Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 171 gjoba, nga të cilat 14 për tejkalim të shpejtësisë, 15 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 28 sanksione iu janë shqiptuar këmbësorëve, katër gjoba për kundërvajtje të kryera me motoçikletë, tetë gjoba janë shqiptuar për kalim në semafor të mbyllur, tetë sanksione për përdorim të telefonit, gjashtë sanksione për vozitës fillestar dhe pesë sanksione për mosvënien e rripit të sigurisë./Alsat.mk
Author: almakos
Në Kuvend sot mbledhje do të mbajë Komisioni për çështje evropiane. Në rend dite para anëtarëve të Komisionit janë Projektligji për Mbrojtjen e Konsumatorit, Projektligji për Kërkesat Teknike për Produktet dhe Vlerësimi i Konformitetit, Projektligji për Inspektimin Financiar në Sektorin Publik, si dhe Projektligji për Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për kontrollin kufitar.
Naum Dimitrovski, nga platforma për Matjen e Çmimeve, në daljen e tij të sotme në emisionin “Magazina Ekonomike” të Alsat-it, ka folur për të dhënat e tyre statistikore lidhur me rritjen e çmimit të disa artikujve ushqimorë bazë, duke i krahasuar me sasinë e tyre nga maji 2021. “Rritja më dramatike e çmimit është për vajin e gatimit, gati 100%. Me miellin kemi një rritje mbi 40%. Tek vezët ka ndryshime mbi 40 për qind. Sa i përket produkteve të qumështit, çmimet për mendimin tim janë rritur në mënyrë të pajustifikueshme. Me djathërat kemi një rritje prej 20-30 për qind,…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp deklaroi se Këshilli Ekonomik pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sontme ka sjell vendim që ngrohja për qytetarët e Shkupit të filloj më 15 tetor. “Më 15 tetor fillon sezoni i ngrohjes për qytetarët e Shkupit, janë siguruar mjetet e nevojshme për ngrohje termike. Kjo krizë kemi thënë që bashkë do ta kalojmë ashtu siç e kaluam krizën me pandeminë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Vazhdon kerkimi ne lumin Vardar mpb bashkë me qendrën me menaxhim me kriza bëjnë kërkimin me të gjithë arsenalin e vet. Nga mpb jan te angazhuar te gjitha njësitë e specializuara për kërkim në uje dhe helikopteri, njesiti i specjalizuar i qenve dhe shumë ekipe të tjera.
Telefonat celularë smart janë bërë thuajse universalë tek fëmijët. Pothuajse 91% e fëmijëve 11 vjeç kanë një të tillë. Dilema më e madhe e kohëve moderne është: A duhet t’u japësh fëmijëve telefon apo t’i mbash larg pajisjeve sa më gjatë të jetë e mundur? Me sa duket, edhe personazhet e famshëm nuk janë të imunë ndaj këtij problemi. Madonna ka thënë se është penduar që u ka dhënë fëmijëve të saj telefona në moshën 13-vjeçare dhe nuk do ta bënte më. Nga ana tjetër, ju ndoshta keni vetë një telefon që e konsideroni një mjet thelbësor për jetën e…
Mbrëmjen e djeshme është raportuar në polici se në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit” është sjell një i mitur i cili ka qenë me lëndime trupore. Sipas njoftimit, rreth orës 18:45, në rrugën “Rokomija” në Shkup, pas një zënke paraprake është sulmuar me një mjet të mprehtë nga një tjetër i mitur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Pas rritjes së madhe të çmimeve, grupe dhe individ janë shfaqur në rrjetet sociale duke shitur të gjitha llojet e produkteve ushqimore. Shiten mish, qumësht, produkte qumështi, fruta dhe perime. Nëse tregtari nuk është i regjistruar, kjo do të thotë rritje e ekonomisë gri. Inspektorati i tregut këshillon qytetarët që të kenë kujdes se nga blejnë, pasi mund të blejnë produkte me cilësi të dyshimtë. Pjesën tjetër e detajeve rreth rritjes së madhe të çmimeve të ushqimeve shikoni në emisionin “Magazina ekonomike” në Alsat sonte në orën 22:00. “Për çdo produkt duhet të marrin llogari fiskale. Nëse tregtari që tregton…
Gazetare: Fatlume Dervishi E Majta filloi procedurat për organizimin e referendumit kundër propozimit tashmë të pranuar francez, shkruan Alsat. Pyetja të cilën e propozojnë është “A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konkluzioneve parlamentare të 16 korrikut, të vitit 2022?”, kurse referendumi të jetë i karakterit të detyrueshëm plotësues. Në KSHZ, partia e Dimitar Apasievit filloi nismën për mbledhjen e 100 nënshkrimeve fillestare. “Presim të mos kemi probleme se iniciativa është shkruar saktë juridikisht sipas Ligjit për referendum. Presim që nënshkrimet e nevojshme minimale të mblidhen deri në fund të javës. I ftojmë dhe qytetarët të…
Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka dalë me premtimin e tretë për zgjidhjen e problemit me repartin e fëmijëve në Ohër. Prej një viti funksionon vetëm si klinikë e zakonshme, për mungesë të mjekëve pediatër. Premtimet janë pothuajse të njëjta me dy të mëparshmet. Ai thotë se mungesa e kuadrove profesionale do të duhet të kompensohet nga qytetet përreth, shkruan Alsat. “Kjo do të thotë se nga drejtorët është kërkuar që të ketë marrëveshje mes dy institucioneve, që mjekët nga Struga dhe Ohri të bëjnë rotacione në baza javore”, deklaroi Bekim Sali – Ministër i Shëndetësisë. Në fillim të prillit…
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Manastir, ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj personit i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – sulm seksual ndaj fëmijës nën moshën 14 vjeçare nga neni 188 paragrafi 1 i Kodit Penal. Më 25 shtator, në shtëpinë e tij në Manastir, i dyshuari 71-vjeçar ka kryer akte të tjera seksuale ndaj një fëmije 8-vjeçar, të cilin e ka mbyllur në banesë. Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Manastir propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin. Gjykatësi e ka pranuar…
Gazetare: Fatlume Dervishi E Majta filloi procedurat për organizimin e referendumit kundër propozimit francez, tashmë të pranuar. Pyetja të cilën e propozojnë është “A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konkluzioneve parlamentare të 16 korrikut, të vitit 2022?”, kurse referendum të jetë i karakterit të detyrueshëm plotësues. Në KSHZ, partia e Dimitar Apasievit filloi nismën për mbledhjen e 100 nënshkrimeve fillestare. “Presim të mos kemi probleme se iniciativa është shkruar saktë juridikisht. Presim që nënshkrimet e nevojshme minimale të mblidhen deri në fund të javës. I ftojmë dhe qytetarët të marrin pjesë sepse nënshkrimet do të…

