Në fakultetet e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup, sot do të organizohen orët e para akademike për të shënuar simbolikisht fillimin e vitit akademik 2022/2023 dhe për të mirëpritur gjeneratën e re të studentëve. Ora e parë akademike është shënuar të shtunën në Fakultetin e Makinerisë dhe pas një pauze prej dy vitesh për shkak të pandemisë COVID-19 është mbajtur me prezencë fizike.
Author: almakos
Dy vajza nga Shkupi janë arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi të njëjtat paraprakisht janë raportuar se kanë kryer plaçkitje ndaj një 26-vjeçari nga Shkupi. Të njëjtat përveç se i kanë marrë para të riut nga Shkupi edhe e kanë plagosur. “Me datë 01.10.2022 rreth orës 18:00, në rajonin e Bit Pazarit, zyrtarë policorë nga Njësiti Intervenues në SPB-Shkup kanë privuar nga liria E.D.(23) dhe Xh.I.(22), femra, të dyja nga Shkupi, për shkak se në ora 15:56 në SPB-Shkup R.B.(26) nga Shkupi ka raportuar se rreth lumit Vardar, në afërsi të objektit të MTV-së i janë marrë para dhe është…
Po kërcënon njerëzit, studimi paralajmëron për virusin e majmunëve. Një studim i Universitetit të Kolorados (SHBA) ka paralajmëruar se një familje virusesh, e cila është endemike në majmunët e egër afrikanë, mund të infektojë njerëzit së shpejti. Këto viruse konsiderohen një kërcënim kritik për majmunët makakë dhe deri tani, asnjë infeksion njerëzor nuk është raportuar. Është e paqartë se çfarë ndikimi do të kishin këto viruse te njerëzit, por shkencëtarët thonë se mund të kenë simptoma të ngjashme me Ebolën.“Ky virus i kafshëve ka kuptuar se si të fitojë akses në qelizat njerëzore, të shumohet dhe të shpëtojë nga disa…
MPB njofton se gjatë ditës së djeshme policia nga qendra kufitare Jug në bashkëpunim me Policinë Pyjore nga Resnja kanë arrestuar 36-vjeçarin I.K. dhe 69-vjeçarin I.M., të dy nga fshati Aravati. Të dy janë kapur duke kryer prerje joligjore të drurëve. “U sekuestruan dru dhe dy sharrë elektrike me motor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.
Gazetare: Ajnur Bafqari Blejnë vetëm gjërat e domosdoshme, ndërsa një pjesë të produkteve që deri i cilësonin si elementare, qytetarët tanimë i kanë vendosur në kategorinë e luksit. Qytetarët thonë se kjo është kriza më e madhe që janë përballur ndonjëherë dhe mezi arrijnë të mbulojnë shpenzimet mujore. “Këtë gjendje të krizës kurrë s’kemi qenë”, tha një qytetar. “Të krejt populli ndikon. Jo pak më pak tash marrim”, tha një tjetër qytetar. “Është shumë shtrenjtë, ndaj pagave dhe pensioneve tona shumë dobët. Shumë vështirë po shkon. Nëse nuk do të punonte edhe gruaja vështirë. Përndryshe të vijë ndonjë mysafir nuk…
Trupi i Erdon Ramadanit tani ndodhet në morgun e Tetovës, aty ku pritet të bëhet obduksioni, shkruan Alsat. Për momentin, sipas raportimeve të gazetarëve të Alsat në terren, të pranishëm janë familjarët e viktimës, duke pritur konfirmimin e mjekut ligjor. Trupi i Erdonit është nxjerrë pak minuta më parë, 1 km nga ku para pesë ditësh ra me makinën e tij në lumin Vardar./ Alsat.mk
Alsat mëson se para pak minutave është gjetur në ujërat e lumit Vardar trupi i pa jetë i Erdon Ramadanit nga Kumanova i cili u aksidentua më 27 shtator në afërsi të fshatit Zhelinë. Burime nga vendi i ngjarjes thonë se trupi i tij është gjetur në afërsi të kazermës, përkatësisht 1km nga vendi ku u aksidentua./Alsat.mk
Moti sot në mëngjes do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të dobëta shiu. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 19 deri në 26 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare deri të fortë veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 24 gradë. Nesër do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa më pas do të ketë një periudhë të qëndrueshme të motit me erë mesatare, herë pas here të fortë nga…
LSDM thonë se përmes masave konkrete ekzekutivi po dëshmon se ka plan konkret për dalje nga kriza energjetike. Sipas Darko Kaevskit nga kjo parti me masat e miratuara ditë më pare është siguruar se nuk do të ketë mungesë të energjisë elektrike. Në kohën e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe Dimitar Kovaçevski po marrin masa në kohë për mbrojtjen e qytetarëve dhe kompanive është siguruar ushqim energji elektrike dhe emergjenca për dimrin. Ngrohje në Shkup do të ketë gjatë gjithë sezonit të ngrohjes falë asaj që po bën Qeveria pas OBRM-PDUKM në…
Me datë 30.09.2022, në ora 23:10, në zonën e Kisella Vodës, nga njësiti policor për intervenim në SPB Shkup është ndaluar E.A.(38) nga Shkupi, pasi tek ai është gjetur marihuanë dhe lëndë pluhuri. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse.
Presidenti i vendit Stevo Pendarovski në kuadër të vizitës në Bullgari, siç edhe ishte paralajmëruar, në autostradën “Struma” vendosi lule në vendin e aksidentit të autobusit, në të cilin më 23 nëntor 2021, jetën e humbën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Kujtojmë që sot Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski qëndroi për vizitë pune në Sofje, ku me ftesë të homologut të tij bullgar Rumen Radev, morri pjesë në ceremoninë me rastin e fillimit të punës komerciale të interkonektuesit të gazit Greqi – Bullgari.
Gazetare: Ajnur Bafqari Maqedonia dhe Bullgaria duket se janë gjithnjë e më larg marrëveshjes për blerjen e energjisë elektrike të lirë, shkruan Alsat. Qeveria kërkon të blejë energji elektrike me 200 euro për megavat orë, që është shumë më poshtë se çmimi në bursë, i cili shkon deri në 800 euro. Energjia elektrike nga Bullgaria shitet për rreth 400 euro. Por, përkundër njoftimeve dhe optimizmit nga Qeveria në Shkup se do të arrihet marrëveshje me Sofjen, kjo nuk u konfirmua në takimin e sotëm të dy presidentëve Pendarovski dhe Radev në Sofje. Përkundrazi, Pendarovski konfirmoi se pala bullgare mund të…

