Author: almakos

Gazetar: Mefail Ismaili Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka deklaruar se sot gjatë ditës do të publikojë emrat e drejtorëve të ri të ndërmarrjeve publike. “Procedura ka përfunduar do të informoheni në mënyrë plotësuese. Kur do të publikohen emrat. Shumë shpejtë… gjatë ditës”, deklaroi Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit. Një pjesë e madhe e drejtorive në Qytetin e Shkupit janë pa drejtor, pasi drejtorët që vinin nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhanë dorëheqje./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet e shtuara në komunikacion, me ç’rast në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 182 masa, mes të cilave 24 për tejkalim të shpejtësisë, 20 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 15 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve , 10 për kalim në të kuqe në semaforë, 7 për makina të paregjistruara, 6 për makina të transportit publik teknikisht të parregullta dhe 5 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë Komisioni për Çështje Evropiane, për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisioni Ligjdhënës-Juridik. Anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane mes tjerash duhet të shqyrtojnë projektligjet për procedurën civile, për Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, për profesionin e avokatisë dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal. Në rend dite është edhe projektligji për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale me qëllim parandalimin, hetimin, zbulimin apo ndjekjen e veprave penale apo për ekzekutimin e sanksioneve penale. Propozim-vendim vazhdimin e gjendjes së krizës në zonën e Qytetit të Shkupit…

Lexo më Shumë

Në pjesën e tretë të Programit 200 i ftuar ishte Petrit Saraçini, drejtues i Institutit për Media dhe Analitikë- IMA. Se sa i rëndësishëm është dezinformimi si mjet lufte, sidomos tani në Ukrainë, Saraçini tha se Federata Ruse historikisht ka patur traditë në këtë drejtim. “Vitin e kaluar e kremtuan 100 vjetorin e themelimit të departamentit për dezinformim. Rusia ka përdor këtë mënyrë të luftës në politikën e jashtme tash e 100 vjet”, tha Saraçini. Ai gjithashtu shtoi se dezinformata është mjet shumë efikas në luftën hibride për të arritur një qëllim të caktuar me fare pak mund dhe shpenzime.…

Lexo më Shumë

Rritja e çmimit të energjisë elektrike po sjell pasoja të shumta për të gjithë popullsinë në Maqedoninë e Verit. Këtu nuk përjashtohen as hotelet në Strugë dhe Ohër. I ftuar në emisionin “Ditë e Re”, Krste Blazeski, kryetar i Shoqatës së Hotelerisë në Maqedoni, ndau me shikuesit e TV Alsat problemet me të cilat tash më po përballen hotelet. Ai thot që hotelet kanë filluar ta ndjejnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe se kjo është edhe një nga arsyjet e rritjes së çmimeve të shërbimeve. Bllazeski nuk e përjashtoi mundësinë e mbylljes së plotë të hoteleve deri në…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e re amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler, u betua në një ceremoni solemne në Departamentin amerikan të Shtetit. Ajo pritet të arrijë së shpejti në Shkup, pas përfundimit të angazhimit të ambasadores Meri Bërns këtu. Ageler njoftoi së fundmi në seancën dëgjimore para senatorëve amerikanë se lufta kundër korrupsionit në vend do të jetë një nga prioritetet e saj kryesore. Ajo tha se do të inkurajonte reformat në drejtësi, dhe do t’u bënte thirrje institucioneve që të jenë transparente në hetimin e akuzave për abuzim, dhe të kundërshtojnë me vendosmëri korrupsionin për të forcuar besimin e publikut…

Lexo më Shumë

Gazetare: Ajnur Bafqari Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon që shteti të zbatojë detyrimin ligjor për rritje të të gjitha pagave në sektorin publik në përputhje me rritjen e pagës minimale. Sindikalistët kanë dorëzuar ankesë tek Gjykata Civile ku kanë kërkuar procedurë kundër qeverisë për shkak se vlerësojnë që janë dëmtuar punonjësit të cilëve nuk u është rritur paga për 18,4 për qind. Presin që sa më shpejtë të thirret seanca e parë. “Ne e kemi dorëzuar që më 1 shtator dhe presim të na thërrasin për seancën e parë ku do t’i shpalosim dëshmitë e tona mbi baza…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk pret fluks të emigrantëve nga Rusia si pasojë e urdhrit të presidentit rus, Vlladimir Putin për mobilizim të pjesshëm për të luftuar në Ukrainë. Ndër arsyet sipas të cilave nuk pritet fluks i emigrantëve, Kovaçevski potencoi mungesën e fluturimeve të drejtpërdrejta dhe mungesën e marrëveshjes me partnerët për akomodimin e emigrantëve të mundshëm nga Rusia. “Nuk pres ndonjë fluks nga Rusia sepse nuk kemi asnjë lidhje me Rusinë ashtu siç kanë disa shtete”, deklaroi Dimitar Kovaçevcski, kryeministër.

Lexo më Shumë

Temperaturat po bien dhe shiu po fillon, mirëpo ju nuk duhet ta merrni si diçka negative. Mesa duket era e shiu ndikon në uljen e stresit si dhe në shumë përfitime tjera. Shumë njerëz pëlqejnë të dëgjojnë shiun kur bie, po ashtu shumë njerëz e shohin shiun si diçka shumë qetësuese dhe romantike, ndërsa disa të tjerëve ju pëlqen era e shiut që kjo e fundit ka aftësinë të na qetësoj nervat. Ndërsa, të ecni në shi mund të jetë një përvojë shumë e mirë për ju, që ndikon në relaksimin dhe shëndetin tuaj dhe qetëson mendjen tuaj, raporton “Natural…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali deklaroi sot se shëndetësia në vend nuk do të përballet me mungesë të energjisë elektrike e as të asaj termike. Ai madje tha se ka dhënë udhëzim deri tek të gjitha institucionet shëndetësore në vend që të kursejnë rrymën. “Përgjegjësia për furnizimin e institucioneve publike lidhur me materialet, me pajisjet dhe me furnizim të energjisë elektrike është përgjegjësi e sistemit, që nënkupton se jo gjithçka bie mbi barrën e drejtorëve ose menaxherëve të një institucioni publik. E kuptojmë se në të kaluarën, dy vite u përballuam me krizën e Kovid pandemisë dhe tani po përballemi…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria 26 vjeçarin B.M. nga Manastiri. Sipas njoftimit të policisë gjatë bastisjes në shtëpinë e personit të lartpërmendur të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar 14 paketime heroinë, më shumë lloje të tabletave, një peshore dixhitale dhe mbetje të tjera nga materie e panjohur dhe një shumë e të hollave. B.M. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Turizmit. 27 shtatori është datë që është zgjedhur për të përkuar me një moment të rëndësishëm në turizmin botëror, përvjetorin e miratimit të Statutit të Turizmit Botëror më 27 shtator 1970. Organizata Botërore për Turizëm e Kombeve të Bashkuara (UNWTO) është agjenci e Kombeve të Bashkuara, përgjegjëse për promovimin e turizmit me qasje të besueshme, të qëndrueshme dhe universale.

Lexo më Shumë