Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët në mëngjes. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 20 deri në 26 gradë. Në Shkup me diell me pak vranësira. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë. Deri të hënën do të mbajë mot stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe relativisht të larta gjatë ditës. Në…
Author: almakos
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në emisionin e sontëm “360 Gradë” në Alsat tha se në partinë e tij akoma nuk po mendohet rreth emrit të kandidatit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. I pyetur nëse ai do të ishte kandidati i mundshëm, Mickoski me përgjigje: “Jo. Sigurisht që jo”. /Alsat.mk
Pasditen e sotme janë regjistruar dy tërmete në vend. I pari është regjistruar rreth orës 14:00 me magnitudë 2.9 ballë të shkallës Rihter, dhe epiqendra e tërmetit ka qenë 17 km në juglindje të Strumicës në thellësi prej 2 km. Tërmeti i dytë është regjistruar rreth orës 14:20 me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 18 kilometra në juglindje të qytetit të Strumicës, në një thellësi prej 2 kilometrash, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC). Për momentin nuk është raportuar për dëme nga këto tërmete.
Gazetar: Lluka Andreev Komuniteti Politik Evropian nuk është zëvendësues i anëtarësimit të plotë në BE, vlerëson drejtoresha e Institutit për Politika Evropiane, Simonida Kacarska. Pas Samitit të parë të djeshëm të komunitetit të ri, ajo thotë se Bashkimi Evropian kishte synime më të mëdha se sa të menaxhonte proceset në vendet e një rajoni të vogël, siç është Ballkani Perëndimor. Sipas Kacarskas, BE-ja dje arriti t’i afrojë Britaninë e Madhe dhe Turqinë afër vetes, veçanërisht në momentin aktual gjeopolitik. “Nuk mendoj se rreziku kryesor për të përfunduar në dhomë pritjeje në kohë afatgjatë vjen nga komuniteti politik evropian. Është shumë…
Gazetar: Bashkim Sulejmani Dhjetëra banorë të fshatit Pallçishtë protestuan para komunës së Bogovinës për shkak të mungesës së ujit të pijshëm. Banorët akuzuan kreun e komunës se nuk e ka mbajtur premtimin për fillimin e punimeve për ujësjellësin e fshatit si dhe mos realizimin e asnjë investimi tjetër. Banorët kërkuan që kryetari i Bogovinës të del para banorëve dhe të japë sqarime, por një gjë e tillë nuk ndodhi. “Nga protesta e gushtit e deri tani kemi ndenjur me premtimin se kjo është çështje ditësh por siç e shihni kjo u bë çështje muajsh. Kryetari i komunës duhet të del…
Gazetare: Evi Shkopi Komunat në të ardhmen, përveç problemeve me të cilat ballafaqohen për momentin do të përballen edhe me mungesën e kuadrit. Borçe Trenovski, profesor në Fakultetin Ekonomik, thotë se për të pasur qytetarë të kënaqur, shërbime cilësore dhe të disponueshme për qytetarët në kohën e duhur, komunat duhet të kenë financa të mira, të kenë disiplinë financiare dhe të kenë staf cilësor. Ai tha se komunat që kanë të ardhurat më të ulëta për kokë banori, kanë kapacitete më të dobëta në të gjitha segmentet. “Së pari, duhet të kemi disiplinë financiare, në disa komuna kjo është bërë…
Gazetar: Ardit Ramadani “Një pjesë e madhe e qytetarëve preferojnë që ditën ta fillojnë me një gotë kafe. Megjithatë, rritja e çmimit të kafesë mund të ndryshojë rutinën e tyre të mëngjesit pasi me çmimet e fundit, në Shkup një kafe shkon deri në 80 denarë kurse tendencat janë që të ketë rritje të vazhdueshme”, raporton Ardit Ramadani, gazetar i Alsat. Qytetarët thonë se kafeja po shndërrohet në luks. “Përfundimisht, shumë është rritur çmimi, unë përdori aparat për kafe dhe shumë janë shtrenjtuar edhe kapsulat. Unë nuk pi aq shpesh megjithatë kur dal me shoqet, përfundimisht e vërejta që është…
Shoqata i ka respektuar të gjitha procedurat ligjore në vend dhe nuk ka bërë asnjë kundërvajtje, thotë në një deklaratë për media kryetari i Car Borisi i Tretë, Tome Blazheski, shkruan Alsat. “Nëse kemi bërë diçka të gabuar, i kërkojmë falje gjithë publikut, por nuk kemi bërë asnjë ofendim. Ne i respektuam të gjitha ligjet, me gjithë respektin për shtetin, Republikën e Maqedonisë, për maqedonasit…”, tha Tome Blazheski, kryetar i shoqatës “Car Borisi i Tretë”. Ndërkohë, situata jashtë klubit u përshkallëzua pasi disa persona nga turma nisën të gjuanin me gurë dhe vezë drejtë ambienteve të klubit. Ndërhyri dhe policia./Alsat.mk
Për momentin ka eskaluar protesta në Ohër që po mbahet kundër hapjes së klubit “Car Borisi III”, njofton nga vendngjarja korrespodenti i Alsat nga Ohri. Situata ka eskaluar në momentin që disa protestues kanë filluar të gjuajnë me gurrë drejt klubit. Ka intervenuar dhe policia e cila ka penguar që protestuesit t’i ofrohen hapësirave të klubit. Në protestë janë dëgjuar fjalë të pahijshme kundër Bullgarisë dhe bullgarëve. /Alsat.mk
Pas “Ivan Mihajllov” në Manastir, Bullgaria sot do të hapë një tjetër klub kulturor me një emër kontrovers që lidhet me fashizmin “Car Borisi i III” me qendër në Ohër. “E Majta” njoftoi se organizon protestë kundër hapjes zyrtare të klubit të dytë kulturor bullgar. Shoqata themeluese e caktoi datën vetëm katër ditë para Ditës së Kryengritjes Popullore kundër pushtuesit fashist në Maqedoni dhe festës kombëtare të 11 tetorit. Klubi hapet pa opinion pozitiv nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa “E Majta” ka paralajmëruar protesta masive. VMRO-DPMNE e mbështeti protestën e sotme dhe bëri thirrje për protestë me dinjitet dhe qetësi.…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 228 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 18 për tejkalim të shpejtësisë, 18 për vozitje pa patentë shoferi, 25 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, shkruan Alsat. Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 9 masa për makina të paregjistruara, 5 gjoba për makina të transportit publik të cilat ishin teknikisht në gjendje jo të rregullt, 6 gjoba për vozitje në gjendje të dehur dhe 5 për kalim në të kuqe në semaforë. /Alsat.mk
I pyetur për një deklaratë të Arben Taravarit, i cili thotë se nëse ASH-ja do të merrte një ofertë për përfshirje në qeveri, ata do ta shqyrtonin, Syrija Rashidi sonte në emisionin Rruga Drejtë në Alsat, tha se këto janë shpekulime. “Aleanca për Shqiptarët është subjekt serioz politik e cila nuk sjellë vendime në bazë të thashethemeve hipotetike, por vendimet politike i ka në bazë të asaj çka është reale dhe objektive”, tha Syrija Rashidi nga ASH-ja. Rashidi përgënjeshtroi zërat se ASH-ja do të përfshihet në qeveri. “Unë jam anëtar i kryesisë së partisë dhe në asnjë mbledhje nuk është…

