Author: almakos

Gazetar: Bashkim Sulejmani Dhjetëra pensionistë nga Tetova që paguan për drutë e dimrit që në shkurt të këtij viti, ende nuk i kanë marrë. Janë ankuar te Shoqata e Pensionistëve, nga ku kanë marrë vetëm premtime se së shpejti drutë do të arrijnë në shtëpitë e pensionistëve. “Drutë nuk janë askund. Drutë i kemi paguar që në shkurt, nga 50 euro pesë metra kam paguar po drutë s`janë askund. Ata kanë bërë kontratë, kur shkoj atje i kërkoj s`ka. Sekretari vetëm na rren do vijnë do vijnë. Isha te ndërmarrja më thanë ku ka 3000 denarë dru. Drutë i kanë…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE opozitare ka kërkuar sot dorëheqjen e kryetares së qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, duke e cilësuar atë të paaftë. Partia e Mickoskit e akuzoi Arsovskën se për shkak të saj sot një mijë familje mbetën pa rrogë, dhe një milion qytetarë të kryeqendrës pa transport publik. “Arsovska hyri në histori si kryetarja më e paaftë dhe e vetmja që arriti të falimentojë një ndërmarrje. Ajo duhet të japë dorëheqjen sepse është e paaftë dhe i ka mashtruar shkupjanet.  Përkundër faktit se Shkupi për herë të parë në historinë e tij mbeti pa transport publik, kryetarja Danela Arsovska a nuk…

Lexo më Shumë

Gjatë natës së djeshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëpunës policorë kanë privuar nga liria dy shtetas të huaj dhe kanë gjetur nëntë emigrantë nga Siria dhe Afganistani. “Me datë 19.10.2022 në ora 19:20 në rrugën rajonale Dojran-Vallandovë, kryqëzimi i fshatit Furka në drejtim të fshatit Dedeli, policia së bashku me pjesëtarët e Armatës së RMV-së, kanë privuar nga liria I.Sh.(22) nga Kosova. Gjatë kontrollit në automjetin e tij “Citroen”, me targa kosovare, janë gjetur gjashtë emigrantë nga Siria”, njoftoi sot MPB. Gjithashtu në ora 01:30 në magjistralen Gjevgjeli – Shkup, në qarkoren Miravci, policia ka privuar…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka reaguar në lidhje me notën verbale për deklaratat e eurodeputetit Angell Xhambaski. Nga MPJ bullgare thonë se “Bullgaria gjithmonë ka kërkuar të forcojë dhe thellojë miqësinë dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore me Maqedoninë e Veriut. Bullgaria ka bërë shumë përpjekje për realizimin e këtij qëllimi gjatë viteve të fundit”. Siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Sofja, në këtë drejtim, Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë thekson se janë absolutisht të papranueshme çdo deklaratë publike që fyen apo provokon palën tjetër. Nga MPJ thonë se deklaratat e tilla nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në qytetin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 187 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 26 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 10 për makina të parregullta të transportit publik, shkruan Alsat. Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 9 gjoba për përdorim të telefonit, 6 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, 6 për mosvënien e rripit të sigurisë, 6 për kalim në të kuqe në semaforë, 5 për vozitësit fillestar dhe 5 të tjera për ngasje të makinës në gjendje të dehur./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Shkupjanët sot nuk do të mund t’i shfrytëzojnë shërbimet e transportit publik urban pasi sindikatat e Ndërmarrjes Qarkulluese Publike (NQP) dje paralajmëruan se prej orës 4:30 në mëngjes autobusët nuk do të qarkullojnë. Problemi me pagat e papaguara të të punësuarve në NQP dje ishte temë edhe në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit ku vonë pasdite ishte votuar nisma me të cilën u kërkua nga kryetarja e Qytetit të Shkupit që deri të premten në orën 12 të dorëzojë vendim për rishpërndarje të mjeteve që të paguhen pagat. Nga sindikatat dje për MIA-n deklaruan se kryetarja…

