Gazetar: Adnan Qaili Institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike si dhe shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit, menaxher të të cilëve kanë paga shumë të larta do t’u shkurtohen për 10%, si masë anti krizë thonë nga Qeveria, shkruan Alsat. Numri “një” i ekzekutivit Dimitar Kovaçevski tha se deri në fund të muajit do të hartojnë listën se në cilët sektorë do të bëhen shkurtimet e pagave, masë e cila pritet të kursej 3 miliardë denarë për një vit. Këto para do të vihen në pakon e re të ndihmave për kategoritë në nevojë dhe pensionistët, tha Kovaçevski. “Ekzistojnë ndërmarrje publike dhe…
Author: almakos
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se masat antikrizë të Qeverisë janë dështim total. Sipas ASH-së Qeveria pa fije turpi dhe e pa asnjë argument proklamon se nga muaji prill e deri në shtator u subvencionuan qytetarët dhe biznesi i vogël për energjinë elektrike. Por në fakt sipas opozitës shqiptare pikërisht se qytetarët dhe biznesi i vogël paguajnë çmimet më të larta të energjisë në rajon. ASH thekson biznesi i vogël që furnizohet nga furnizuesi universal, po ballafaqohet me krizë të thellë ekonomike, ndërsa nuk është paraparë asnjë masë ekonomike për ti ndihmuar apo lehtësuar pasojat nga çmimi i lartë që po…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,43% në raport me vendimin e datës 07.10.2022. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,033%, te nafta për 4,496%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 4,181% dhe te mazuti ka rritje për 1,986%. Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet…
Sot në agjendën e takimeve të skriningut të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian në Bruksel ishte Kapitulli 1 –Lëvizja e lirë a mallrave nga Klasteri i 2-të – Tregu i brendshëm. Nga Sekretariati për Çështje Evropiane thonë se lëvizja e lirë e mallrave paraqet një nga 4 liritë themelore mbi të cilat është i ndërtuar dhe funksionon Tregu i vetëm i Bashkimit Evropian. Legjislacioni dhe implementimi institucional i lëvizjes së lirë të mallrave paraqet bazën e zhvillimit ekonomik. “Zv/Negociatorja kryesore e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian znj. Drita Abdiu-Halili theksoi se lëvizja e lirë e mallrave është e…
Toni Gjorgjevski-Ferdo nga Manastiri u shpall i pafajshëm për vrasjen e dhëndrit të tij, të cilën ai pretendonte se e kishte bërë në vetëmbrojtje të vajzës së tij. Gjykata e pranoi këtë mbrojtje, gjegjësisht se Gjorgjevski veprën e ka kryer në vetëmbrojtje. Vendimi u dha tetë muaj pas ngjarjes. “Më në fund, pas tetë muajsh gjykata dha një vendim të saktë, duke e liruar babanë tim. Më në fund është i lirë, faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar Jove Gjorgievski, djali i Toni Gjorgievski-Ferdo. Gjorgievski ishte në paraburgim gjatë gjithë kohës së hetimit, ndërsa familja e tij organizoi një…
Ndihma financiare për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve dhe për pensionistët është pjesë e masave të reja për përballimin e krizës energjetike dhe çmimeve në vlerë prej mbi 350 milionë euro që Qeveria i miratoi dje. Disa nga masat duhet të kalojnë në procedurë në Kuvend sepse kërkojnë ndryshime ligjore, e disa sipas Dekretit të Krizave mund të funksionalizohen me vendim të Qeverisë apo ministrive të veçanta. Masat e synuara po përgatiten edhe për industritë që kanë të bëjnë me produktet bazë të përdorura nga qytetarët. Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas seancës së Qeverisë tha se prioritet mbetet mbrojtja e…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 279 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 50 për tejkalim të shpejtësisë, 42 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 21 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 9 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve, shkruan Alsat. Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar edhe 6 gjoba për makina të paregjistruara, 9 për vozitësit fillestar dhe 5 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë./Alsat.mk
Qeveria sot do të dërgojë në Kuvend nominimin e Risto Penovit për ministër të ri të Vetëqeverisjes Lokale, pasi paraprakisht e dorëzoi edhe dorëheqjen nga ky funksion të bashkë-partiakut të tij të LDP-së – Goran Milevski, paralajmëroi dje kryeministri Dimitar Kovaçevski. Milevski ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të vetqecerisjes lokale më 20 shtator të këtij viti, për siç tha ai arsye personale.
Qeveria në seancën e sotme miratoi një sërë masash të reja për përballimin e krizës energjetike dhe të çmimeve, në vlerë mbi 350 milionë euro. Siç njoftoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, me këto mjete, mbështetja totale do të jetë për tejkalimin më të lehtë të krizës në të gjitha sferat deri më tani arrin në 750 milionë euro. Mbrojtja e standardit të jetesës së qytetarëve, theksoi kryeministri, mbeten prioritet. “Mesazhi kryesor sot është se ne nuk do të harrojmë askënd që të përballet me pasojat e krizës. Së bashku do ta kalojmë krizën”, tha Kovaçevski në një konferencë për media…
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Paradite diku nëpër lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 21 deri në 26 gradë. Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë. Deri të…
Gazetar: Lluka Andreev Sonte do të finalizohen masat antikrizë për rastet sociale. Kryeministri Kovaçevski pret që ato të publikohen në fillim të javës së ardhshme. Sipas informacioneve të Alsat, kjo paketë masash do të përfshijë kupona ushqimore, kupona për energji elektrike, transport falas etj. “Edhe sot ekipet ekonomike po punojnë për konceptimin e këtyre masave dhe mendoj se deri të hënën do të kemi masa që mund të shpallen për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, sepse është koha e solidaritetit, është koha kur ne duhet të ndihmojmë të gjithë për t’a tejkaluar së bashku këtë krizë në të cilën…
Gazetare: Evi Shkopi Varfëria energjetike do të shkaktojë ndotje më të madhe të ajrit, sepse qytetarët do të kenë parësore mbrojtjen nga i ftohti, pa menduar gjatë për rrezikun që i shkaktojnë shëndetit të tyre dhe të tjerëve. Institucionet apelojnë vazhdimisht, por duket se me çmimet jashtëzakonisht të larta të lëndëve për ngrohje, mbetet në dorë të qytetarëve të marrin vendimin e duhur. Çfarëdo lëndë që të blini për ngrohje, qytetarët duhet që gjithmonë të kërkojnë faturën, sepse në këtë mënyrë do mbrohen nga abuzimet me çmimet, siç është rasti me çmimin e druve. Por kur jemi te drutë, një…

