Author: almakos

Ambasadori çek në vend, Jaroslav Ludva, vendi i të cilit është kryetar aktual i Unionit Europian, në një konferencë për media, njoftoi sot se ambasada do të organizojë disa konferenca me ambasadën çeke në Sofje për Maqedoninë dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, veçanërisht për përmirësimin e dialogut me Bullgarinë.. “Do të kemi disa konferenca, një në Shkup, një në Sofje dhe një në qytetet kufitare Petrich dhe Strumicë, të fokusuara në përmirësimin e dialogut, marrëdhëniet më të mira fqinjësore, shkëmbimin e përvojave me Bullgarinë, e cila tashmë ka kaluar rrugën drejt BE, avantazhet e tregut të përbashkët mes dy vendeve…

Lexo më Shumë

Nuk kanë të ndalur rreshtimet me “Grupin e Zjarrit” , gjatë ditës së sotme, shkruan Alsat. Sot përveç të tjerëve, me “Grupin e Zjarrit”, është rreshtuar edhe Sedulla Mamuti, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së. Në shpjegimin e tij, Mamuti thotë se është I pakënaqur nga koncentrimi i pushtetit tek një njeri, duke nënvizuar këtu zvkryeministrin e parë Artan Grubi. “Mbështes nismën e z.Mexhiti dhe z.Bexheti, për meritokraci dhe reflektim të vullnetit të votuesve”, thuhet në shkrimin e tij në Facebook./ Alsat.mk

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Kryetarja e Këshillit Gjyqësor Pavlina Cërvenkovska nuk e ka deklaruar në kohë pasurinë e saj në Komisionin për Luftë Kundër Korrupsionit dhe për këtë do të paguaj gjobë prej 150 euro, shkruan Alsat. Siç deklaroi anëtari i Anti korrupsionit, gjatë grumbullimit të dokumenteve për të konstatuar pasurinë e kryetares së këshillit gjyqësor, kanë konstatuar edhe një sërë mospërputhjesh të të dhënave të pasurisë së Cërvenkovskës ndërsa për këtë do ta njoftojnë prokurorinë përkatëse. “Në kolegjium është zbatuar procedurë për dhënien e shkeljes së konstatuar dhe dhënies së urdhëresë mandatore për pagim gjobe për mosdorëzim në kohë të…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili Ministria e Financave ka filluar me detektimin e institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare në pronësi të shtetit, të cilat kanë deklaruar humbje enorme në 3 mujorin e dytë të këtij viti. Resori financiar këto humbje i ndërlidh me keq menaxhimin e udhëheqësisë, të cilët pritet të jenë në listën e shkurtimit prej 10% të pagave dhe 20% të benefiteve si masë e re anti-krizë e qeverisë. “Humbja më e madh është regjistruar në N.P. “Rrugët Shtetërore” 9,4 milionë euro. SH.A. shtetërore ‘Vodostopanstvo’, humbje më shumë se 2 milionë euro. SH.A. Elektranat e Maqedonisë -EMV ka…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka kërkuar sot llogari nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), apo siç e quajtën nga kjo parti “Ministria e shkatërrimit” për mungesën e librave nëpër shkolla. “Ndodhemi këtu përpara Ministrisë së Arsimit që në fakt duhet të quhet Ministria e Shkatërrimit, për të kërkuar llogari për librat të cilët mungojnë në shkollë prej datës 1 shtator e deri sot që jemi 14 tetor. Imagjinoni! 44 ditë që fëmijët shkojnë në shkollë a libra nuk ka! Situata në klasa është kaotike! Mësues në ankth që vrapojnë me fleta nga fotokopja në fotokopje, ca libra të fotokopjuar…

