Author: almakos

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë , Talat Xhaferi, sot ka refuzuar kërkesën për referendum të partisë politike “E majta”, pasi siç thuhet, “kërkesa nuk ishte përgatitur në përputhje me dispozitat e Rregullores së Punës”. “Duke shqyrtuar kërkesën tuaj për nisjen e iniciativës qytetare në nivel shtetëror për shpalljen e referendumit të detyrueshëm plotësues, konstatova se kërkesa nuk ishte përgatitur në përputhje me dispozitat e Rregullores së Punës, veçanërisht nenin 135 të së njëjtës, dhe pyetjen e pyetur i referohet pyetjes së shtruar në mënyrë jo të duhur nga arsyeja se konkluzionet nuk janë akt i përgjithshëm juridik, ligj apo kushtetutë,…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili Nga ana tjetër, Qeveria as sivjet nuk arriti të shndërrojë funksionimin me gaz, plan i cili në të tri blloqet pritet të realizohet në 10 vitet e ardhshme aq sa edhe janë rezervat e thëngjillit në këtë zonë, shkruan Alsat. Gazi natyror parashikohet të jetë një burim energjie shumë më ekologjik ndaj ambientit për mjedisin e Pellagonisë, rajon i cili është i ekspozuar ndaj ndotjes nga emetimi i gazrave të dëmshëm./ Alsat.mk

Lexo më Shumë

Opozita kritikon ashpër ngecjen e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit e cila është premtuar si prioritet nga ana e Qeverisë. Sipas tyre, Komisioni Evropian me raportin e tij konfirmon se vendi shënon ngecje serioze në këtë drejtim dhe që institucionet vendase të drejtësisë duhet të rikthejnë besimin e humbur prej kohësh. “Nuk është vetëm bindja jonë por është bindje e përgjithshme se Maqedonia dështon në luftën ndaj korrupsionit. E pamë se kemi rezultate katastrofale kur bëhet fjalë për korrupsionin dhe perceptimin e tij. Pretendimet deklarative për luftë kundër korrupsionit duhet shoqërohen me reagimet e duhura nga ana e…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Përfaqësuesit e BDI-së në Qeveri heshtin për çështjen e balancuesit për punësimet në institucionet publike dhe shtetërore. Pasi dje zv/kryeministrja Sllavica Gërkovska deklaroi se balancuesi është i pavlerë dhe se keqpërdoret për tu punësuar qytetarë të etniteteve të ndryshme, nga BDI sot nuk kanë folur. Pyetjeve se çfarë qëndrimi kanë për balancuesin nuk u është përgjigjur edhe zv/kryeministri Artan Grubi. Nga opozita shqiptare thonë se me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, vendi është ende shumë larg cakut si në numra absolut ashtu edhe në aspektin hierarkik. “ASH vazhdimisht ka denoncuar abuzimet me kalkulatorin Balancer sa i përket…

Lexo më Shumë

Si rezultat i mos harmonizimit të programeve studimore me tregun e punës, kemi 119 mijë të papunë dhe 8000 vende të lira pune për të cilat bizneset kërkojnë por nuk mund të gjejnë punëtorë. Kështu deklaroi profesori Izet Zeqiri, sipas të cilit është e domosdoshme që universitetet të fillojnë reforma në përgatitjen e programeve studimore më të shkurtra, me të cilat do t’u përgjigjen sfidave të tregut të punës. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore thonë se situata është e ngjashme në të gjithë Ballkanin Perëndimorë. Sipas kësaj ode ndërtimtaria dhe IT-ja janë dy prej sektorëve të shumtë ku haset…

Lexo më Shumë

Edhe 3 ditë nga thirrja e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, pas ujdisë që u arrit më 4 tetor në takimin e të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit”, me kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Grupi i përfaqësuar nga Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Nevzat Bejta dhe Musa Xhaferi dhe rreth 20 firmëtarë të tjerë që qëndronin pas letrës fillestare drejtuar kreut të BDI-së me kërkesën për themelimin e organeve të partisë, pret që të shtunën të konsumohen të gjitha pritshmëritë e tyre; thirrja e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, propozimi për kryesinë e gjerë dhe të ngushtë, dhe menjëherë pas themelimit të…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,01% në raport me vendimin e datës 10.10.2022. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshmeshënojnë rritje mesatarisht te benzina për 0,999%, te nafta për 4,151%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 3,164%dhe te mazuti ka rritje për 0,881%. Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi Edhe 3 ditë nga thirrja e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, pas ujdisë që u arrit më 4 tetor në takimin e të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit”, me kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Grupi i përfaqësuar nga Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Nevzat Bejta dhe Musa Xhaferi dhe rreth 20 firmëtarë të tjerë që qëndronin pas letrës fillestare drejtuar kreut të BDI-së me kërkesën për themelimin e organeve të partisë, pret që të shtunën të konsumohen të gjitha pritshmëritë e tyre; thirrja e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, propozimi për kryesinë e gjerë dhe të ngushtë, dhe menjëherë…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të qarkullimit, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian (KE) sot do të miratojë pakon për zgjerimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me një raport të veçantë për progresin e secilit prej vendeve në procesin e integrimit evropian, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Ky është raporti i parë i KE-së për vendin pas konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në që u mbajt në Bruksel më 19 korrik, e cila hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim. Në draft-raportin e Komisionit Evropian, i cili duhet të publikohet sot, dhe në të cilin Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje vlerësohet se Maqedonia e Veriut është e përgatitur mesatarisht sipas pothuajse…

Lexo më Shumë

Në Kuvend sot do të mbahen dy mbledhje të Komisionit juridiko-ligjvënës, ndërsa në njërën prej tyre do të bisedohet për Propozim ligjet për pagesë të kompensimit në të holla të viktimave nga veprat penale me dhunë dhe për plotësim të Ligjit për material reproduktiv nga llojet pyjore të drunjve. Në rendin e ditës është edhe Propozimi për vendimin për përcaktimin e masës së dëmshpërblimit për presidentin dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor.

Lexo më Shumë

Sindikata e prodhuesve bujqësorë nga Strumica kërkon që shteti të gjejë mënyrën për të siguruar ripromateriale me çmime më të ulëta. Ndryshe, kostot e larta të prodhimit, të cilat u rritën për 100% këtë vit, mund të jenë arsye për zvogëlimin e mëtejshëm si të sipërfaqes ashtu edhe të prodhimit. Ata janë të vetëdijshëm për krizën ekonomike dhe energjetike, por thonë se sektori i bujqësisë është një nga degët më të rëndësishme ekonomike në vend dhe për këtë arsye nevojitet më shumë ndihmë. Të njëjtin qëndrim ka edhe shoqata e kopshtarëve “Kuklishi”. Ata nuk e mohojnë faktin që marrin naftë…

Lexo më Shumë