Author: almakos

Të enjten herët në mëngjes, një 38-vjeçar nga Kumanova ka sulmuar një punonjëse në spitalin e Kumanovës. Policia ka gjetur dhe arrestuar 38 vjeçarin, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme shtoi se ndaj sulmuesit është duke u përgatitur kallëzim penal. “Me datë 29.09.2022, në ora 01:40, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria shtetasin me inicialet F.J.(38) nga Kumanova, pasi me mjet të mprehtë ka sulmuar dhe lënduar punonjësen e Departamentit Infektiv në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në rrugën “11 Tetori” në Shkup ka privuar nga liria 3 persona, dy nga Shkupi dhe një nga Velesi. Ata janë kapur në flagrancë duke vjedhur. Sipas policisë gjërat e vjedhura u janë kthyer pronarëve, ndërsa personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policorë për procedurë të mëtejme. Shkruan Alsat. Për rastin është informuar edhe Prokurori Publik.

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 141 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 19 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat. Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 6 gjoba për përdorim të telefonit, 4 për kalim në të kuqe në semaforë, 9 për mosdhënien përparësi gjatë kalimit 4 gjoba iu shqiptuan vozitësve fillestar dhe tre gjoba iu shqiptuan këmbësorëve./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Propozim-Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve me procedurë të shkurtuar, është në rend dite të seancës së sotme të Komisionit për Çështje Evropiane. Në seancë, siç është paralajmëruar mes tjerash do të diskutohen projektligji për kërkesat teknike për produktet dhe vlerësimi i konformitetit, projektligji për inspektimin financiar në sektorin publik dhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin kufitar./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti shprehi qëndrimin e tij në të ashtuquajturin ‘grupi i zjarrit’, duke theksuar rëndësinë e kësaj iniciative të nënshkruar nga shumë figura të BDI-së. “ Reagimi i tanishëm është në moment të duhur, është i sinqert, serioz dhe jemi të bindur se kjo i shërben BDI-së”, tha Izet Mexhiti. Ai shtoi se ky reagim dhe këto kërksa të kësaj grupe e bëjnë BDI-në më të fuqishme, më serioze./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Sot pas takimit me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin, kryetari i degës së Çairit, Izet Mexhiti u prononcua para gazetarëve. I pyetur nëse edhe pas këtij takimi vazhdon t’i qëndroj asaj që ka nënshkruar në letrën e famshme të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit”, Izeti tha se padyshim që i qëndron asaj që ka nënshkruar dhe se pavërsisht asaj ai do të vazhdoj të jetë pjesë e BDI-së. Ato nuk janë kërkesa personale, por janë kërkesa parimore, të kthehet debati Brenda subjektit, jo jasht partisë, ne nuk pretendojmë se kemi 100 përqind të drejtë, por kërkojmë debate që…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Dervishi Përplasjet e zëshme dhe ofendimet morën edhe pjesën më të madhe të kohës në seancën e pyetjeve të deputetëve. Debati i muajit të fundit se kush ka dezertuar nga ushtria, kryeministri Kovaçevski ose funksionari i VMRO-DPMNE-së Kovaçki, u bartën edhe në foltoren e Kuvendit, shkruan Alsat. “Deri sa patriotët humbën jetën dhe mbushën varret, Kovaçevski, fëmijë kryetari komune dhe funksionari të lartë të LSDM-së në vitin 2001 është fshehur nën jorgan. Nga kjo distancë kohore dua ta pyes Kovaçevskin si i sheh të vdekurit e Luftës së Dytë Botërore? Kryeministër, a do ta kishim shtetin nëse në…

Lexo më Shumë

Gazetare: Melihate Rustemi                             Rreth 50 nxënës të arsimit të mesëm të fshatit Svillare e Epërme të Komunës së Sarajit kanë paralajmëruar bojkot të mësimit për shkak të mungesës së transportit publik në fshatin e tyre, shkruan Alsat. Pavarësisht se kanë biletë mujore pa pagesë, nxënësit janë të detyruar që për çdo ditë të paguajnë transportin privat për të mbërritur në shkollat ku mësojnë. “Çdo ditë duhet me i nda nga 100 denarë për udhëtim, kur të shkojmë në shkollë dhe të kthehemi. Jo çdo kush mundet me përballu, jo çdo kush e ka ekonominë e njëjtë në familje. Ka nga…

Lexo më Shumë

Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu në një prononcim për Alsat deklaroi se bashkëpunimi me Qytetin e Shkupit në nivel lokal, kryesisht me Danella Arsovskën është korrekt, shkruan Alsat. “Bashkëpunimi me Arsovskën në nivel lokal prej kur jemi zgjedh kryetar komunash ka qenë shumë korrekt dhe na është kërkuar që të ofrojmë dy drejtorë. Për hire të korrektësisë dhe bashkëpunimit të mirë ne do i propozojmë këto emra”, deklaroi për Alsat, Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka komentuar zhvillimet në BDI dhe paralajmërimet se disa deputet mund të dalin nga grupi parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim.Xhaferi shkurt tha se “çdo deputet mund ta tregoj statusin e tij në Kuvend”.I pyetur për stabilitetin e koalicionit qeveritar, ai tha se shumica parlamentare numëron 64 deputetë.

Lexo më Shumë

Bujare Abazi nga radhët e Aleancës për Shqiptarët (ASH) ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetares në Qytetin e Shkupit. “Kryetarja e qytetit të Shkupit iu dha pushtet strukturave që për vite me radhë kanë dëmtuar qytetarët në përgjithësi dhe shkupjanët në veçanti. Me vendosjen e dy drejtorëve nga anëtarët e partisë tjetër ajo faktikisht ka dërguar një porosi se ka shkelur marrëveshjen që e kishim para fushate”, tha Bujare Abazi. Pas dorëheqjes së Bujare Abazit, ASH mbetet pa asnjë pozitë në Qytetin e Shkupit.

Lexo më Shumë

Ministria për Punë dhe Politikës Sociale njofton se nga sot filloi pagesa e pensioneve për muajin shtator, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe. Tërheqja e pensioneve përmes filialeve të bankave për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, varësisht nga shuma e pensionit: Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 29.09.2022 (e enjte)Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 30.09.2022 (e premte) Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 03.10.2022 (e hënë) Për pensionet mbi 18.001 denarë pagesa duhet të bëhet…

Lexo më Shumë