Author: almakos

Gazetar: Adrian Kerimi Presidenti Stevo Pendarovski gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e lëshimit të interkontektroit të gazit mes Bullgarisë dhe Greqisë tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme të bëhet pjesë e këtij projekti. “Që t’i dalim në ndihmë bizneseve dhe familjeve tona, Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e këtij projekti ndërlidhës. Jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është e nevojshme në këtë drejtim. Që ta vëmë këtë në funksion të perspektivës më të gjerë dhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal, na duhet solidaritet urgjent nga Evropa”, tha Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut. Presidenti bullgar,…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petrevski Përmbaruesit kërkojnë ndryshime të reja në Ligjin e Përmbarimit. Ata ankohen se rregullat aktuale për veprimtarinë e tyre janë jofitimprurëse. Plani i Odës së Përmbaruesve është që para se të fillojë procedura, përmbaruesi të marrë një paradhënie nga ai që kërkon shërbim, që në rast se nuk mund t’i arkëtojë paratë nga debitori, përmbaruesi të mos mbetet duar bosh. Sipas përmbaruesve, kjo kërkesë vjen pas uljes së tarifave, që ata marrin tashmë me ndryshimet e fundit të zgjidhjes ligjore. “Kërkojmë ndryshime në Ligjin për përmbarim duke vendosur tarifë për fillimin e procesit të përmbarimit. Dorëzoni kërkesë për…

Lexo më Shumë

Moti sot në paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me diell, ndërsa pasdite në orët e mbrëmjes dhe të natës do të jetë me vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në disa vende, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të bollshme, të përcjella me bubullima dhe erëra të forta. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 22 deri në 28 gradë. Në Shkup me vranësira të pjesshme, kurse në orët e mbrëmjes dhe të natës me reshje të kohëpaskohshme shiu.  Temperatura maksimale do të arrijë deri në 23 gradë. Mot kryesisht stabil do të mbizotërojë nesër…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i cili vjen nga radhët e BDI-së nuk pajtohet me të ashtuquajturin “Grupi i zjarrit” sepse sipas tij mbështetja për bashkimin demokratikë për integrim po shënon rritje, shkruan Alsat. Ndërkohë që theksoi se qëndrimi i tij për zhvillimet brenda BDI-së është i njëjtë me qëndrimin e Ali Ahmetit. “Qëndrimi im personal është me siguri qëndrim i kryetarit Ahmeti. Mendoj që kryetari Ahmeti e elaboroi në detaje sa u përket ndodhive në BDI ditëve të fundit. Vazhdon diskutimi brenda në parti. Pra qëndrimi edhe i imi por edhe i shumicës së anëtarëve të BDI-së është qëndrimi…

Lexo më Shumë

Artan Grubi në një shkrim në facebook, ka tentuar të shpjegojë sipas tij “ngatërrimin pafat fjalësh”, ku tha se Ali Ahmetit nuk i duhet populli, por që popullit i duhet Ali Ahmeti. Pas reagimeve të shumëta, me gjasë Artanit ia kanë tërhequr vërejtjen, duke shkruar statusin në fb të shoqëruar me një foto me Ali Ahmetin. Ja shkrimi i plotë i tij: “Marrëdhënia ime me Kryetarin Ali Ahmeti është si marrëdhënia e gjithësecilit prej jush që jeni të bindur në rrugën e tij jetësore, në drejtësinë e tij, në vizionin e tij, në vlerën e tij kombëtare për të gjithë…

Lexo më Shumë

Debati mes qeverisë dhe opozitës për shpalljen e krizës në sektorin e energjisë ka përfunduar ashtu siç ka nisur. Akuza dhe ofendime se kush është fajtori për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe masat e marra për uljen e efekteve negative. Opozita njoftoi se krahas kësaj, do të votojë për zgjatjen e gjendjes së krizës deri në prill të vitit të ardhshëm, por akuzoi se qeveria do ta përdorë këtë për të negociuar tenderë në katër sy. Shumica, nga ana tjetër, thotë se vazhdimi i kësaj situate ka rëndësie të madhe për qytetarët, pasi në dimër do të mund të sigurohet…