Lexo më Shumë

Një i mitur ka marrë lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë ne Bulevardin “Nikolla Karev” e njohur si rruga e Plastikave. Ngjarjen në fjalë e konfirmuan edhe nga MPB. “Sot në ora 18:15 në SPB Shkup është raportuar se një veturë në Bul. Nikolla Karev ka goditur një të mitur duke kaluar rrugën në këmbsori. Këmbësori është transferuar në Klinikën Nënë Tereza për ndihmë mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB për “KlanM” Dëshmitarët në vendin e ngjarjes shprehen se në këtë kalim rruge shumë pak ose fare nuk janë të dukshme vizëbardhat për…

Lexo më Shumë

Shkupianët gjatë ditës së nesërme nuk do të kenë transport publik, pasi punëtorët e JSP Shkup sot nuk e morën pagën. Siç thanë nga sindikatat e ndërmarrjes publike që morën pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, këshilltarët dhe kryetari i komunës po e detyrojnë politikën e tyre dhe nuk e diskutojnë problemin e tyre. “Politikën mund ta shtyni deri në mëngjes, por në mëngjes nuk do të ketë autobusë. Nuk të intereson, nuk merr transport publik. Këta njerëz kanë fëmijë, janë të uritur, nuk kanë para t’i japin për një meze të lehtë në shkollë. Këtu nuk kemi…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili Qeveria po përpiqet me kursime të zbusë krizën energjetike. Në shtator shteti ka kursyer rreth 20% të energjisë elektrike. Por, në bazë të planit shtatë mujor të sezonit të dimrit, jo të gjitha institucionet kursyen rrymë deri në pragun prej 15% duke e krahasuar me shtatorin e viti të kaluar. Madje disa ndërmarrje kanë shpenzuar dyfishin e rrymës, siç është “Ujësjellësi” i Shkupit. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi paralajmëroi sanksione për ata që nuk kanë kursyer rrymë. “Për konsumin e energjisë elektrike nga Ministritë me gjitha njësitë e tyre rajonale, Qeveria, Gjykatat dhe Kuvendi si dhe Kabineti…

Lexo më Shumë

Gazetare: Evi Shkopi Të punësuarit e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik dhanë ultimatumin e tyre. Nëse edhe sot nuk i marrin pagat nga nesër në 4 e 30 në mëngjes dalin në protestë me familjarët e tyre dhe asnjë autobus nuk do të jetë në qarkullim. Tre sindikata protestën e realizuan para zyrave qendrore të NQP. Barku dhe frigoriferët e tyre janë bosh, ndërsa tani për shkak të vonesave nuk kanë shlyer as këstet e kredive dhe bankat u lajmërohet vazhdimisht. “Të gjithë jemi të uritur. Nuk realizojmë dot detyrimet tona. Për periudhën e inflacionit dhe recesionit, të punësuarit në NQP…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili Ministria e Shëndetësisë duke filluar nga sot ka nisur karvanin për të qenë më afër qytetarëve gjatë vaksinimit falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullsisë. Vaksinimi falas kundër gripit sezonal është i destinuar për të moshuarit mbi 65 vjeç, persona me sëmundje kronike, punonjës shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijë nga 6 muaj deri në 5 vjeç “Duke filluar nga sot në 24 pika të vendit tonë do të jetë promovim i vaksinimit si në aspektin e vaksinimit të rregullt që është sipas kalendarit vjetor për mbrojtjen e shëndetit të popullsisë, po ashtu për mbrojtje nga…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Republikës së Maqedonisë së Veriut kërkon ndjesë për lëshimin pa dashje, gjatë përdorimit të flamurit të vogël në takimin tet-a-tet të të dy Ministrave gjatë vizitës së ministres Fajon në vend, i cili ishte një nga dhjetë simbolet shtetërore që u përdorën gjatë takimeve. “Njëherazi na lejoni të ju informojmë se takimi dhe e gjithë vizita e Ministres, Fajon u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe miqësore, me porosi të rëndësishme që u shkëmbyen në takime, ashtu siç dhe u ndanë me opinionin. Ndonëse nuk mund të ketë arsyetim për lëshimin e…

Lexo më Shumë