Author: almakos

Gazetar: Ardit Ramadani Në qoftë se trendi i rritjes së çmimeve të derivateve të naftës vijon kështu, taksistët në Shkup vetëm startin do ta kenë 60 denarë ndërkaq për çdo kilometër, nga 35 denarë. Qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se për shkak të çmimeve të larta, shfrytëzojnë alternativa të ndryshme për transport. “Shihni, unë kam punuar taksist, kjo kohë as për taksistët nuk është e mirë, sepse janë shtrenjtuar derivatet, nuk ju paguhet që të punojnë me çmime të lira. Në kohën kur unë kam punuar taksi ka qenë njëjtë. Atëherë ka qenë 25 denarë për një kilometër ndërkaq…

Lexo më Shumë

ALSAT, siguron listën e emrave të Anëtarëve të Kryesisë së BDI-së. Lista është si vijon: ANETARET E KRYESISE SE BDI 2022 Nr           Emri       Dega 1              Ali Ahmeti          KRYETAR 2              Ramiz Merko     Strugë 3              Jeton Shaqiri      Strugë 4              Fatmir Dehari     Kërçovë 5              Kreshnik Bekteshi            Kërçovë 6              Ardita Dani          Kërçovë 7              Talat Xhaferi      Gostivar 8              Nevzat Bejta      Gostivar 9              Saranda Imeri – Sekretare per MB             Gostivar 10           Valdet Xhaferi   Gostivar 11           Bylent Saliu         Vrapçisht 12           Besnik Emshiu   Bogovinë 13           Faton Ahmeti – Sekretar i pergj. Tetovë 14           Teuta Arifi           Tetovë 15           Xhevat Ademi    Tetovë 16           Resi Abdurrahmani         Tetovë 17           Bajram Rexhepi…

Lexo më Shumë

Këshilli i Bankës Popullore në seancën e mbajtur më 13 tetor 2022 ka miratuar Vendim për mënyrën e përcaktimit dhe publikimit të kurseve të ndërmjetme të Bankës Popullore, ndër të cilat më e rëndësishmja është përfshirja e dinarit serb në kursin e këmbimit në listën e Bankës Popullore. Siç njoftojnë nga Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut është vendosur që të përfshihet edhe dinari i Serbisë në listën e këmbimeve në Maqedoninë e Veriut. “Vendimi do të fillojë të zbatohet prej Listët së Këmbimeve të përcaktuar prej 1 nëntorit të vitit 2022”, sqaroi Banka Popullore. Banka sqaroi që ky vendim…

Lexo më Shumë

Ministria e Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut është ende duke analizuar mundësinë e vazhdimit të orës verore edhe gjatë dimrit, megjithëse ministri i këtij dikasteri Kreshnik Bekteshi paralajmëroi se vendimi duhet të jetë gati deri në fund të javës. Është kërkuar mendim nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve (AMSHA)dhe Byroja e Metrologjisë dhe sapo të merret mendimi i tyre, siç tha dje ministri Bekteshi, analiza do t’i dërgohet Qeverisë, e cila duhet të marrë vendimin përfundimtar. Vendimi nëse do të mbahet koha verore apo do të kalohet në orën dimërore duhet të merret në fund të këtij muaji. Edhe…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska përmes video fjalimit foli në panel diskutimin e titulluar “Roli i grave në kohë krize”, në konferencën ndërkombëtare për promovimin e barazisë gjinore “Gratë në politikën e jashtme”. Ministrja në fjalim foli për rëndësinë e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325, Gra, paqja dhe siguria dhe theksoi se kriza në Ukrainë duhet të jetë përkujtues për ne për përfshirjen e grave në të gjitha sferat për preventivë të konflikteve dhe ndërtimit të paqes. Pa përfshirje të grave, potencoi, nuk mund të arrihet paqe e qëndrueshme dhe siguri. Petrovska foli edhe për…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i përgjithshëm i SHA ESM, Vasko Kovaçevski, sot kanë dhënë deklarata për media pas vizitës në Toplana Istok ku kanë shënuar fillimin e sezonit të ngrohjes. Por pas 25 minutash të folur për mediat, duket se ministri ishte lodhur duke dhënë përgjigje. Kështu, kur u pyet nëse ishte marrë ndonjë vendim për ndryshimin e orës verore, ministri u tha gazetarëve: “Tani, mendoj se duhet t’u përgjigjemi të njëjtave pyetje çdo ditë, deri 30 tetor është afati që duhet të sjellim vendimin, ne si ministria e Ekonomise kemi dërguar kërkesë për mendim nga gjitha…