Lexo më Shumë

Gazetar: Lluka Andreev Shpërthim të gjuhës së urrejtjes në opinion për Propozimin Francez regjistrojnë disa nga analistët, sipas të cilëve vendi është një mjedis i përshtatshëm për përhapjen e dezinformatave, shkruan Alsat. Disa prej tyre thonë se heshtja e institucioneve në një periudhë kaq të ndjeshme ka kontribuar në këtë fenomen, dhe në përdorimin e retorikës nacionaliste, e cila u derdh nga rrjetet sociale në kuvend. “Ne kemi qenë dëshmitarë të një fjalimi jashtëzakonisht të fortë të urrejtjes në Kuvend, dhe në debatin që u zhvillua atje, i cili nuk kurseu as mysafirët që erdhën tek ne gjatë asaj periudhe…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi Grupi i të pakënaqurve brenda BDI-së pret reflektimin e kreut të partisë, Ali Ahmeti pas takimit që një ditë më parë realizuan dega e Sarajit dhe ajo e Çairit të udhëhequra nga Blerim Bexheti dhe Izet Mexhiti, shkruan Alsat. Ditëve në vijim Ahmeti pritet të takon ekipin ekzekutiv për të cilin tha se është i kënaqur me përfaqësimin. Nuk dihet konkretisht kur mund të ndodh një takim i tillë, por nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti tha në “Rruga drejt” tha se pret marrëveshje e cila mund të pason me ndryshime në kabinet qeveritar të BDI-së. “Unë shpresoj…

Lexo më Shumë

Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, sot komentoi para mediave zhvillimet e fundit Brenda BDI-së, pasi që, emri i tij është lakuar shumë herë nga “Grupi i Zjarrit”, ashtu siç edhe mbrëmë në “Rruga Drejt” në Alsat, foli Izet Mexhiti, në lidhje me funksionin e Grubit në këtë parti, shkruan Alsat. Grubi, tha sot se BDI-ja është e fortë, derisa theksoi po ashtu se Ali Ahmeti nuk ka nevojë për popullin, por, populli ka nevojë për Ali Ahmetin, duke mos komentuar akuzat drejt tij. “E dinë të gjithë se BDI-ja është më e fortë se kurdoherë dhe më…

Lexo më Shumë

Mjekët gjejnë 63 lugë në stomakun e pacientit. Kirurgët në Indi hoqën gjithsej 63 bishta lugësh nga stomaku i një burri që besohet se i kishte gëlltitur për më shumë se një vit. Sipas mediave të huaja, 32-vjeçari u shtrua në spital me dhimbje të forta stomaku dhe pas ekzaminimit, mjekët u tronditën nga ajo që gjetën. Dr Rakesh Khuran kreu operacionin urgjent prej dy orësh në Muzaffarnagar të Uttar Pradesh. “Pas inspektimit të mëtejshëm, ne kuptuam se objektet e huaja ishin lugë çeliku,” tha Dr Khurana. Në fillim, mjekët besonin se pacienti mund të kishte tumor./abcnews

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,06% në raport me vendimin e datës 26.9.2022. Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 rritet për 2,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPER BS-98 rritet për 2,50 den/litër. ЕUROSUPER BS – 95 – 86,00 (denarë/litër)ЕUROSUPER BS – 98 – 88,50 (denarë/litër)ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 91,00 (denarë/litër)ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 87,50 (denarë/litër)Mazut М-1 SU – 49,768 (denarë/kilogram)

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit më shumë shi ka rënë në Mavrovë, 11 litra për metër për katror. Sot moti është me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Siç thonë nga DPHM prej orës tetë të mëngjesit janë matur edhe 2 litra sediment ujor në Kriva Pallankë dhe Kodër të Diellit në Tetovë, si dhe një litër për metër katror në Shkup, Shtip, Vinicë, Krushevë, Kumanovë dhe Pozharanë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 23 deri në 30 gradë. Ndërsa gjegjësisht temperaturat minimale do të jenë, në Berovë…

Lexo më Shumë