Gazetare: Fatlume Dervishi Kreu i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari hedh poshtë përfundimisht zërat për negociata të mundshme për përfshirje të qeveri. Ai thotë që u spekulua shumë mbi deklaratën dha kohë më parë. “Unë vazhdimisht e kam përsëritur se s’ka asgjë për negociata për qeverinë. Këto janë vetëm spekulime të cilat besoj se i bëjnë këto të qeverisë për shkak të uljes së pazareve të njëri-tjetrit. Unë nuk e mohoj atë që e kam thënë në deklaratën e parë. Në qoftë se ka një ofertë të tillë, ne nuk jemi parti ku vendos kryetari, në jemi parti ku vendosin…
Author: almakos
Të punësuarit në çerdhe akoma nuk kanë marrë pagën e muajit Shtator. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk saktësuan se kur paga e këtyre punonjësve do të jetë në llogaritë bankare. Sipas sqarimit me shkrim të këtij dikasteri shkaku i vonesës ka të bëj me listat e vonuara të përllogaritjes së pagave që disa çerdhe të vendit nuk e kanë kryer. Kreu i Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov tha se vonesa është shkaktuar për shkak të firmosjes së Marrëveshjes së re kolektive më 13 tetor dhe procedurave vijuese që këto punonjës pagat t’i marrin me…
Borxhi që kanë qytetarët e Tetovës ndaj Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) “Tetova” ka tejkaluar 9 milion euro. Kjo e ka detyruar këtë ndërmarrje të nis aksionin për mbledhjen e pagesave, edhe atë, duke ndjekur dy rrugë, atë të ofertës me shlyerje të një përqindjeje të borxhit që ka qytetari nëse e bën pagesën dhe ndjekja e rrugës ligjore, për qytetarët të cilët nuk iu përgjigjen thirrjeve të ndërmarrjes. Ndërmarrja po ashtu ditëve të fundit, është duke zhvilluar edhe bisedime për shlyerjen e tatimit të borxhit që sipas përfaqësuesve të ndërmarrjes pritet ta ul borxhin në 6.5 deri në 7 milion…
Ushtruesi i detyrës kryetar i ASH-së derisa komentoi zhvillimet brenda BDI-së tha se brenda BDI-së ka grup të zjarrit dhe grup të tenderit duke shtuar se atje zullumi është trashë dhe po pëlcet. Në ndërkohe nënvizoi se ASH-ja është parti ku vendosin organet e partisë dhe jo parti ku vendos kryetari. Ndërsa zërat për përfshirje në qeveri he për përkrahje të ndryshimeve kushtetuese tha se janë spina të BDI-së, shkruan Alsat. “Ju e shihni, ka grup të zjarrit, ka grup të tenderit, të flakës, nuk e di, ka grupe të ndryshme, atje zullumi është trashë dhe po pëlcet. Ata kanë…
Ushtruesi i Detyrës, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot shpalosi qëndrimin e partisë së tij rreth Raportit të Komisionit Evropian. Sipas Taravarit progresi i Maqedonisë së Veriut është i mangët dhe vlerësohet me notën 2, që sipas tij i bie se e kalon vitin për hatër. Korrupsion në raport përmendet 67 herë, shkruan Alsat. “Dështimet më të mëdha në ato fusha për të cilat ASH-ja ka alarmuar vazhdimisht: lufta kundër krimit dhe korrupsionit, reformat në administratën publike… kjo qeveri është pengesa kryesore në rrugën drejt integrimit në BE. Kjo qasje e qeverisë po u kushton shumë shtrenjtë qytetarëve,…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në ora 11:35 në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup policia ka privuar nga liria F.I.(30) nga fshati Studeniçan i Shkupit, pasi tek i njëjti kishte gjetur dhe konfiskuar qese me marijuhanë. Personi në fjalë derisa ka lëvizur me motoçikletë nuk është I bindur urdhrit të policisë por ka vazhduar të lëvizë dhe pas një kohe të shkurtër ka lënë motoçikletën dhe çantën e ka hedhur në lumin Vardar, pas çka ka vazhduar të ikë. Ai pas pak është kapur dhe është arrestuar nga pjesëtarët e policisë ndërsa është gjetur…
