Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i pyetur nga gazetari i Alsat, Adnan Qaili rreth akuzës së anëtarit të kryesisë së BDI-së, Musa Xhaferi, i cili në “Programi 200” që u mbajt mbrëmë në Alsat, akuzoi ministrat e partisë së tij për mos investime kapitale në zonat shqiptare, tha se nuk dëshiron të keqpërdor foltoren e Qeverisë për çështje partiake. “Jam i informuar se së shpejti do të kemi mbledhje të Kryesisë Qendrore dhe do t’i diskutojmë çështjet brenda përbrenda partisë. Nuk dua të keqpërdor foltoren e Qeverisë për çështje partiake. Investimet kapitale në zonat shqiptare, do të raportohen në kryesinë…
Author: almakos
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në konferencë për media sot, gjatë raportimit në lidhje me kursimin e energjisë elektrike nëpër institucione, ka thënë se në shtator janë kursyer mesatarisht 20% për dallim nga shtatori i vitit të kaluar, shkruan Alsat. “Në shtator institucionet shtetërore kursyen mesatarisht 20% për energji elektrike në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar”, tha Bekteshi./ Alsat.mk
Zhvillimet e fundit politike në vend ishin në fokusin e bisedimeve që dje realizuan liderët e dy partive politike , ai i BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Sipas njoftimit të lëshuar nga PDSH-ja, Menduh Thaçi ka potencuar rëndësinë e ndryshimit të nenit të kushtetutës së RMV ku formulimi matematikorë 20% në lidhje me shqiptarët të zëvendësohet me formulim adekuat si (populli shqiptar, gjuha shqipe). “Dje në ambientet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u realizua takim në mes kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare z. Menduh Thaçi dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali…
Në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Shtip-Koçan, janë lënduar tre persona, nga të cilat një 30 vjeçare nga Shtipi, me lëndime të rënda trupore është shtruar në Qendrën klinike në Shkup. Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova, thotë se në aksidentin që ka ndodhur në ora 20:45 në afërsi të udhëkryqit Çifliçka, kanë mbetur të lënduar tre shoferë, që kanë marrë pjesë në aksident. Zëdhënësja e Spitalit klinik-Shtip, Marina Shumanska, konfirmon se mbrëmë është pranuar një grua, e cila me lëndime të rënda është transportuar menjëherë në Qendrën klinike në Shkup. Qarkullimi në këtë aks…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se sot është arrestuar personi J.I, pasi i njëjti ka kërcënuar se do të vendosë bombë në autobusët e NPQ “Shkup”. Nga MPB thonë se po bëjnë kontrolle anti-terroriste dhe se po i ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e rastit. “Ditën e sotme zyrtarët e policisë ndaluan J.I. punonjësin e NPQ-Shkup, pas një denoncimi të mëparshëm të ndërmarrjes në fjalë se rreth orës 05:00 të mëngjesit nga emaili i tij në emailin zyrtar të NPQ dhe në email-et e të gjithë drejtorëve, financave, shërbimeve ligjore dhe të tjera në është kërcënuar se…
Në adresën elektronike të Ndërmarrjes Publike Qarkulluese NPQ-Shkup, është dërguar njoftim se do të vendoset bombë në një autobus. Për shkak Ndërmarrja Publike në fjalë ka tërhequr të gjithë autobusët nga qarkullimi. Nga NPQ-Shkup konfirmojnë se kanë marrë një email kërcënues mbrëmë vonë dhe se sot në mëngjes, sapo është parë emaili të gjithë autobusët janë tërhequr nga qarkullimi dhe rasti është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ministria për Punë të Brendshme ndodhet në NPQ-Shkup dhe po kryen kontroll, por jozyrtarisht raportohet se alarmin për bombë e ka shkaktuar një prej punonjësve, i cili ka lajmëruar policinë dhe…
