajnë mend se kur është asfaltuar apo rregulluar e gjithë rruga në pjesën më të madhe të lagjeve të qytetit. Në këtë rrugë që jemi, për herë të fundit thonë s’është asfaltuar në vitin 1994. “Kjo rrugë është asfaltuar së fundmi në vitin 94, dhe asnjëherë më aspak. Veç bëjnë…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 8, ndërsa ajo maksimale nga 17 deri në 24 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë. Gjatë fundjavës mëngjeset do të jenë të ftohta, ndërsa temperatura e ditës do të jetë…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë dhe njëherit kryetare e Këshillit Kombëtar për Transformimin Digjital të Shoqërisë, Slavica Grkovska, në emisionin e sontëm “360 Gradë” në Alsat, theksoi se implementimi i letërnjoftimeve elektronik do të ndryshojë tërësisht mënyrën se si kemi funksionuar deri tani dhe do të zvogëlojë mundësinë e mitos dhe korrupsionit. “Kjo do të çojë në mënyrë të pashmangshme në uljen e korrupsionit, sepse reduktimi i kontaktit fizik gjatë ofrimit të shërbimeve për qytetarët në mënyrë të pashmangshme zvogëlon mundësinë e korrupsionit. Edhe për ofertën edhe për marrjen e ryshfetit, pashmangshmërisht çon në funksionim më transparent…

Lexo më Shumë

MPB në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregur dhe Drejtorinë për të Ardhura Publike gjatë ditës së djeshme kanë sekuestruar 10 kilogram ar, përcjell TV21. Ari është konfiskuar pas kontrolleve që kanë realizuar në disa dyqane për stoli të arit në Shkup, Tetovë, Kërçovë dhe Gostivar, përcjell TV21. Nga MPB-ja thonë se janë konstatuar vepra që dënohen sipas Kodit Penal si dhe mosrespektime të Ligjit për regjistrim të pagesave me para të gatshme. “Gjatë kontrollit të tetë argjendarive në Shkup janë gjetur dhe konfiskuar rreth 661 gramë ar pa vulë, në Tetovë gjatë kontrollit të 11 argjendarive janë gjetur dhe konfiskuar…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët akuzoi pushtetin se në mënyrë të padrejtë banorëve të Pollogut ua ka ndërprerë të drejtën për shtesa e fëmijëve. Nga partia shqiptare në opozitë thonë se edhepse të gjithë qytetarëve që marrin pagën minimale dhe që kanë vetëm një të punësuar në familje iu takojnë shtesat e fëmijëve, Qendra për punë sociale në Tetovë nuk ka lejuar shfrytëzimin e kësaj të drejte, me arsyetimin se kanë pranuar muajve të fundit të ardhura më të larta nga niveli i pagës minimale. Sipas ASH-së për faj të Institucioneve shtetërore po vuajnë qytetarët. “Kjo flet për atë që ne vazhdimisht…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 546 testime për coronavirus, ndërsa 53 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre 22 janë në Shkup, ndërsa 16 janë riinfektime. Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë pacient i vdekur. Kurse ISHP ka regjistruar 103 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 shkon në 342.519, prej të cilëve 332.442 janë shëruar, ndërsa 9.527 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (23 shtator) është 570.

Lexo më Shumë

Gazetar: Lluka Andreev Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor, thonë eurodeputetët e Grupit të të Gjelbërve, të cilët e vizituan vendin. Sipas tyre, procesi i integrimit evropian i vendit është “ndotur” nga çështjet dypalëshe dhe kanë premtuar se do të bëjnë gjithçka që negociatat për anëtarësim të zhvillohen në bazë të rezultateve dhe reformave të arritura. “Shpresoj se do të kemi sukses të ushtrojmë presion mbi Komisionin dhe Shtetet Anëtare për të siguruar që të mos ketë më bllokime në të ardhmen për çështje të parëndësishme”, tha Tineke Strik – eurodeputet. Derisa Brukseli shpreson se…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi Retorika e VMRO-DPMNE-së mund ta lë këtë subjekt pa partner tek blloku politik shqiptar. Ushtruesi i detyrës kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari mbrëmë në emisionin “Rruga drejt” ka deklaruar se fjalori i asaj anti-Evropian do ta distancon ASH-në nga mundësia për të bashkë qeverisur në të ardhmen. “Assesi neve nuk e përkrahim nismën e VMRO-së për referendum sepse kjo na largon nga rruga eurointegruese e vendit. Neve as që duam të dëgjojmë për këtë. Nëse vazhdon VMRO-DPMNE-ja me këtë fjalor na largon nga bashkëpunimi. Ne nuk jemi kundër identitetit maqedonas. Nëse ti largohesh nga rruga…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Turqisë, Mustafa Shentoll sot qëndron për vizitë private në Strumicë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Strumicës, Kostadin Kostadinov në profilin e tij në Facebook. Kostadinov dhe Shentoll janë takuar gjatë vizitës së Orta Xhamisë në Strumicë. “Nder i madh për Strumicën paraqet vizita private e kryetarit të Kuvendit të Turqisë, z. Mustafa Shentoll. Po e përforcojmë miqësinë me popullatës turke dhe maqedonase”, ka shkruar në Facebook, Kostadinov. Kryetari i Kuvendit të Turqisë, Mustafa Shentoll gjatë qëndrimit të tij në Strumicë ka vizituar mëhallën turke, ndërkohë që ka falur edhe në namazin e Xhumasë…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se më 21/22 shtator persona të panjohur kanë kryer vjedhje në xhaminë e fshatit Prisojnicë të Rekës së poshtme me çrrastë kanë marrë një shumë të caktuar të hollash. Policia heton rastin. “Dje (22-shtator) në ora 13:50 në SPB Tetovë është raportuar se me 21/22 shtator, autorë të panjohur me përdorim të forcës kanë kryer vjedhje të parave nga një kuti metalike në xhaminë në Prisojnicë të Rekës së Poshtme. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se ka privuar nga liria 48 vjeçarin F.T. nga një fshat i rrethit të Gostivarit i cili akuzohet për dhunë fizike ndaj vajzës së tij 20 vjeçe. “Pjesëtarët e policisë e SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (22-shtator) rreth orës 13:30, kanë privuar nga liria 48-vjeçarin F.T. nga një fshat i rrethit të Gostivarit, për shkak të dyshimit se më datë 20 të këtij muaji rreth orës 20:00 në shtëpinë e tij familjare është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht vajzën e tij 20-vjeçare. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar”, njoftojnë…

Lexo më Shumë