Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se sot është arrestuar personi J.I, pasi i njëjti ka kërcënuar se do të vendosë bombë në autobusët e NPQ “Shkup”.
Nga MPB thonë se po bëjnë kontrolle anti-terroriste dhe se po i ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e rastit.
“Ditën e sotme zyrtarët e policisë ndaluan J.I. punonjësin e NPQ-Shkup, pas një denoncimi të mëparshëm të ndërmarrjes në fjalë se rreth orës 05:00 të mëngjesit nga emaili i tij në emailin zyrtar të NPQ dhe në email-et e të gjithë drejtorëve, financave, shërbimeve ligjore dhe të tjera në është kërcënuar se për shkak të mos marrjes së rregullt të pagave, ai planifikonte të vendoste bombë në një autobus e cila do të shpërthente sot gjatë protestave. Po kryhen kontrolle anti-terror dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
Ndryshe, sot në mëngjesi i gjithë qyteti i Shkupit është në kaos, pasi autobusët e NPQ-Shkup janë tërhequr nga qarkullimi.



