Gazetar: Adnan Qaili Ekipet e EMV që menaxhojnë me ngrohjen e kryeqytetit janë vënë në teren me gjithë resurset njerëzore pasi në ditën e dytë të sezonit të ngrohjes janë paraqitur 600 defekte në objektet e banimit në Shkup, shkruan Alsat. Nga drejtoria e EMV-së thonë se në rrjetin qendror nuk ka asnjë problem, por defektet janë gjetur nën stacionet dhe instalimet e brendshme të banesave. Me kaq pak staf që kanë këto riparime do të kryhen brenda dy javëve pasi që me prioritet merren rrjedhjet e radiatorëve që shkaktojnë dëme nëpër shtëpi. “Deri më tani janë bërë 77 intervenime…
Author: almakos
Gazetar: Mefail Ismaili Ndër vite Maqedonia e Veriut nuk arrin të çrrënjosë korrupsionin. Sipas raporteve të përvitshme të institucioneve ndërkombëtare, kjo dukuri vazhdimisht “lulëzon”. Kritika të theksuara për korrupsionin pati edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian, shkruan Alsat. Ekspertët vlerësojnë se korrupsioni në Maqedoninë e Veriut është një metastazë që vështirë se mund t’i gjendet zgjidhje. Profesori Bashkim Selmani thotë se ata që duhet të luftojnë korrupsionin janë vet pjesë e saj. “Fatkeqësisht ata që duhet të luftojnë korrupsionin janë pjesë e krimit dhe çështjeve që kanë të bëjnë edhe me bllokimin e të gjitha institucioneve, për shkak…
Gazetar: Adnan Qaili Makineri që gërryejnë qymyr 24/7 dhe punëtorët që punojnë në tre turne janë të pamjaftueshme të ushqejnë kaldajat e termocentralit të Manastirit, i cili prodhon 90% e energjisë elektrike në vend, shkruan Alsat. Sipas eksploatimit vetëm në tri miniera të hapura ka rreth 80 milion ton thëngjill edhe tri lokacione tjera po inspektohen që do të shtonin burimin natyror për 10-15 vjet rezerva të vendit, por TEC Manastiri sërish importon thëngjill nga Greqia dhe Shqipëria me çmim 5 herë më të lartë se prodhimi vendor 11€/ton. Nga EMV thonë se thëngjilli që nxirret nga Miniera e Suvodollit,…
Polarizimi politik mes pushtetit dhe opozitës ka dëmtuar punën e Kuvendit, vlerëson Komisioni Evropian në raportin e progresit për vendin, kur vlerëson punën e ligjvënësit dhe të zgjedhurve të popullit, shkruan Alsat. Sipas këtij institucioni evropian, procedurat e shkurtuara të miratimit të ligjeve kanë penguar debatin domethënës dhe gjithëpërfshirjen në procesit e përpilimit të ligjeve. Këto janë vetëm disa nga vërejtjet e KE-së. Raporti i Komisionit Evropian Puna e Kuvendit u dëmtua nga polarizimi politik, i cili vonoi miratimin e shumë dispozitave ligjore. Është i nevojshëm planifikim dhe konsultim për të limituar përdorimin e procedurave të shpejta me qëllim që…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë njoftoi se ndihmat për qytetarët kanë mundur të jenë më të mëdha, megjithatë, sipas saj masat mbulojnë një numër të madh të qytetarëve. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, harxhimet e jetesës janë rritur për 18.7 për qind, ndërsa çmet e ushqimeve janë rritur për për 30 për qind. Megjithatë, sipas Ministres për Punë dhe Politik Sociale Jovanka Trançevska edhe pse qeveria solli masat anti krizë për kategoritë e cënueshme të qytetarëve, inflacioni “hëngri” paratë që qytetarët duhej të marrin si ndihmë.…
REK Manastir ka dyfishuar kapacitetin e prodhimit të energjisë elektrike pasi mbrëmë në ora 22:51 Blloku 1 është sinkronizuar me sistemin elektroenergjetik të vendit. Impianti është rikthyer në punë pas 23 ditësh riparim dhe së bashku me Bllokun 2 furnizojnë me energji elektrike. Riparimi, i cili zakonisht zgjat 45 ditë e më shumë, u përfundua në një kohë rekord të shkurtër, para së gjithash falë punonjësve të REK Manastir dhe angazhimit të kompanive vendase. Sipas planit të prodhimit dhe në rrethana të pandryshuara, REK Manastir duhet të vazhdojë të operojë me dy njësi deri në fillim të nëntorit. Pas instalimit…
