Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se mbrëmë kanë privuar nga liria 69 vjeçarin J.Z. nga një fshat i Tetovës i cili është denoncuar nga reja e tij për dhunë fizike ndaj saj. “Mbrëmë (03-tetor) rreth orës 21:50, në një fshat të Tetovës, punonjësit policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 69-vjeçarin J.Z., i cili një orë më parë ishte denoncuar nga reja e tij 37-vjeçare se rreth orës 19.00 e ka sulmuar fizikisht para shtëpisë së tyre familjare. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.
Author: almakos
Tashmë kanë arritur në Reçicë për takimin e shumëpritur, “Grupi i Zjarrit” dhe kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti, shkruan Alsat. Të pranishëm në këtë takim janë: Izet Mexhiti, Nevzat Bejta, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti. Pas tyre është parë të mbërrijë edhe Ali Ahmeti. Pritet që pavarësisht lëvizjeve shtytëse dhe ping-pong mes dy grupeve, të dalë me konkluzione konkrete, veçanërisht pas dy lëvizjeve të fundit që ndodhën dje, iniciativës së mundshme për interpelancë nga lëvizja Besa për zv/kryeministrin Grubi, si dhe rreshtimit me grupin e zjarrit të deputetit të pavarur Kastriot Rexhepi. / Alsat.mk
Tre nënkryetarë të BDI-së shtrojnë kërkesat e tyre në takimin e sotëm në Recisë të Vogël. Izetm Mexhiti, Nevzat Bejta dhe Sadulla Duraku zbresin sot në Reçicë për të shprehur edhe njëherë kërkesat e tyre, pavarësisht se Duraku nuk shfaqej në listën e firmëtarëve të dokumentit të disa ditëve më parë, nga i ashtuquajturei Grupi i Zjarrit. Për herë të parë në takim, pas shumë kohësh, do të jetë edhe Musa Xhaferi, mbështetës I kërkesave të këtij grupi që I bën thirrje kreut të BDI-së të ushtrojë autoritetin e tij për zgjedhjen e organeve partiake dhe të heq dorë nga…
Lëvizja Besa për momentin nuk do të paraqesë iniciativë për interpelancën e zëvendëskryeministrit të parë në Qeveri, Artan Grubi, tha për MIA-n deputeti i kësaj partie, Fadil Zendeli. Duke komentuar situatën në Kuvend, Zendeli dyshon se qeveria ka mazhorancën në Kuvend, duke thënë se partitë në pushtet po ia kalojnë fajin opozitës për këtë. “Nuk ka një gjë të tillë për momentin, por nuk përjashtoj që në të ardhmen si parti opozitare të mos paraqesim interpelancë për ministrat e BDI-së dhe për qeverinë në përgjithësi”, tha Zendeli.
Me kërkesë të Sindikatës së Universitetit Shën Kirili dhe Metodi (USHKM), sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet takim për të diskutuar për kërkesat e Sindikatës. Nënshkrimi i kontratës kolektive në nivel punëdhënësi, rritja e pagave të punonjësve dhe përmirësimi i statusit të UKIM-së në shoqëri, janë kërkesat e Sindikatës së USHKM-së.
Gazetar: Ile Petreski Pas takimit të pasuksesshëm të kreut të shtetit për një marrëveshje dypalëshe, për furnizimin me energji elektrike nga Bullgaria, optimizmi i bizneseve të mëdha se autoritetet do të ofrojnë energji elektrike të lirë nga jashtë është në rënie. Pas informacioneve se disa fabrikat të mëdha kanë mbyllur ato, për shkak të krizës energjetike, përgjegjës për politikat ekonomike të Qeverisë thotë se kompanitë e mëdha po mbyllen edhe për shkak të remonteve, jo vetëm për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike. “Nuk di çfarë të them për kompanitë e mëdha, për shembull, çmimet e sotme në bursë janë…
Gazetar: Melihate Rustemi Në ditën e parë të vitit të ri ka akademik shumë drejtime mbetën pa studentë ose me numër të vogël prej tyre. Në universitetin “Shën Kirili Metodi” në Shkup, në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore këtë vit u regjistruan 293 brucoshë, numri më i madh i të cilëve në Institutin e Biologjisë. “Që prej më e vogël më pëlqente kimia, në këtë institut ka pikërisht programin që unë u përcaktova. Gjithashtu ka edhe bursa që është edhe një shkak që vendosa të regjistrohem. Ky është edhe një motivim për tu regjistruar, tha një studente. “Më shumë më…
Gazetare: Fatlume Dervishi Kabineti qeveritar si duket nuk do të pësojë ndryshime më të mëdha, përveç ministrit të vetëqeverisjes lokale. Edhe pse disa ministra të qeverisë Kovaçevski ishin përfolur si emra potencial për t’u ndryshuar, kryeministri nuk ka plane më të mëdha për momentin. “Ju thash. Do të jetë vetëm ministri për Vetëqeverisje lokale duke pasur parasysh se ministri është dorëhequr. Plan tjetër nuk ka. Nuk ka plan tjetër”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së. Këtë e konfirmojnë edhe nga BDI-ja. As kuadrot e tyre në qeveri nuk do të ndryshohen. “Ajo u mbetet liderëve të partive politike nëse…
Foto: MIA Në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, sot vazhdon gjykimi për vrasjen e henbollistit kroat Denis Tot, i cili është rrahur deri në vdekje para një klubi nate në Parkun e Qytetit në Shkup. Rasti është në procedurë dëshmuese dhe vazhdon me prezantimin e provave nga prokuroria, pasi në seancën e kaluar janë dëgjuar ekspertët Aleksandar Stankov dhe Renata Jankova nga Mjekësia Ligjore. Ekspertët u pajtuan se lëndimet që ka pësuar tashmë i ndjeri klasifikohen si lëndime të rënda trupore me rrezik për jetën dhe kanë të bëjnë me vdekjen e viktimës. Gjykimin e udhëheq gjyqtarja Elena Ilievska Josifovic,…
Ata u martuan rreth 21 vite më parë dhe që nga ajo ditë vetëm është shtuar dashuria për njeri-tjetrin. Por në shtëpinë e tyre gjithmonë ka munguar e qara apo e qeshura e një fëmije. Ata nuk kanë mundur që të bëhen prindër biologjikisht dhe i janë nënshtruar procedurave të birësimit duke pritur në radhë për një kohë të gjatë. Por më në fund duket se ëndrra e tyre më e madhe po bëhet realitet. Gjyste dhe Lul Përdoda treguan historinë e tyre në emisionin Goodmorning Albanians në Euronews Albania. Babai tregoi se ai e kishte vendosur i pari që…
27 vjet më parë u krye atentat i pasuksesshëm ndaj presidentit Kiro Gligorov. Gligorov i mbijetoi atentatit me lëndime të rënda në kokë. Në vendin e atentatit humbi jetën shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa truproja e Gligorovit, Ilço Teovski u plagos. Po ashtu, plagëve të marra më vonë iu nënshtrua pensionisti Risto Haxhimanov, i cili ishte kalimtar i rastit në vendin e ngjarjes. Sulmi u krye me veturë bombë më 3 tetor në ora 09:50 në rrugën “Maqedonia” përballë hotelit “Bristol” në Shkup, kur Gligorov me makinën e tij zyrtare ka lëvizur nga banesa e tij për në vendin…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 99 gjoba, prej të cilave:20 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 28 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 8 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 5 gjoba për makina të paregjistruara dhe 4 për vozitësit fillestar./Alsat.mk