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, tha se Bashkimi Evropian i ka borxh Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe partnerëve të tjerë që më në fund të ecë përpara në procesin e zgjerimit. Von Cramon përmes një cicërime në Twitter ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian mund të jetë përsëri në agjendë, porse siç tha ajo, BE-ja duhet të bëjë më mirë për të siguruar që premtimet të mos jenë boshe. “Zgjerimi i BE-së mund të jetë përsëri në agjendë, por BE duhet të bëjë më mirë për të siguruar që premtimet tona të mos jenë boshe!…
Foto: Mia Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit, të cilin këtë vit e organizon ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok. “Procesi i Berlinit, si një proces plotësues i procesit të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, synon të ndërtojë një kornizë për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor në drejtim të rritjes dhe zhvillimit ekonomik, hapjen e ekonomisë së tregut dhe përshpejtimi e procesit të reformave në interes të integrimit më të shpejtë në…
I ftuar sonte në “Rruga Drejt” me Fatlume Dervishi, ishte i pari i Alternativës, Afrim Gashi. Ai foli për llogaridhënien e ministrave të partisë së tij, stabiliteti e shumicës dhe hyrjen e mundshme të ASH-së në qeveri, derisa gjatë emisionit, Alsat në Facebook, hapi një sondazh për shikuesit, të cilët patën mundësi të vlerësojnë punën e kësaj partie në Qeveri. Në këtë sondazh me pyetjen “Si e vlerësoni punën e Alternativës në Qeveri?”, votuan shikuesit ku 90% votuan se e vlerësojnë të mirë punën e Alternativës derisa 10% e vlerësuan keq./ Alsat.mk
Autoritetet italiane kanë arrestuar 4 persona të cilët akuzohen për organizim të emigracionit të paligjshëm. Sipas medieve italiane, ata organizonin martesa mes qytetarëve italianë, britanikë dhe francezë dhe personave nga vende jo anëtare të BE, me qëllim marrjen e lejes së qëndrimit. Mes personave të arrestuar janë një shtetase italiane 48-vjeçare me precedentë të mëparshëm dhe një 36-vjeçare rumune ndaj të cilave është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”. Ato merreshin me fazën paramartesore, duke u kujdesur për procedurat administrative. Janë ndaluar edhe dy meshkuj, një shtetas italian, 44 vjeç dhe një shqiptar 53-vjeçar me banim në Firence, ndaj…
Gazetare: Melihate Rustemi Pas 10 orësh protestë, autobusët e NQP-së u rikthyen sërish në komunikacion pasi këshilltarët e Qytetit të Shkupit ridestinuan nga buxheti 2 milion euro, të nevojshme për pagat e mbetura për punëtorët e NQP-së. “Kemi njoftuar të punësuarit e dy auto bazave dhe tashmë të gjithë autobusët e NQP-së janë në rrugët e Shkupit. Kur bëhet fjalë për pagat, nesër në llogaritë bankare të të punësuarve do të paguhet paga e shtatorit që na gëzon pa masë, paramendoni çfarë gëzimi. Më gëzon ajo që janë siguruar mjete nga buxheti I Qytetit të Shkupit për tre pagat e…
Gazetar: Ajnur Bafqari Faredin Mustafa është vetëm njëri nga 2200 të punësuarit në Postën e Maqedonisë së Veriut që për shkak të vonesave të pagave, për të dytën ditë me radhë po merr pjesë në protestën paralajmëruese të punonjësve. Ai kujdeset për katër anëtarë të familjes dhe thekson se nga paga e tij, mes tjerash varet sigurimi i produkteve ushqimore për familjen dhe pagesa e çerdheve për fëmijët. Nëse nuk gjendet zgjidhje, thotë se do të detyrohet të kërkojë një tjetër punë. “Unë jam vetë i katërti, katër anëtarë i kam në shtëpi dhe kjo paraqet mospagesën e çerdheve për…