Sonte në Programi 200, me Semra Musain, i ftuar në pjesën e parë ishte anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të BDI-së Musa Xhaferi. Në sondazhin e ALSAT në Facebook, pyetja ishte se “Kush do ta fitojë ‘luftën’ në BDI – Musa Xhaferi apo Artan Grubi?”. Në këtë sondazh votuan qindra shikues derisa 68% ishin për Musa Xhaferin ndërsa 32% për Artan Grubin./ Alsat.mk
Sekretarja për barazi gjinore, Saranda Imeri e ftuar në “Programi 200”, e pyetur nga gazetarja Semra Musai rreth numrit të ulët të grave në Këshillin e përgjithshëm të BDI-së, nga gjithsejtë 37 anëtarë vetëm 5 femra, tha se në mbledhjen e ardhshme do të kërkojë llogari. Sepse sipas saj femrat janë politikane të shkëlqyeshme dhe udhëheqëse të përkryera. “Po, dhe kjo ishte vërejtja e parë e imja. Atë ditë pasi përfundoi mbledhja. Nuk e di, jam e mendimit që ditën që do të kemi mbledhje të kryesisë së ngushtë të partisë të kërkojmë llogari edhe nga strukturat e tjera partiake…
Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të BDI-së, Musa Xhaferi thotë se përgjegjës për dështimet e projekteve kapitale në vendbanimet shqiptare janë të gjithë ministrat e partisë së tij. Ai thotë se asnjëri prej tyre nuk duhet ta marrë si fatkeqësi largimin eventual të tyre nga pozita. Këto momente Musa Xhaferi i bëri në Programin 200, që do të transmetohet sonte në orën 22 në Alsat. E ftuar është edhe sekretarja për barazi gjinore në BDI Saranda Imeri. /Alsat.mk
Gazetare: Fatlume Dervishi Vetëm emrat e dy prej gjithsej tre kandidatëve për gjykatës kushtetues kanë arritur në seancë plenare për shkak se propozimi për zgjedhjen e Lubomir Joveskit nuk ka kaluar akoma në komision, shkruan Alsat. Pas disa vazhdimeve të seancës së komisionit, kryetarja e komisionit e ka dorëzuar propozimin gjysmak në plenare. Sipas VMRO-DPMNE-së kjo praktikë nuk është zbatuar më herët dhe se propozimi në plenarë duhet të vijë i plotë me tre emra. “Propozimi final në tërësi vjen me të tre propozimet dhe atë duhet ta votojmë dhe ta dërgojmë si dokument, gjegjësisht raport deri te kryetari i…
Gazetar: Lluka Andreev Ministri i Jashtëm Bujar Osmani nuk dëshiron që ndryshimet në Ligjin për Shoqatat të zbatohen në mënyrë retroaktive, shkruan Alsat. Ndryshimet, të cilat me mbështetjen e qeverisë dhe opozitës kanë hyrë në procedurë parlamentare, parashikojnë që shoqatat të ndryshojnë emrin brenda tre muajve dhe nëse nuk e bëjnë këtë, Ministria e Drejtësisë do t’i anulojë ato. Ndryshimet u iniciuan pas hapjes së klubeve “Vanço Mihajllov” në Manastir dhe “Car Borisit” në Ohër. “Në aspektin ligjor duhet parë nëse zgjidhjet ligjore mund të zbatohen në mënyrë retroaktive. Unë nuk jam jurist, por nevoja për të rishikuar brenda tre…
Gazetar: Adnan Qaili Çmimi i energjisë elektrike ka rënë përgjysmë në bursat botërore, por kjo nuk pritet të reflektohet në uljen e faturave të rrymës për qytetarët, shkruan Alsat. Duke parë bursën hungareze HUPEX, nga e cila bazohet edhe çmimi i rrymës në vend, ka shënuar rënie rreth 50% që kushton 109€, ndërsa javën e kaluar u shit 200€. Nga Komisioni Rregullator i Energjetikës thonë se këto tendenca janë rezultat i uljes së kërkesës së kompanive duke i vënë çelësin derës për shkak se operonin me humbje të mëdha për shkak të çmimit blerës të energjisë elektrike. Ish-kryeministri Zoran Zaev,…