Lexo më Shumë

Integrimi evropian nuk mund të jetë qëllim dhe prioritet i vetëm një grupi politik. Është një projekt kombëtar që të gjitha partitë relevante politike e kanë përkrahur që nga fillimi i pavarësisë së Maqedonisë e deri më sot, tha presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në panelin e sotëm: “Në rrugën evropiane: Reforma të reja, mundësi të reja!”. Pendarovski me këtë rast u bëri thirrje të gjitha palëve të interesuara politike, si nga qeveria ashtu edhe nga opozita, që në mënyrë konstruktive të përfshihen në proces dhe të kontribuojnë në zhvillimin e qetë të rrugës evropiane. “Duke pranuar propozimin francez, ne…

Lexo më Shumë

Sapo filloi seanca për spitalin modular në Tetovë. Në seancë janë paraqitur të tre të akuzuarit me avokatët e tyre. Të pranishëm në sallë janë dy persona nga pala e dëmtuar. Mirëpo, seanca menjëherë u anulua shkaku i mungesës së aboketërve. Seanca e rradhës është lajmëruar me 8 nëntor, në orën 10./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 119 gjoba, dhe atë: 13 për kalim në të kuqe në semaforë, 8 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për mosvënien e rripit të sigurisë, 4 për vozitje në gjendje të dehur, tre gjoba u shqiptuan për makina të paregjistruara…/Alsat.mk

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore të Tetovës sot në ora 10:00 duhet të vazhdoj procesi gjyqësor lidhur me zjarrin në spitalin modular të Tetovës. Gjykimi duhej të fillonte më 6 shtator, por ai u caktua për sot, pasi gjyqtari Jordan Velkovski e shtyu fillimin e procesit për shkak të mungesës së dy prej tre të akuzuarve. Në mesin e të akuzuarve në seancën e parë, i pranishëm ishte vetëm ish drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Florin Besimi, ndërsa mungonin drejtori ekonomik Artan Etemi dhe mjeku Boban Vuçevski.

Lexo më Shumë

Sonte në “Rruga drejt”, në kuadër të analizës se çfarë kanë premtuar dhe çfarë nuk kanë realizuar ministrat dhe zëvendësministrat e BDI-së, Alsat, realizoi një POLL, ku pyeti shikuesit se a janë të kënaqur me udhëheqjen e kësaj partie këto vite. Në këtë poll, votuan disa shikues derisa rezultati i tij doli të jetë që, 25% janë të kënaqur, derisa 75% e tyre nuk janë të kënaqur me qeverisjen e BDI-së. LEXO EDHE: Grupi i zjarrit: Nuk e përjashtojmë fraksionimin!

Lexo më Shumë

Qeveria njofton zyrtarisht se drejtuesi dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të fabrikës “Kolskës” janë shkarkuar. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 90-të ka shkarkuar nga detyra udhëheqësin dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të fabrikës për makina hekurudhore “Veles”, DOOEL – Veles (e njohur në publik si Kolska). Në seancë është konstatuar se menaxhmenti i fabrikës ka treguar rezultate financiare negative në funksionimin e saj, pavarësisht se këtij subjekti i është dhënë mbështetje financiare nga Qeveria”, thuhet në njoftimin e Qeverisë dërguar mediave. “Ekipi menaxhues i fabrikës së makinave hekurudhore “Kolska” do të shkarkohet për…

Lexo më Shumë

SPB Ohër njoftoi se 47-vjeçari G.I. nga Ohri dëmtoi tabelën e klubit të sapohapur bullgar “Car Boris Treti” dhe emrin e tij do t’ja dorëzojë shoqatës në mënyrë që ato në mënyrë private të paditin të njëjtin, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Më datë 12.10.2022, SPB Ohër ka marrë në pyetje G.I.(47) nga Ohri, gjatë së cilës është konstatuar se është autor i veprës penale “dëmtim”, të kryer në një tabelë reklamuese me mbishkrimin “Car Boris III” të vendosur sipër objektit të shoqatës që gjendet në qendrën tregtare “Amam” në bulevardin “Makedonski Prosveteliteli” në Ohër. Në lidhje me veprën penale të parashikuar…

Lexo më Shumë