“Sektori i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ende po përballet me humbje të personelit mjekësor, pasi infermierët dhe specialistët që largohen, transferohen në sektorin privat ose shkojnë për të punuar jashtë vendit”, alarmon raporti i Komisionit Evropian. Kjo siç thuhet kontribuon në problemet e qytetarëve për tu trajtuar dhe shëruar nga specialistët, sepse ata po ikin jashtë ose përfshihen në sektorin privat, por që aty çmimet janë të papërballueshme dhe kujdesi shëndetësor nuk mbulohet nga sigurimet shëndetësore mbeten të larta. Autoritetet zyrtare shëndetësore në Maqedoninë e Veriut nuk disponojnë numrin e saktë të mjekëve që kanë ikur nga ky vend.…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në Shkup ka shqiptuar gjithsej 175 gjoba, nga të cilat 28 për drejtim të automjetit me shpejtësi të kufizuar, 42 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 15 për drejtim mjeti pa patentë shofer. Siç informoi sot MPB-ja, janë vendosur shtatë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër për mosdhënie të përparësisë për këmbësorët, tre masa për automjete të paregjistruara…
Pasditen e sotme në qendër të Shkupit tifozët e klubit grek të hendbollit për femra PAOK kanë shkaktuar një incident të lehtë. Ata kanë zbritur nga autobusi në afërsi të “Rekordit”, e më pas janë nisur drejt sheshit dhe gjatë rrugës ka pasur një përleshje verbale dhe kanë sulmuar fizikisht një djalë i cili kishte veshur fanellën e klubit të Maqedonisë së Veriut, Vardarit. Këtë informacion e ka konfirmuar edhe Ministria e Brendshme. Policia ka reaguar me shpejtësi dhe ka kthyer tifozët në autobus. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, tifozët grekë kanë hyrë në dyqan dhe kanë vjedhur disa shishe me…
MPB i njofton qytetarët e Shkupit se në rrethinën e “ish-Gazelasë” po xhirohet film gjatë të cilit po xhirohen edhe skenat me krisma për të cilat, siç theksojnë nga atje, MPB-ja ka qenë e njoftuar menjëherë nga organizatori. Ministria e Punëve të Brendshme apelon mediat që të mos publikojnë informacione të paverifikuara në opinion dhe të kontaktojnë Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun për informacione të duhura, njofton MPB.
Me shkurtimin e privilegjeve financiare, mëditjeve, kujdestarive, orëve shtesë dhe festave, të drejtorëve dhe të punësuarave të shtetit që marrin paga dy-tre fish më të larta se mesatarja, qeveria synon të kursej 50 milion euro, shkruan Alsat. Masa tjetër e kursimit të energjisë elektrike dhe uljes së shpenzimeve tjera “pa hesap” të institucioneve shtetërore e publike pritet të kursejnë gjithashtu 50 milion euro të tjera, tha kryeministri Kovaçevski “Nuk munden që institucionet të harxhojnë atë që nuk është e domosdoshme në kohën e krizën, prandaj në herën e parë shkurtuam 200 milion euro nga ato që nuk është patjetër të…
Gazetare: Ajnur Bafqari Çmimet e larta të produkteve ka ndikuar në uljen e interesimit të qytetarëve për të përgatitur ajvar dhe turshi. Të paktë janë ata qytetarë që megjithatë kanë vendosur të përgatiten për stinën e dimrit, por thonë se do të përgatisin sasi më të vogël se vitet e kaluara, pasi gjithçka është shumë shtrenjtë. Edhe shitësit shprehen të pakënaqur nga shitja. “Jo, se shtrenjtë është.. Kur të bëjmë pra do të marrim këtu”, tha një qytetar. “Çmimet katastrofë, jo ma pak kam marr sivjet, ma pak…. nuk ja vlen por patjetër duhet të hamë diçka, nuk ja vlen..…

