Author: almakos

Ministria e Punëve të Brendshme në mbështetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, ka lansuar  fushatën “Festo me zemër e jo me armë”. Kjo fushatë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes kolektive dhe ndërgjegjësimin lidhur me pasojat nga keqpërdorimi i armëve të zjarrit dhe rreziqet që sjellin ato. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani dhe njëherësh edhe Koordinator Nacional për Armët e Vogla dhe të Lehta tha se përdorimi i armëve pa leje vazhdon të jetë shqetësim për shoqërinë kosovare dhe institucionet e sigurisë. “Armët në posedim të paligjshëm nga qytetarët që qarkullojnë në…

Lexo më Shumë

Të gjithë personat që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë janë viktimë të dhunës, fizike, psikike apo materiale shteti do t’u ofrojë ndihmë dhe dëmshpërblim. Kështu deklaroi Agim Nuhiu, zëvendësministër i Drejtësisë, që është propozues i ligjit për dëmshpërblim të viktimave të dhunës që sot kaloi filtrin e Komisionit për Çështje Evropiane. Sipas Nuhiut, qëllimi i këtij ligji është që shteti t’u dalë në ndihmë viktimave të dhunës teksa kërkojnë asistencë mjekësore dhe iniciojnë procedurë penale. “Të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut, të cilët do të jenë viktimë të veprave penale të dhunshme do të mund të kërkojnë…

Lexo më Shumë

Gazetar: Miki Trajkovski Punonjësit e Ndërmarrjes Publike Ujësjellësi -Ohër, gjithsej 230 në numër, me rotacion dërgohen në shtëpi me pagë 70%. Kjo është një nga masat e ndërmarra nga kompania, për shkak të faturave të larta të energjisë elektrike. Për këtë ata përballen me problemin, jo vetëm të mos mund ti shlyejnë borxhet, por edhe të japin paga për punonjësit. “Kemi miratuar një program për 70%. Megjithatë, ne e miratojmë këtë si një mënyrë që të mund të ndërhyjmë përfundimisht në rast se ndërmarrja publike mbetet pa energji elektrike, në pjesët ku funksionojnë qendrat e pagesës, ndërtesa administrative, që të…

Lexo më Shumë

Alternative biofuel from sawdust wood pellets in hands. Mungesa e lëndëve djegëse për ngrohje vazhdon të rrisë çmimet në treg. Sipas furnizimeve të fundit me peletë nga Bullgaria, çmimi i importit deri në Maqedoni ka arritur 30 mijë denarë për një ton, ndërsa në tregun tonë ky pelet do të shitet nga 530-550 euro për ton. Inspektorati shtetëror i tregut sot zhvilloi aksion në disa pika të shitjes së druve dhe peletit në Tetovë për të verifikuar nëse respektohet marzha e vendosur prej 10%. Inspektorët nga terreni kanë marrë dokumentacionin e 6 pikave të shitjes për verifikim, por sipas faturave…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot në kuadër të vizitës së tij të punës në Pragë të Republikës së Çekisë, mori pjesë në samitin e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) së bashku me kryeministrat nga radhët e partive socialdemokrate, socialiste dhe demokratike. Në takim, ndër të tjera, ka marrë pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borrell, si dhe ish-kryeministri i Greqisë dhe presidenti i Syrizës, Aleksis Cipras. Takimi është në prag të takimit të parë të Komunitetit Politik Evropian, i cili do t’i kushtojë vëmendje të veçantë krizës ekonomike…

Lexo më Shumë

Sot në Pragë, në prani të kryeministrit Dimitar Kovacevski dhe kryeministrit të Ukrainës, Denis Shmyhal, u rishikuan Marrëveshjet ekzistuese të Tregtisë së Lirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, me qëllim të lehtësimit të tregtisë së lirë dhe sigurimin e ushqimit midis dy vendeve. Vendimet janë nënshkruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe zv. ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë së Ukrainës, Taras Kaçka. Në takimin ku mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, kryeministri Kovaçevski edhe një herë konfirmoi qëndrimet e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fortë dhe të…

