Author: almakos

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,99% në raport me vendimin e datës 3.10.2022. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,807 %, te nafta për 3,614%, te vaji ekstra i lehtë për 4,615% dhe te mazuti për 1,978%. Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e…

Lexo më Shumë

LSDM-ja i ka bërë thirrje VMRO-DPMNE-së t’i jap fund bllokadës në Kuvend dhe të bashkëpunojë në miratimin e Ligjeve të Energjetikës. Sipas kësaj partie të bllokuara mbeten mbi 50 ligje. LSDM thotë se në rast të miratimit të shpejtë, pasojat e krizës do të menaxhohen më mënyrë më efikase dhe dëmet ndaj qytetarëve, bizneseve dhe sektorit energjetik do të jenë minimale. “Deputetët e VMRO-DPMNE-së duhet të heqin dorë nga bllokada në Kuvend. Bëjmë thirrje për mbështetje nga VMRO-DPMNE-ja për ligjet të cilat janë të rëndësishme për ballafaqim më efikas me krizës, por që janë të rëndësishme edhe për përparimin e…

Lexo më Shumë

Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot Shqipërinë, tha EMCC. Sipas raportimeve, tërmeti është regjistruar në orën 11:47 me orën lokale. Tërmeti u regjistrua rreth 10 kilometra në veri të Tiranës, shtoi EMCC. ⚠Preliminary info: #earthquake (#tërmet) about 20 km NE of #Tirana (#Albania) 2 min ago (local time 11:47:10)❗MAGNITUDE NOT AVAILABLE YET❗Updates at:📱https://t.co/LBaVNedgF9🌐https://t.co/AXvOM7I4Th🖥https://t.co/wPtMW5ND1t pic.twitter.com/GQPecqFyiW — EMSC (@LastQuake) October 5, 2022 Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale apo të lënduar.

Lexo më Shumë

SPB-Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër 59-vjeçarit K.L. nga Shkupi. Personi në fjalë sipas MPB-së dyshohet për kryerjen e veprës penale “shkatërrim ose fshehje e lëndës arkivore të papërpunuar”. “I raportuari, menaxher në një filial të Sh.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut”, gjatë vitit 2021 me vetë iniciativë ka kontribuar në asgjësimin e materialit zyrtar të dokumentuar për vitin 2018 pa pasur leje dhe miratim nga Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut për asgjësimin e materialit zyrtar në fjalë”, njoftojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Këshilli Ekonomik i Qeverisë sot saktësisht në mesditë duhet të mbajë seancë për krizën dhe ndër temat që pritet të jenë në rend dite janë masat shtesë që do të zbusin goditjen e çmimeve për qytetarët dhe ekonominë. Marzhet e ngrirjes, sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, funksionojnë, por ajo që i rrit çmimet janë inputet, energjia dhe lëndët e para që marrin prodhuesit e produkteve ushqimore bazë. “Të gjithë jemi të vetëdijshëm për rritjen e çmimeve të ushqimeve, veçanërisht të produkteve ushqimore bazë. Qeveria mori masat fillestare për ngrirjen e çmimeve, por duke qenë se jemi një ekonomi e hapur që…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje ka vijuar (4 tetor 2022) kontrollet në zonën e qarkullimit rrugor. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 169 gjoba, nga të cilat 24 gjoba për drejtim të automjeteve mbi shpejtësinë e lejuar, 18 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 10 sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq). “Janë vendosur 13 gjoba për përdorimin e celularit, katër sanksione për automjetet me defekte teknike në transportin publik, pesë masa për automjetet e paregjistruara. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës merr naftë pikërisht nga pompat e benzinës të Pucko Petrol, kompani e cila është në pronësi të djalit të deputetit Ismail Jahovskit. A nuk është konflikt interesi, se pikërisht kjo ministri ka lidhë kontratë me djalin e deputetit të BDI-së? Ministri Shaqiri në paraqitjen e tij në Programin 200, tha se nuk e di se me cilën kompani kanë kontratë e aq më pak se kush është pronar i i kompanisë./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sonte në Programin 200, i pyetur për tekstet shkollore “topin e gjuajti” te Këshilli dhe Organet e Ministrisë si dhe kuptohet te kriza finaciare. “Nëse koncentrohemi tek çështja që ka të bëjë me tekstet shkollore, e cila është drejtë përmirësimit. Këshilli dhe organet duhet t’i kordinojmë aktivetet, por kemi edhe krizë financiare. Buxheti në këtë periudhë kohore ka patur mjete të kufizuara”, tha Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Qeveria me pëlqim dypalësh ka prishur kontratat për koncesion për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike me gjashtë hidrocentrale të vogla në Malin Sharr. Bëhet fjalë për vendim që erdhi pas shpalljes së një pjese të Malit Sharr park kombëtar dhe një pjesë e këtyre termocentraleve duhej të ndërtoheshin në zonat e mbrojtjes së rreptë. Sipas marrëveshjes, shteti do duhet t’ua kompensojë financiarisht shpenzimet reale për realizimin e kontratave dhe shpenzimet e paguara në emër të koncesionit. Tani për tani nuk ka informacione se sa para nga buxheti i shtetit do t’u paguhen këtyre kompanive./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi Ali Ahmeti i nënshtrohet një pjese të mirë të kërkesave të të ashtuquajturit Grup i Zjarrit, duke pranuar mbajtjen për herë të parë pas tre vitesh të mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, prej nga, brenda të njëjtës ditë duhet të zgjidhet kryesia e re, me vendimin e parë të saj po atë ditë që është thirrja për llogaridhënie të punës së ekzekutivit. Me këtë Ali Ahmeti sërish nuk e dha Artan Grubin, pavarësisht bisedimesh 6 orë të gjata, por gjithsesi punën e zv/kryeministrit dhe ekipit të tij në Qeveri ia la në dorë kryesisë së re. Grupi…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petrevski Për disa ditë me radhë temperaturat e mëngjesit janë nën 12 gradë, por ngrohje qendrore nuk ka në pjesën më të madhe të Shkupit, shkruan Alsat. Mëngjesin e sotëm me radiatorë të ngrohtë janë zgjuar vetëm shfrytëzuesit e ngrohtores Shkup-Veri, që nuk është pjesë e “Ballkan Energy Group”. Bëhet fjalë për rreth 500 amvisëri dhe kompani të vogla që ngrohen nga kjo ngrohtore. Drejtori i saj, Kushtrim Ramadani, thotë për Alsat se kanë marrë sasi të caktuar të gazit natyror, por shton se nuk do të mund të mbijetojnë vetë. Ai ka kërkuar ndihmë financiare nga Qeveria…

Lexo më Shumë

Gazetar: Lluka Andreev Në mënyrë që Maqedonia e Veriut të hapë grupet e para të negociatave të anëtarësimit me Brukselin, ajo do të duhet të përmbushë angazhimin e saj për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, informojnë nga Misioni i BE-së në Shkup, shkruan Alsat. Sipas zëvendës ambasadorit evropian në vend, Xhulian Vasallo, partia më e madhe opozitare mbetet në kursin pro-evropian, por për momentin nuk ka ndryshuar vendimin e saj kundër ndryshimeve kushtetuese. I pyetur për qëndrimin e VMRO-DPMNE-së, Vasalo sot në një brifing me gazetarët u përgjigj se po zhvillon takime me përfaqësues të partisë, duke shtuar se në…

Lexo më Shumë