Lexo më Shumë

Sezoni i ngrohjes në Shkup për të gjithë të kyçurit në rrjetin e ngrohjes qendrore do të fillojë nga sot me të njëjtat kushte si më parë, gjegjësisht me temperaturë të garantuar prej 21 gradë Celsius dhe ngrohje në periudhën prej orës 06:00 deri në 22:00. sigurojnë zyrtarët. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektesi, u tha të enjten qytetarëve të Shkupit se më 15 tetor do të kenë radiatorë të ngrohtë dhe se radiatorët do të qëndrojnë të tillë gjatë gjithë sezonit të ngrohjes. – Më 15 tetor, me fillimin e sezonit të ngrohjes, do të fillojë furnizimi me energji termike,…

Lexo më Shumë

Në orët e paradites do të ketë mjegull, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 11, ndërsa maksimalja prej 15 deri në 21 gradë. Në Shkup mot i ngjashëm me mjegull paradite dhe me diell gjatë ditës. Temperatura minimale do të arrijë deri në 9 gradë, ndërsa ajo maksimale deri në 19 gradë. Në ditët në vijim do të mbajë mot stabil me rritje të temperaturës ditore, ndërsa nga e hëna…

Lexo më Shumë

Duhet të vendoset rregull dhe të dihet kush, për çfarë dhe sa fiton në vend, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski në sonte në emisionin “360 gradë” në Alsat. Siç tha ai, ka raste kur të punësuarit në pozita të caktuara në sektorin publik kanë paga më të larta se presidenti i shtetit dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese. “Nëse shikohen kontratat e menaxhimit të drejtorëve të kompanive publike, të cilat prej vitesh kanë humbje, anëtarët e këshillave drejtues dhe mbikëqyrës kanë pagë më të madhe se dy ministra bashkë. Dhe, krijon një humbje për vite me radhë. Dhe ata nuk po bëjnë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, duke komentuar vërejtjen e KE-së, të përmendur në Raport, e cila i referohet ligjit për partneritet strategjik për ndërtimin e korridoreve 8 dhe një pjesë të korridorit 10, tha se lidhja e kontratës do të bëhet me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të një kompanie të huaj me renome dhe projekti do të përfundojë me sukses dhe transparencë. “Ajo që mbetet është se ne dhe kontraktorët, në radhë të parë, duhet të bindim vendet anëtare të BE-së se ky ligj i miratuar nga Parlamenti do të rezultojë në një autostradë, Korridorin 8…

Lexo më Shumë

Nesër pritet të mbahet mbledhja e Këshillit Qendror të BDI-së. Ndër emrat që pritet të votohen në kryesinë e gjerë, e cila duhet të përfshijë 33 anëtarë, Alsat mëson nga burimet se bëjnë pjesë, Ramiz Merko, Jeton Shaqiri, Fatmir Dehari, Kreshnik Bekteshi, Ardita Dan, Talat Xhaferi, Nevzat Bejta, Saranda Imeri, Bilen Salihu, Besnik Emshiu, Faton Ahmeti, Teuta Arifi, Xhevat Ademi, Resi Abdurahmani, Bajram Rexhepi, Blerim Bexheti, Shëngjyl Beqiri, Izet Mexhiti, Artan Grubi, Bujar Osmani, Visar Ganiu, Ridvan Ibrahimi, Ejup Abazi, Arian Daci, Erkan Arifi, Arbër Ademi, Mirsad Ibrahimi, Shaban Memeti, Xhemil Qamili, Emir Sulejmani, Artin Spahiu dhe Arbana Pasholli. Prej…

Lexo më Shumë

Disa orë nga mbajtja e takimit të këshillit të përgjithshëm të BDI-së dhe takimi i fundit para ditës vendimtare duket të ketë ndryshuar thuajse pjesën më të madhe të emrave që u përfolën gjatë ditës, si propozime për në kryesinë e ngushtë dhe të gjerë të kësaj partie. ALSAT mëson nga burime të brendshme se në kryesinë e ngushtë Shkupi do të përfaqësohet në kryesinë e ngushtë me Izet Mexhitin nënkryetar dhe Blerim Bexhetin sekretar organizativ. Po ashtu, nënkryetarët e tjerë janë Arbër Ademi, Bajram Rexhepi dhe Arbana Pasholli. Sekretar i përgjithshëm do të jetë Faton Ahmeti, ndërsa për herë…

Lexo më Shumë