Lexo më Shumë

БРИСЕЛ (АА) – Претседателот на Владата на Република Северна Македонија, Димитар Ковачевски (L), во рамките на дводневната работна посета на институциите на Европската Унија (ЕУ), денеска во Брисел се сретна со претседателот на Европскиот совет, Шарлс Мишел (R). ( Европски совет / Pool – Агенција Анадолија ) Kryeministri Dimitar Kovaçevski, me ftesë të kryetarit të Këshillit Evropian Sharles Mishel dhe kryeministrit çek, Petër Fiala, sot do të marrë pjesë në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian në Pragë së bashku me liderët nga gjithsej 44 vende, nga të cilat 27 janë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, vende nga Ballkani…

Lexo më Shumë

MEPSO është e gatshme të ndërhyjë në rast të avarive të mëdha në rrjetin e transmetimit, por siç thotë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, kreu i kësaj kompanie, Orhan Murtezani, nuk mund të garantohet kurrë që nuk mund të ndodhë një avari më e vogël. Siç shton ai, kompania kryen ndërhyrje të rregullta parandaluese në disa pika kritike. “Avari të mëdha të energjisë elektrike, të ashtuquajturat Black Out, janë raste shumë të rralla, ne jemi të përgatitur për këtë. Për këtë arsye bëhen ndërhyrje në largpërçuesit”, thotë Murtezani.

Lexo më Shumë

Ekonomia gjithmonë paguan më shumë se çmimi i ofruar i rrymës në bursa sepse ka edhe tarifa shtesë, tha drejtoresha e përgjithshme e Makstil, Marija Dukovska Pavlovska, në  emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat. “Çdo orë në bursë ka çmim të veçantë. Çmimi që paguam në shtator ishte 650 euro për megavat/orë. 200 euro mund të jenë në një orë të caktuar dhe për një sasi të caktuar të vogël. Por të mos harrojmë, mbi çmimin e energjisë elektrike vjen çmimi për shpërndarje dhe transmetim këtë vit, i cili është 11 euro. Edhe nëse del në bursë me 200 euro, nuk…

Lexo më Shumë

Gazetar : Mefail Ismaili Këshilli Ekonomik edhe në seancën e sotme nuk solli asnjë vendim dhe masë konkrete për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët për tu ballafaquar me krizën energjetike dhe atë ekonomike. Kreu i Lidhjes së Sindikatave Darko Dimovski tha se kanë propozuar pesë masa: rritjen e pagave sipas rritjes së inflacionit, kartela për blerjen e ushqimeve, transport falas për punëtorët, zgjerimi i masave për ngrirjen e marzhës. “Nëse ka paqartësi në theksuam e do të jemi këtu që të sqarojmë gjithçka. Kjo për ne është e patjetërsueshme, sepse  tani nuk është koha për të përfituar, por është koha…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ardit Ramadani VMRO DPMNE ja kundërshton me këmbëngulje zgjedhjen e Ljubomir Joveskit anëtar të gjykatës kushtetuese, shkruan Alsat. Debati për këtë vazhdon tash me shume se dy javë në Komisionin Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime. Shumica nuk ka interesim për të qëndruar në debat në të cilin fjalën e marrin vetëm deputetët e opozitës maqedonase. Sipas partisë së Mickovskit, zgjedhja e gjykatësve kushtetues bëhet në mënyrë jotransparente. “Jam shumë i zhgënjyer se si shumica e percepton atë se si duhet të sillen vendimet në këtë parlament, me heshtje, me aminimin e jokualitetit, nepotizmit, kriminalitetit dhe korrupsionit dhe gjithçka tjetër…

Lexo më Shumë

Marija Miteva nga VMRO-DPMNE thotë se kjo parti e bëri detyrën e saj dhe tani është radha e Qeverisë që  të planifikojnë se sa gaz dhe mazut do të porosisë në mënyrë që të ballafaqohet me krizën energjetike. Nga kjo parti thonë se vepruan pasi ekzekutivi nuk kishte një plan të mirë për ballafaqim me krizën energjetike. “Ajo që  mund të themi është se pas takimit të mbrëmshëm detyrimet që kishte VMRO-DPMNE-ja kanë përfunduar, respektivisht kontaktet që kishim jua dhamë  përfaqësuesve të Qeverisë. Kemi informacion se tashmë janë dakorduar takime me kontaktet. Presim që  tani qeveria të dakordohet se çfarë…

Lexo më Shumë